Si ndikon gjumi I mirë në lëkurën tuaj?

Është e vërtetë se sa më gjatë të flini aq më e bukur bëhet lëkura juaj. Gjatë kohës që ju flini, lëkura juaj qetësohet dhe rigjenerohet, prandaj kur zgjoheni në mëngjes pas një pushimi të mirë, dukeni të freskët dhe të relaksuar, ndërsa lëkura e fytyrës ju shkëlqen. Gjithashtu, sa më shumë të flini, aq më e pastër do të jetë lëkura juaj. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë stres, duke bërë që në fytyrën tuaj të shfaqen puçrra, kjo gjë ndodh madje edhe tek të rriturit. Sipas një studimi, është treguar se nxënësit apo studentët gjatë periudhës së provimeve, të cilët janë në stres, kanë më tepër puçrra se normalisht.

Nëse doni që shkëlqimi i syve tuaj të tërheqë vëmendjen e njerëzve dhe jo rrathët e zinj dhe të mëdhenj poshtë syve, atëherë shpëtim do të gjeni në cilësinë e gjumit tuaj. Njerëzit të cilët bëjnë gjumë të mirë dhe flenë 8 orë në ditë, duken më të shëndetshëm, më pak të lodhur dhe janë më tërheqës. Nëse ju zgjoheni me sy të ënjtur, kjo është për shkak të pozicionit jo të mirë të kokës gjatë kohës që flini. Këtë problem do t’a zgjidhni nëse vendosni disa jastëkë duke fjetur në një pozicion më të lartë të kokës, ose në mëngjes vendosni mbi pjesën e ënjtur të syve një leckë të lagur me ujë të ftohtë.

Ata të cilët janë mësuar të hanë në mbrëmje para se të shtrihen në shtrat, I këshillojmë që të mos konsumojnë ushqime të kripura. Ushqimet e kripura mund të shkaktojnë ënjtje të fytyrës në mëngjes, sepse kripa shkakton ruajtjen e lëngjeve. Pra, në vend të ushqimeve të kripura, konsumoni fruta apo perime.

Pëveç gjumit të rregullt, për të pasur lëkurë të pastër dhe të shëndetshme është i nevojshëm edhe kujdesi i përditshëm. Mënjanoni grimin para se të shkoni në shtrat, dhe përdorni një krem nate dhe krem kundra rrudhave anash syve. Gjatë fjetjes, mundohuni që të keni sa më pak kontakt të drejtpërdrejtë të fytyrës me jastëkun, sepse linjat që shkakton jastëku në fytyrë, me kalimin e kohës mund të shndërrohen në rrudha.

Shpërndaj