Si ti shmangni alergjitë të cilat shfaqen gjatë stinës së verës?

Bashkë me verën shfaqen edhe alergjitë tipike të stinës. Poleni, ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, kafshimet e insekteve mund ta përkeqësojnë situatën.  Studimet tregojnë se cilat janë faktorët e rrezikut dhe si ti shmangim ato. Në vijim do të lexoni faktorët e shfaqjes së alergjisë gjatë stinës së verës:

Bashkë me verën shfaqen edhe alergjitë tipike të stinës. Poleni, ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, kafshimet e insekteve mund ta përkeqësojnë situatën.  Studimet tregojnë se cilat janë faktorët e rrezikut dhe si ti shmangim ato. Në vijim do të lexoni faktorët e shfaqjes së alergjisë gjatë stinës së verës:

Polen

Zakonisht shfaqet nga lulet, por gjithashtu shfaqet edhe nga drithërat (bimë bujqësore si  gruri, misri, etj.), nga përbërës të ndryshëm të barit dhe nga luledielli. Kjo lloj alergjie shkakton lot, kruarje të syve, rrjedhje dhe kruarje të hundës,  teshtitje të shpeshta  dhe sulme të astmës.

Si ta reduktoni ekspozimin ndaj poleneve:

  • Mbani dritaret mbyllur dhe shmangni aktivitetet në natyrë  gjatë periudhës maksimale të pjalmimit: gjatë orëve të fundit të mëngjesit dhe gjatë orëve të para të mbasdites.
  • Mbani byllur dritaret kur udhëtoni me makinë
  • Përdorni kondicioner të cilët e filtrojnë polenin (shumica e makinave të reja janë të pajisura me kondicionerë të tillë)
  • Kaloni pushimet në yona ku përqëndrimi i kokrrave të polenit është i ulët, për shembull në plazh.
  • Marrni mjekimin e lëshuar nga mjeku alergolog
  • Shmangni kositjet e marit dhe shtrirjet mbi të
  • Mos i ndeni rrobat jashtë gjatë sezonit të polenit, pasi ai mund të ngjitet në rroba
  • Përdorni syze dielli për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë të kokrrave të polenit në sy

Në ditët e sotme, ekzistojnë ilaçe të cilat i lehtësojnë këto simptoma, si dhe trajtime imunologjike të cilat ulin ndjeshmërinë ndaj këtyre agjentëve.

Insektet

Kafshimet e bletës, grerëzës dhe milingonave të zjarrit mund të jenë shumë të rënda dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë reaksione anafilaktike:  shfaqen urtikarie, ënjtje në fyt, vështirësi në frymëmarrje, marramendje, dhimbje barku, të vjella, konvulsione.

Mushkonjat shpesh shkaktojnë reaksione të bezdisshme si ënjtje dhe kryarje tek personat me lëkurë të ndjejshme si dhe tek fëmijët.

Për parandalimin e pickimit të insekteve duhet:

  • Mos përdorni parfume me aromë lulesh, mos përdorni veshje me ngjyra të forta, mos përdorni kozmetikë të aromatizuar.
  • Shmangni rrobat tepër të gjëra të cilat mund t’i zënë në kurth insektet ndërmjet rrobës dhe lëkurës
  • Mos ecni zbathur dhe mos u shtrini mbi bar. Përdorni këpucë të mbyllura dhe mos ecni nëpër lulishte
  • Shmangni zonat në të cilat gjenden folezat e milingonave, kosheret e bletëve dhe grerëzave.
  • Aroma e ushqimit, embëlsirat, lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara i tërheqin insektet, prandaj duhet të merrni disa masa paraprake gjatë gatimit apo gjatë periudhës së ngrënies.
  • Personat të cilët kanë pasur alergji të rënda për shkak të pickimeve të insekteve, duhet të mbajnë me vete një çantë të vogël me ilaçe të cilat i’a ka këshilluar mjeku specialist për raste emergjente.
  • Në ditët e sotme, kjo mbinjeshmëri mund të zgjidhet me anë të vaksinës e cila përmban helmin e këtyre insekteve  në doza progresive.

Ekspozimi ndaj diellit

Gjatë stinës së verës alergjitë e lëkurës kanë tendencë të rriten, siç është ekzema dhe shfaqja e urtikareve. Nxehtësia dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit e theksojnë atë më tepër. Jo vetëm personat alergjik duht ti shmangen rrezeve të diellit, por të gjithë personat, pasi është një abuzim i panevojshëm për lëkurën.  Duhet të përdoren krema mbrojtës të përshtatshëm të cilët i filtrojnë rrezet e diellit dhe duhet të shmangni ekspozimin në diell pas orës 11:00 deri në orën 16:00.

Ekspozimi i shpeshtë ndaj rrezeve të diellit është agresiv për lëkurën, pasi ajo rrudhet, ashpërsohet, plasaritet, humbet elasticitetin si dhe ekziston mundësia e shfaqjes së lezioneve malinje.

Faktorë të tjerë

Gjatë verës është një kënaqësi për të notuar në pishinë apo në det. Por personat me urtikarie të ftohtë duht të tregohen të kujdesshëm gjatë zhytjes së tyre në ujë të ftohtë, pasi mund të shfaqen fllucka si dhe ënjtje në buzë dhe në gjuhë.

Me disa masa paraprake, personat të cilët janë alergjikë, mund ta kalojnë verën pa probleme. Është e këshillueshme që të konsultohen me një specialit  i cili do ti këshillojë si të marrin masa parandaluese dhe trajtimin e përshtatshëm, veçanërisht nëse vendosin të shkojnë me pushime.

Shpërndaj