Thatësia vagjinale është një problem me të cilin përballen shumë gra, por për të flitet rrallë. Kjo gjendje mund të shfaqet tek gratë e moshave të ndryshme dhe në periudha të ndryshme të jetës, megjithëse më së shpeshti paraqitet tek gratë më të moshuara, veçanërisht pas menopauzës. Dr. Jordanço Ivanov, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, thekson se thatësia vagjinale ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës, duke penguar aktivitetet e përditshme dhe duke ndikuar negativisht në funksionin seksual. Prandaj, është shumë e rëndësishme që gratë të rrisin vetëdijen dhe të flasin hapur për këtë problem, pasi për të ekzistojnë zgjidhje efektive.
“Thatësia vagjinale është një arsye të shpeshtë për humbjen e vetëbesimit dhe një ndjenjë të veçantë shqetësimi kur duhet të flitet për këtë problem me një gjinekolog dhe ndonjëherë edhe me partnerin dhe shoqen. Nëse thatësia vagjinale ndikon në stilin e jetës, veçanërisht mbi jetën seksuale dhe lidhjen me partnerin, duhet të kërkoni këshillë nga gjinekologu juaj”, thotë Dr. Ivanov.
Arsyeja më të shpeshtë për thatësinë vagjinale është ulja e estrogjenit dhe për shkak të kësaj gjendjeje është lidhur ngushtë me menopauzën, përdorimin e mjeteve kontraceptive si dhe me shtatzëninë dhe ushqyerjen me gji. Gjithashtu kimioterapia mund të shkaktojë uljen e nivelit të estrogjenit.
“Ulja e nivelit të estrogjenit është shkaku kryesor i thatësisë vagjinale, pasi ky hormon luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të indit vagjinal, duke siguruar lagështi normale, elasticitet dhe funksion të duhur vaginal. Përveç kësaj, disa gjendje shëndetësore, si dhe ritmi i shpjet i jetesës, stresi, pirja e duhanit dhe mungesa e hidratimit të mjaftueshëm, mund të kontribuojnë gjithnjë e më shpesh në shfaqjen e thatësisë vagjinale edhe tek gratë më të reja”, shpjegon Dr. Ivanov.
SIMPTOMAT E THATËSISË VAGJINALE
- Thatësia vagjinale mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme, si kruarje, djegie dhe ndjeshmëri të dhimbshme, për shkak të mungesës së lagështisë natyrale. Gratë që përballen me këtë problem më së shpeshti ankohen për:
- Marrëdhënie seksuale të dhimbshme
- Çarje ose dëmtime të mukozës gjatë marrëdhënieve intime
- Ndjesi parehatie në zonën intime
- Irritim dhe djegie
- Ekzaminime gjinekologjike të dhimbshme
- Infeksione të shpeshta urinare dhe urinim i shpeshtuar
Dr. Ivanov thekson se në disa raste mund të shfaqet edhe gjakderdhje e lehtë pas marrëdhënieve seksuale, ndërsa tek disa gra vërehet edhe ulja e libidos. Përveç kësaj, një nga pasojat e mundshme janë infeksionet e përsëritura urinare. Thatësia vagjinale rrallëherë paraqet një problem serioz shëndetësor. Trajtimi i thatësisë vagjinale dhe i marrëdhënieve seksuale të dhimbshme është individual dhe kompleks, dhe varet nga shkaku që e ka nxitur këtë gjendje.
“Bëhet fjalë për një parehati që mund të ndikojë edhe në aspektin psikologjik, duke çuar në uljen e dëshirës seksuale. Prandaj është shumë e rëndësishme të parandalohet shfaqja e dëmtimeve dhe plagëve të mukozës, të cilat e komplikojnë gjendjen e gruas dhe e vështirësojnë procesin e trajtimit”, thotë Dr.
KËSHILLA PËR PËRMIRËSIMIN E GJENDJES
Për përmirësimin e gjendjes tek thatësia vagjinale rekomandohet përdorimi i lubrikantëve dhe kremrave hidratues, të cilët reduktojnë thatësinë dhe lehtësojnë dhimbjen gjatë marrëdhënieve seksuale. Tek gratë në menopauzë ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale, terapia hormonale me estrogjen mund të ndihmojë në rikthimin e lagështisë natyrale dhe elasticitetit të indit vagjinal.
Trajtimet moderne me laser gjithashtu mund të stimulojnë mukozën dhe të përmirësojnë lagështinë vagjinale. Një mënyrë e shëndetshme jetese, hidratimi i rregullt, reduktimi i stresit dhe ndërprerja e pirjes së duhanit, si dhe ekzaminimet e rregullta gjinekologjike, kanë një ndikim pozitiv në shëndetin vagjinal. Për më tepër, komunikimi i hapur me partnerin mund të ulë parehatinë dhe të ndihmojë në ruajtjen e cilësisë së jetës intime.


