Super ushqime për shëndetin

Luleshtrydhja

Luleshtrydhja përmban vitaminë K, e cila mungon tek shumë prej nesh. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm për forcimin dhe ruajtjen e shëndetit të kockave. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me Omega3. Vetëm një gotë me luleshtrydhe përmban 5% Omega3 acide yndyrore, dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të lartë të gjakut dhe në koalugimin e gjakut (trashje, mpiksje e gjakut).

Luleshtrydhja

Luleshtrydhja përmban vitaminë K, e cila mungon tek shumë prej nesh. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm për forcimin dhe ruajtjen e shëndetit të kockave. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me Omega3. Vetëm një gotë me luleshtrydhe përmban 5% Omega3 acide yndyrore, dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të lartë të gjakut dhe në koalugimin e gjakut (trashje, mpiksje e gjakut).

Çokollata e errët

Çokollata e errët përmban nivele të larta të fenolit, i cili stimulon humorin e mirë. Megjithatë, duhet të merret me sasi të vogla pasi përmban tepër kalori.

Domatja

Është provuar shkencërisht se yndyrat e pangopura të cilat gjenden tek avokado, i forcojnë vetitë e likopenit i cili ka aftësi për ti shkatërruar qelizat kanceroze, gjë që është e pranishme edhe tek domatja duke e bërë atë madje 4 herë më efektive.

Karrota

Karrota e prerë në pjesën e saj të brendshme ngjan me syrin e njeriut, dhe përfocon rrjedhën e gjakut në sy, duke përmirësuar në këtë mënyrë funksionin e tyre.

Avokado

½ avokado përmban më shumë se 4 gr fibra bimore dhe 15% acid folik i cili i përmbush kërkesat e përditshme. Gjithashtu, avokado është një burim i fuqishëm për përmirësimin e funksionimit të mirë të zemrës dhe janë të pasura me yndyra mono të pangopura dhe potazium dhe gjithashtu rregullon kolesterolin. Mund t’a konsumoni atë si të dëshironi, në kombinim me pulë ose peshk, ose me ndonjë salcë të preferuar tuajën.

Panxhar

Panxhari është plot antioksidantë. Është provuar se panxhari mbron qelizat e krijimit të kancerit, sëmundjet e zemrës dhe inflamecionet. Panxhari ka një shije natyrale dhe të veçantë, është i pasur me fibra dietike dhe vitaminë C, dhe duhet të konsumohet si ushqim shtesë në çdo vakt.

Portokalli

Një portokall ofron në ditë dozën e mjaftueshme për marrjen e vitaminës C. Ai është një përforcues dinamik i imunitetit. Shkencërisht është provuar se mënyra më e mirë për marrjen e vitaminës C është në formë natyrale. Përveç të tjerash, ky frut i shijshëm është një burim i mirë i fijeve dietike, kalciumit dhe acidit folik.

Papaja

Një gotë papaja, plotëson më shumë se 100% se sasinë e nevojshme të vitaminës C dhe acidit folik në një ditë. Papaja është një burim i mirë i vitaminës A dhe E, të cilët janë dy antioksidantë të fuqishëm të cilët ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri i zorrës së trashë. Konsumojeni atë në mënyra të ndryshme, mund ta konsumoni në formë lëngu, në sallatë apo si një frut të freskët.

Shpërndaj