Trajtimi i artritit reumatoid

Me terapinë medikamentoze për artrit reumatoid mund të ngadalësohet përparimi I sëmundjes.  Trajtimi kirurgjik mund të kryhet tek pacientët të cilët kanë dëmtim të rëndë të kyçeve (nyjeve). Në rastet kur është e pamundur që të bëhet operacioni biologjik i kockave dhe indeve të buta, atëherë kryhet artroplastika apo zëvëndësimi i plotë i kyçeve, zakonisht i kyçeve më të mëdha.

Me terapinë medikamentoze për artrit reumatoid mund të ngadalësohet përparimi i sëmundjes. Trajtimi kirurgjik mund të kryhet tek pacientët të cilët kanë dëmtim të rëndë të kyçeve. Në rastet kur është e pamundur që të bëhet operacioni biologjik i kockave dhe indeve të buta, atëherë kryhet artroplastika apo zëvëndësimi i plotë i kyçeve, zakonisht i kyçeve më të mëdha.

Ekzistojnë disa arsye për kryerjen e trajtimit kirurgjik të artritit reumatoid:

  • Për lehtësimin e dhimbjes
  • Për të pasur lëvizshmëri më të mirë

Kur duhet të kryhet trajtimi kirurgjik?

Atëherë kur ekzistojnë dëme strukturore  si rezultat i artritit reumatoid, kur përdorimi i ilaçeve nuk mund të ndihmojë, dhe në këtë rast është i nevojshëm operacioni.  Vendimi se kur është koha më e mirë për kryerjen e trajtimit kirurgjik, merret nga këshilli konsultativ  i përbërë nga ortoped dhe reumatolog.

Cilat intervenime biologjike përdoren për artritin reumatoid?

Sinovektomia – kirurgjia për mënjanimin e sinoviumit të inflamatuar. Sinovektomia mund të bëhet në gju, bërryl, tek nyjet e gishtave, tek këllku, si dhe tek të gjitha nyjet e prekura nga artriti reumatoid.

Korrigjim i tendinës (dellit) – inflamacioni i nyjeve si pasojë e artritit reumatoid mund të shkaktojë dëmtim të tendinës.  Në raste të tilla rekomandohet kryerja e operacionit për korrigjimin e tendinës (dellit). Atëherë rekomandohet kryerja e intervenimit kirurgjik për korrigjimin e tendinave rreth kyçeve. Me operimin e tendinave dhe me zhvendosjen e tyre në vende të tjera, mund të përmirësojë funksionin e kyçeve në mënyrë të ndjeshme.

Osteotomia – në rastet e deformimeve të kockave, bëhen intervenime për korigjimin e këtij deformimi  dhe për përmirësimin e funksionit kyçeve.

Ngurtësim i kyçeve –  ky intervenim kirurgjik përfshin bashkimin e kockave në mënyrë që të çaktivizohet lëvizja, duke bërë të mundur zhdukjen e dhimbjes dhe  duke arritur një funksion më të mirë të këmbës. Fillimisht kryhet për funksionin e këmbëve, gishtave, shtyllës kurrizore, dhe rekomandohet për fazat më të avancuara të artritit reumatoid.

Çfarë është zëvendësimi total i nyjeve?

Nyjet në pjesën e këllkut dhe gjurit janë zonat të cilat kërkojnë më shpesh zëvendësim  të tyre me endoprotezë tek pacientët me artrit reumatoid.  Megjithatë, intervenime të tilla bëhen edhe tek nyjet e tjera në trup.  Gjatë intervenimit, mënjanohen pjesët e dëmtuara të nyjeve dhe zëvendësohen me proteza. Me kujdesin e duhur, siç është ruajtja e një peshe trupore normale, shëndeti i përgjithshëm dhe niveli i aktiviteteve fizike, nyja e zëvendësuar zgjat madje mbi 20 vjet.

Kur rekomandohet zëvendësimi i gjurit?

Nëse keni kufizim të lëvizshmërisë, për shkak të gjurit të sëmurë i cili ju pengon që të kryeni aktivitetet e përditshme,  ndërkohë që trajtimet e tjera nuk japin asnjë efekt, atëherë rekomandohet zëvendësimi i nyjes së dëmtuar me protezë.  Në këtë rast ekzistojnë dy mënyra.  Njëra është metoda klasike, metoda tjetër është operacioni minimalisht invaziv.  Me operacionin minimalisht invaziv, muskujt ruhen, dhe koha e shërimit pas trajtimit është e reduktuar,  dhe funksioni i nyjeve është i përmirësuar.

Kur është i nevojshëm zëvendësimi i këllkut?

Zëvendësimi i këllkut është një procedurë kirurgjike  gjatë të cilës mënjanohet këllku i  sëmurë apo i dëmtuar dhe zëvendësohet me këllk artificial.  Zakonisht rekomandohet atëherë kur trajtimet e tjera nuk japin rezultat. Me zëvendësimin e këllkut lëvizja bëhet më e lehtë dhe dhimbja reduktohet.

 

Shpërndaj