Tendenca globale në mjekësi për të arritur efektin maksimal me rrezik minimal, është fokusuar veçanërisht në kardiologji, kardiokirurgji dhe në kirurgjinë vaskulare. Kjo nënkupton që pacienti do të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut minimal dhe do të ketë rezultate diagnostike maksimale dhe efekt terapeutik maksimal. Sipas Dr. Zharko Hristovskit, kardiolog intervent në spitalin klinik Acibadem Sistina, gjatë 30 viteve të fundit, kardiologjia intervente, në mënyrë shumë pak agresive, zgjidh problemet të cilat më parë trajtoheshin nga kirurg.
Qasja multidisiplinare gjatë sëmundjeve kardiovaskulare
Për kryerjen e të ashtuquaturës ndërhyrje hibride, është i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet kirurgut kardiovaskular dhe kardiologut intervent. Kjo qasje multidisiplinare kërkohet për shkak të intervenimit të komplikuar, dhe për shkak se gjatë intervenimit mund të ndryshojë strategjia, domethënë, procedura intervente e planifikuar mund të përfundojë me kirurgji intervente klasike.
Çfarë është salla hibride?
Salla hibride është një sallë kirurgjike specifike, me pajisje radiologjike e cila mundëson punën në grup në kushte sterile të kardiologut intervent, anesteziologut, ekokardiografit, kardiokirurgut apo të kirurgut vaskular. Zakonisht kjo aplikohet në procedura vaskulare të kombinuara, ku njërën pjesë të procedurës e përfundon kardiologu intervent, dhe më pas kirurgu vazhdon me procedurën tjetër. Gjatë intervenimit ekziston mundësia e përcaktimit të efektit të procedurës kirurgjike dhe kjo e bën atë një metodë akoma më të rëndësishme.
Procedurë me siguri maksimale
Disa probleme apo komplikime të caktuara të cilat shfaqen gjatë trajtimit kirurgjik apo intervent, mund të përcaktohen dhe të korrigjohen menjëherë gjatë kryerjes së kësaj procedure (vlerësohet lëvizshmëria e grafteve, funksioni I valvulave artificiale …). Në këtë mënyrë arrihet siguri maksimale e procedures dhe korrigjimit para se të përfundojë kjo fushë aperative. Kjo është një mënyrë e sigurt dhe ideale për trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore të komplikuara. Këtu bëjnë pjesë pacientët në moshë më të thyer, me patologji komplekse, dhe atyre që përveç problemeve me zemrën kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese të cilat relativisht apo në mënyrë absolute e pengojnë apo janë kundër procedurës operative.
Cilat procedura kryhen në sallën hibride?
Zëvendësimi i transkatetrës / korrigjimi i aortës, valvulës mitrale, trikuspide dhe pulmonare
– Zgjidhje transkatetër e anevrizmës së aortës – torakale , ambdominale
– Ablacion i kombinuar endokardial/ epocardial gjatë aritmive të zemrës
– Zgjidhje e defekteve kongjenitale të zemrës, me procedura intervente
– Procedura intervente gjatë sëmundjeve malinje
– Shumë procedura të reja intervente tek sëmundje të tjera të cilat janë në faza të shqyrtimeve klinike.
Qasje hibride tek sëmundjet kardiovaskulare
Spitali klinik “Acibadem Sistina”, metodat e kësaj procedure i ka kryer në mënyrë pioniere që nga fillimi i hapjes së spitalit. Tek një numër i caktuar pacientësh të cilët kanë pasur probleme me më shumë artere koronare periferike, të shoqëruara me sëmundje të valvulave ( një rast shumë i shpeshtë tek pacientët në moshë të thyer) ku operacioni mbart një rrezik të lartë, kemi arritur që në mënyrë të saktë të planifikojmë strategjinë për të arritur sukses maksimal.