Legjenda thotë se mjalti është ushqimi I perëndive. Sot është e vështirë të imagjinohet jeta pa mjaltë. Mjalti është ushqim I cili mund të rritë jetëgjatësinë.
Disa fakte për mjaltin:
- Ëmbëlsirë natyrale, lëng I përbërë nga nektari I luleve I mbledhur nga bletët
- Ngjyra, aroma dhe ëmbëlsia e mjaltit varet nga lloji i luleve nga të cilat është mbledhur nektari
- Përmban mbi 90 përbërës të çmuar, mes të cilëve më të rëndësishëm janë vajrat esencialë, ngjyra bimore dhe acidet.
- Alternative e shëndetshme e sheqerit natyral.
- Mjalti I mbyllur mirë ka afat të pakufizuar.
- Kristalizimi është një process I cili nuk ndikon në cilësinë e tij. Vendoseni kavanozin në ujë të ngrohtë dhe përsëri do të keni mjalt të lëngshëm.
- Në temperature mbi 41 ˚C, mjalti humbet vlerat e tij mjekësore. Prandaj, bëni kujdes kur të shtoni mjalt në çaj, të mos jetë tepër I nxehtë.
Vlerat ushqyese të mjaltit:
- Mjalti si produkt I cili vjen nga bletët, ndodhet mes kufirit të ushqimit dhe ilaçit.
- Përbërësi kryesor është sheqeri, më të rëndësishmit janë fruktoza, glukoza, saharoza.
- Mjalti absorbohet shpejtë në organizëm
- Në përbërjen e tij ka enzima, aminoacide, vajra esencialë, vitamina dhe minerale (vitaminë B1, B2, B5, B6,C, D, K , përsa I përket mineraleve, natrium, kalium, kalcium, fosfor, magnezium, hekur, zink, jod, bakër, krom) dhe përbërës të tjerë.
Veprimi I mjaltit:
- Para së gjithash paraqet një burim të energjisë, sepse tretet lehtë dhe rekomandohet për sportistët, rrit qëndrueshmërinë, si dhe bën që muskujt të lodhen më pak.
- Mjalti është një antioksidant I përkryer. Grate shtatzëna të cilat konsumojnë mjaltë gjatë shtatzënisë së tyre, lindin fëmijë më të shëndetshëm. Për fëmijët e vegjël mjalti rekomandohet pasi ata të kenë mushur dy vjeç.
- Lehtëson simptomat e gripit, ftohjes, sëmundjeve në sistemin e frymëmarrjes, si sinuset apo skuqja e fytit.
- Mbi plagë ka veprim antiseptik, zvogëlon dhimbjen, gjithashtu nxjerr helmin gjatë thumbimeve (pickimeve) nga insektet.
- Nëse digjeni, aplikoni menjëherë mjaltë mbi lëkurë. Në këtë mënyrë do të parandaloni shfaqjen e flluskave dhe plaga në lëkurën tuaj do të shërohet më shpejtë.
- Mjalti ndihmon për problemet në lëkurë, si plasaritje e lëkurës, skuqje apo kruarje.
- Mjalti ndihmon për problemet me kapsllëkun, gastritin dhe ulçerën në stomak.
- Ngre nivelin e hekurit dhe redukton yndyrën në gjak.
- Pastron organizmin.
- Mjalti është I njohur gjithashtu për efektin e tij në problemet me sytë.
Lloje të ndryshme të mjaltit kanë gjithashtu efekte të ndryshme
- Mjalti I pyllit është veçanërisht I dobishëm për fëmijët , për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Gjithashtu rekomandohet për personat e dobët dhe anemic, për gratë shtatzëna dhe për ato të cilat ende ushqejnë fëmijën e tyre me gji, për personat e mëshuar, për ata të cilët bëjnë punë të lodhshme fizike dhe mendore, sportistët, etj.
- Mjalti I fushës rekomandohet për alergjitë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Gjithashtu rekomandohet për sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të zemrës dhe sëmundjet neurologjike.
- Mjalti I blirit lehtëson simptomat e frymëmarrjes gjatë të ftohtit, por mjalti I blirit nuk rekomandohet për personat të cilët kanë problem me zemrën.
- Mjalti I gështenjës së errët stimulon qarkullimin, rregullon përpunimin e stomakut, zorrëve, mëlçisë dhe tëmthit. Rekomandohet për anemi, për sistemin imunitar, për çlodhje dhe forcim të muskujve.
- Mjalt I akacies përdoret për problemet me enët e gjakut dhe kapsllëkun. Gjithashtu ka ndikim qetësues, ndihmon nëse keni probleme të pagjumësisë, nëse jeni nervozë dhe të tensionuar.
- Mjalti i pishës ndihmon për kollën tek personat të cilët kanë astmë dhe bronkit.