Trajtimi efektiv i astmës

Testi revolucionar për matjen e azotit nitrik për vlerësimin, trajtimin dhe monitorimin e astmës tek fëmijët

Qindra miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga alergjitë, dhe është vlerësuar se 300 milionë njerëz kanë astmë. Astma është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme  të rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët në të gjithë botën.  Inflamacioni në rrugën e frymëmarrjes është një proces i veçantë i astmës, dhe nga këtu lind nevoja për shkallën e matjes së saj. Ekzistojnë metoda të ndryshme për vlerësimin e shkallës së ndjeshmërisë së rrugës së frymëmarrjes. Në departamentin e pulmoalergologjisë në “Acibadem Sistina” pacientët kanë mundësi të vlerësojnë ose të përcaktojnë shkallën e inflamacionit alergjik me anë të përdorimit të testit revolucionar për matjen e azotit nitrik në ajrin apo frymën e nxjerrë. Prof. Dr. Gordana Maçeska Maxhakova, pediatër pulmoalergolog, thotë se matja e azotit nitrik (FeNO) është kuentitative (sasiore), metodë  jo invazive, e thjeshtë dhe e sigurtë për të monitoruar shkallën e inflamacionit tek pacientët me simtoma të astmës.

Azoti nitrik është një molekulë e vogël gazi, e cila prodhohet tek qelizat epiteliale të murit bronkial dhe është pjesë e procesit inflamator. Në ajrin apo frymën e nxjerrë tek fëmijët e shëndetshëm është nga 5 – 15 ppb (per partial billions).

Çfarë zbulon testi?

Tek pacientët e rinj, niveli i rritur i FeNO tregon se ekziston prania e inflamacionit alergjik tek rrugët e frymëmarrjes në përputhje me sëmundjen e astmës. Në raste të tilla, pacienti do ti përgjigjet terapisë së inhalimit me kortikosteroide. Një mënyrë tjetër e matjes me FeNO është zbulimi i nevelit të ndryshimit të FeNO në krahasim me vlerat e matura më parë. Rritja e nivelit të FeNO mund të shfaqet edhe gjatë ndryshimit të terapisë të inhalimit me kortikosteroide, apo nga doza e pamjaftueshme ditore të ilaçit të marrë apo të aplikuar.

Testi detekton inflamacionin para fillimit të simptomave

FeNO ka treguar se mund të reagojë apo përgjigjet më shpejtë se çdo marker apo shënues tjetër për ndryshimin e statusit inflamator, madje edhe para se të shfaqen ndryshimet. FeNO shërben për nivelimin e terapisë së inhalimit me steroide , gjithashtu shërben edhe për parashikimin e kontrollit të sëmundjes dhe na jep informacion për dhënien e rregullt të terapisë.

Me matjen e azotit nitrik i përgjigjemi të gjitha pyetjeve në vijim:

  • A kanë infeksione alergjike në rrugët e frymëmarrjes fëmijët me simtoma jo specifike të frymëmarrjes?
  • Shfaqja e kollës së gjatë a është për shkak të inflamacionit alergjik?
  • Cili është bashkëpunimi me fëmijët të cilët marrin terapi anti-inflamatore?
  • Cila është përgjigja e terapisë?
  • A ka ndryshim të shfaqjes alergjike?
  • Cili është përcaktimi fenotipik i sëmundjes?
  • A kontrollohet në mënyrën e duhur sëmundja?
  • Kur duhet të reduktohet apo të rritet doza e terapisë?

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është institucioni i parë dhe i vetëm shëndetësor në Maqedoni që ka një metodë jo invazive për monitorimin e inflamacionit alergjik bronkial. Që nga kryerja e testit të parë kanë  kaluar 7 vjet e gjysmë, një periudhë në të cilën u vendos një standardizim adekuat i metodologjisë për matjen e FeNo në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Shpërndaj