Ushqimi i duhur është hapi i parë për të patur kocka të forta dhe të shëndetshme. Kjo para së gjithash i referohet faktit se në ditë duhet të merrni nga 1000 mg kalcium nëpërmjet ushqimit. Burimet më të mira të kalciumit janë prodhimet e qumështit me nivel të ulët të përmbajtjes së yndyrës siç është jogurti. Por gjithashtu një burim i pasur i kalciumit është dhe salmoni, sardelja, perimet me gjethe jeshile (brokoli, lakër jeshile, spinaq) fiku dhe kumbullat e thata. Perimet e errëta jeshile si spinaqi dhe lakra jeshile në një sasi prej një gote përmbajnë 100 mg kalcium.
Vitamina D, vitamina e diellit, është vendimtare për përvetësimin e kalciumit, dhe pa të e gjithë sasia e kalciumit është e padobishme. Trupi ynë merr vitaminë D atëherë kur lëkura i ndjen rrezet e diellit. Si rregull, mjekët rekomandojnë 15 minuta në ditë çdo person të jetë i ekspozuar në diell pa përdorur asnjë mbrojtje ndaj tij. Shuma e saktë e marrjes së sasisë së nevojshme të rrezeve të diellit është e përcaktuar nga lartësia në të cilën ndodhemi, nga stina vjetore, nga pigmenti i lëkurës madje edhe nga lloji i veshjeve mbrojtëse të cilën ne përdorim. Rreth 90% e vitaminës së diellit në organizëm arrihet nëpërmjet kësaj rruge, ndërsa pjesa tjetër e mbetur duhet të arrihet nëpërmjet ushqimit apo me anë të marrjes së vitaminave shtesë.
Kocka të forta dhe të shëndetshme mund të arrijmë edhe me anë të kryerjes së ushtrimeve. Qëndrimi i drejtë dhe tendosja e trupit shërben sistemit të muskujve të kockave. Mjekët ndonjëherë thonë se duhet të qëndrojmë sa më shumë kohë në këmbë.
Është e ditur se duhanpirësit kanë dendësi më të ulët të kockave, dhe nëse këtij zakoni të pashëndetshëm i shtohet edhe pirja e alkoolit, kockatdo të vuajnë shumë më tepër. Thuhet se personat të cilët konsumojnë më shumë se shtatë gota alkool në javë, parandalojnë absorbimin e ushqyesve të cilët merren me anë të ushqimit, duke i dobësuar në këtë mënyrë kockat e tyre.
Po ashtu sikurse cigaret, edhe stresi i dëmton tepër kockat. Nën ndikimin e stresit më të madh, krijohet hormoni i kortizolit i cili shkakton humbjen e kockave. Kjo me kalimin e viteve rrit dhe rrezikun e shfaqjes së esteoporozës.