Trajtimi i problemeve gjinekologjike me laser

Gjatë procesit të plakjes natyrale, trupi i njeriut kalon nëpër ndryshime të shumta. Lëkura e trupit po plaket, humb elasticitetin, ndërsa kjo ndodh edhe tek femrat në regjionin gjenital. Shumë gra vuajnë nga stres inkontinenca ose gjendja e urinimit të pavullnetshëm gjatë ndonjë aktiviteti- më së shpeshti gjatë kollitjes, aktivitetit fizik, ecjes së shpejtë, pastaj vijojnë ndryshimet e vagjinës gjatë hyrjes në menopauzë dhe postmenopauzë kur ulet niveli i sekretimit të estrogjenit, paraqitet sindroma e relaksimit vagjinal domethënë relaksimi i pjesës së poshtme të pelvikut dhe kanalit vagjinal pas lindjes, thotë Dr. Boban Sarxhovski, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë dhe shton se këto ndryshime ndikojnë në jetën e përditshme të gruas nëse nuk trajtohen.

“Gratë flasin shumë rrallë në këto tema të ndjeshme, prandaj duhet të ngritët ndërgjegjja dhe të flasin në mënyrë të hapur dhe të kërkojnë ndihmë nga mjeku specialist i cili do t’u ndihmojë në zgjidhjen e problemit të tyre. Falë përparimit të shpejtë të teknologjisë laserike dhe zbatimit e saj në mjekësinë bashkëkohore, trajtimi laserik jep rezultate të shkëlqyeshme në zgjidhjen e problemeve të veçanta gjinekologjike. Duhet të bëhet një ekzaminim të detajuar dhe të vendoset diagnozë adekuate, pra të cilat paciente dhe gjendje mund të trajtojnë në mënyrë laserike”, thotë Dr. Sarxhovski.

Në kuadër të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” funksionon Center of perfection e cila disponon me laserin revolucionar Еrbium YAG, një nga laserët më bashkëkohorë dhe mundëson një sërë trajtimesh për çfarëdolloj gjendje ku ka indikacion, duke përfshirë trajtimet në qafën e mitrës, të vagjinës, vulvës dhe perineumit.

„Trajtimi laserik zbatohet përmes sondave që aplikojnë rrezet laserike frakcione CO2  drejtpërdrejt në muret e mitrës. Laseri përdor energji që stimulon kolagjenin (neokolagenoza) tek gratë, që nënkupton stimulim për resintetizim të kolagjenit të ri (i cili është përgjegjës për elstaicitetin dhe tonusin– shtrëngimin e vagjinës), sepse me kalimin e viteve ulet niveli i kolagjenit. Me këtë trajtim formohet kolagjen i ri dhe përmirësohet vaskularizimi i murit vagjinal. Procedura është e padhembshme, aplikohet lehtë dhe është komfore për pacientet, kryhet në ordinancë, nuk ka nevojë për qëndrim në spital dhe nuk ka nevojë për marrjen e anestezionit”, thotë Dr. Sarxhovski.

Sipas tij, trajtimi laserik duhet të kryhet tri herë, domethënë të bëhen 3 sesione (një sesion zgjat rreth gjysmë orë brenda 30 ditëve dhe mund të përsëritet në periduhë nga 6-9 muaj nëse ka nevojë. Përfitimet nga trajtimet laserike janë: përmirësimi i thatësisë së vagjinës, trajtimi i suksesshëm i stres – inkontnencës (ndërhyrja më e lirë për shtes- inkontinencë në krahasim me ndërhyrjet operative), tonizimi (ripërtëritje e vagjinës) që drejtpërdrejtë ndikojnë në përmirësimin e kënaqësisë seksuale dhe cilësisë së jetës së gruas.

Shpërndaj