Stresi para festave të fundvitit mund të manifestohet në mënyra të ndryshme – tension ose shqetësim para festave rreth faktit se si do të kalojnë festat, frikë nga udhëtimet, frikë nga rrethi social, konfliktet lidhur me përzgjedhjen e mënyrës dhe vendit ku do të kremtohen festat, tension gjatë takimeve me rrethin më të gjërë të familjes, tension para përfundimit të festave etj. Nga aspekti psikologjik veçanërisht është interesant “sindromi” i përvjetorëve.
Stresi i shkaktuar nga festat
Festat gjithmonë na asociojnë në gjëra të bukura, ndërsa kujtimet të cilat mbeten në kujtesë kryesisht janë vetëm momentet e këndshme të festave, të cilat mbeten pas. Megjithatë, ndodh shpesh që shumë persona në jetë të ndjenë stres i cili ka të bëjë me festat. Stresi i festave mund të manifestohet në mënyra të ndryshme – tension ose brengosje para festave lidhur me faktin se si do t’i kalojnë festat, frikë nga udhëtimet, frikë nga rrethi shoqëror, konflikte lidhur me zgjedhjen e mënyrës dhe vendit ku do të bëhet kremtimi i festave, tension gjatë takimeve me rrethin më të gjërë të familjes, tension para përfundimit të festës etj. Nga aspekti psikologjik veçanërisht është interesant “sindromi” i pëvjetorëve. Ai shpesh manifestohet me nervozizëm ose depresion, që shfaqet para përvjetorëve të caktuar, siç janë ditëlindjet e vetë personave, përvjetorët familjar, festat e Vitit të Ri, përvjetorët e festave të maturës, etj. Simbolika e përvjetorëve ka të bëj me treguesin e plakjes, por nuk është ky shkaku i vetëm për për shfaqjen e humorit të keq para këtyre ngjarjeve. Gjithsesi, burimi i këtij humori të keq gjithmonë gjendet në psikologjinë e pavetëdijshme,pavarësisht në se ekziston një arsyetim i qartë racional për këtë gjendje. Në përgjithësi, njerëzit e ndjejnë dhe e manifestojnë në mnëyra të ndryshme stresin, dhe kjo para së gjithash varet nga kapacitet psikologjike individuale .
Ndjenja e pasigurisë shkakton stres të pashmangshëm
Stresi i cili është i pranishëm në ditët e sotme, rrit në mënyrë të ndjeshme nervozizmin gjatë festave. Njerëzit punojnë dhe mundohen shumë, lodhen tejmase dhe me padurim i presin pushimet apo festat, në mënyrë që të relaksohen dhe të marrin pak frymë. Disa ditë jashtë vendit të tyre të punës për ata do të thotë: pushim, zbavitje, relaksim dhe rikuperim. Për këtë arsye, gjatë pushimeve përpiqemi që ta kalojmë kohën në mënyrë të përsosur, sa më pak punë dhe shpesh shqetësohemi në rast se diçka nuk shkon sipas planit. Gjithësesi, është e qartë se kur kemi kaq shumë stres gjatë atyre ditëve të cilat realisht duhet të na shërbejnë për pushim dhe relaks, gjasat që të jemi nën ndikimin e stresit gjatë këtyre ditëve janë gjithashtu të mëdha.Për vetë faktin që festat ndryshojnë nga ditët e zakonshme të jetës së përditshme, përbëjnë stres. Është i njohur fakti se çdo ndryshim në jetë ndikon në rritjen e stresit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ngjarje lumtura apo të palumtura, për ndryshime të mira ose të këqija. Vetë ndjenja e pasigurisë sjell stres.
Receta për shmangien e stresit
Në literaturë mund të gjenden receta të ndryshme për shmangien e stresit të shaktuar nga festat. Në literaturën e sotme, ofrohen rregulla të ndryshme të cilat duhet të ndiqen me qëllim për të zvogëluar nervozizmin gjatë periudhave të festave apo pushimeve. Por, gjëja më e rëndësishme që duhet të kemi parasyshë është se nuk mund ti shmangemi faktit se stresi ynë është rezultat i frustrimeve tona personale, të cilat rrjedhin nga frika jonë e brendshme e pazgjidhur, e cila është e pranishme që në fëmijërinë tonë. Prandaj, stresi i festave është vetëm një variant i stresit të cilin e manifestojmë në mënyrë të ngjashme, por në raste tjera të ndryshme. Për ngushëllim, nuk ekzistojnë personalitete absolutisht të integruara psikologjikisht, që me përsosmëri përballen me stresin. Prandaj, ajo për të cilën duhet të përpiqemi që të arrijmë është të kuptojmë nevojën personale për “kontroll” dhe frikën e humbjes së kontrollit. Me fjalë të tjera, para së gjithash është e rëndësishme që të mësojmë dhe t’i lejojmë vetes të jetojmë me dozë të caktuar të pasigurisë, e cila është e pashmangshme në jetë.