Transport mjekësor i shpejtë, i sigurt dhe bashkëkohorë

Pacientët të cilët kanë nevojë për transport, pavarësisht nga mosha, kanë nevoja të veçanta të cilat kërkojnë një mbikqyrje të veçantë. Për këto arsye, transporti mjekësor në ‘’Acibadem Sistina’’ofron shërbim të plotë dhe ekip profesional për çdo pacient. Dr. Ivica Dimitrov, anesteziolog në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’, në vijim ju shpjegon cilat janë pesë arsyet përse duhet të zgjidhni transportin mjekësor nga ‘’Acibadem Sistina’’.

Automjet modern i pajisur plotësisht për të gjitha llojet e transportit, ekipi i specializuar mjekësh, i disponueshëm 24/7, transport për të porsalindurit në gjendje kritike brenda dhe jashtë vendit. Lexoni karakteristikat kryesore të transportit mjekësor në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Automjete bashkëkohore të specializuara për transport mjekësorë cilësor

Spitali klinik ‘’Acibadem Sistina’’ disponon dy automjete mjekësore  me pajisje bashkëkohore  sipas standardeve më të larta mjekësore për transportin e pacientëve me probleme të ndryshme shëndetësore.  Këto janë automjete  tek të cilat janë të montuara pajisje monitoruese, mbështetje oksigjeni, respirator, infuzione, perfuzione për kontrollimin e dhënies së lëngjeve si dhe mbështetje të sistemit kardiovaskular. Në varësi të nevojave ekzistojnë edhe çanta të pajisura  me ilaçe adekuate.  Lëndë për imobilizim dhe materiale për lidhje të cilat mund të jenë të nevojshme në varësi të gjendjes shëndetësore të pacientit.

Ekip i specializuar me mjekë profesionalë

Gjithmonë ekipi formohet në bazë të dhënave që merren në lidhje me moshën e pacientit, gjendjen shëndetësore, nëse pacienti është apo jo në gjendje të vetëdijshme dhe urgjenca për kryerjen e transportit.  Transporti, përkrah shoferit i cili e drejton automjetin, zakonisht kryhet nga mjek, infermiere dhe ndihmës.  Nëse bëhet fjalë për pacient pediatrik, veçanërisht nëse është i porsalindur apo fëmijë i cili ushqehet akoma me qumështin e nënës,  transporti kryhet nga mjek pediatër, ndonjëherë me përdorimin e inkubatorit i cili gjendet në automjetin mjekësor (furgon).  Nëse bëhet fjalë për pacient me probleme kardiovaskulare, transporti kryhet nga mjek kardiolog.  Zakonisht, në shumicën e rasteve,  kur kemi të bëjmë me pacientë në gjendje kritike, të paqëndrueshëm hemodinamik, me çrregullim apo dëmtim të vetëdijes dhe të frymëmarrjes, të politraumatizuar, transporti kryhet nga anesteziologë dhe anestezistë. Në raste të tilla, pacientët kanë nevojë për frymëmarrje me anë të ventilatorit, shpesh herë me monitorim të plotë invaziv, stimulim dhe mirëmbajtje të parametrave hemodinamike.

Shërbimi i disponueshëm 24/7

Spitali klinik ‘’Acibadem Sistina’’është i hapur 24 orë në 7 ditët e javës për shërbimet shëndetësore ndaj pacientëve të tij.  Çdo kush që ka nevojë për këtë lloj shërbimi mjekësor, mund të kontaktoj me qendrën tonë urgjente.  Merren të dhëna anamnestike (historia e pacientit), gjendja e tij shëndetësore, ku ndodhet dhe deri ku është i nevojshëm transporti.  Biseda gjithmonë bëhet nga persona mjekësor të kualifikuar, të cilët mund të përcaktojnë në mënyrë më adekuate se si dhe kush mund ta kryej transportin mjekësor.

Transport i mbrojtur dhe i sigurtë për pacientët jashtë vendit

Automjetet transportuese mjekësore, janë të pajisura plotësisht për kryerjen e transportit të pacientit si për qytetin e Shkupit, qytetet e tjera të Republikës së Maqedonisë, sikurse edhe jashtë vendit, si Kosovë, Greqi, Bullgari, Serbi. Në varësi të gjendjes së pacientit, kryhen transporte të  pacientëve në dhe nga institucione përkatëse në Turqi, Austri, Gjermani dhe Itali.  Kryesisht duhet të dini se në shumicën e rasteve, atëherë kur duhet të transportohet pacient në një ralacion më të gjatë, është e nevojshme më tepër kohë për të organizuar një ekip mjekësore dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për kryerjen e një transporti të sigurt. Në interes të kohës dhe të pacientit, jepet maksimumi që kjo përgatitje të kryhet për një afat kohor sa më të shkurtër.

Transporti për të porsalindurit e sëmurë në gjedje rëndë

Automjetet shëndetësore janë të pajisura dhe të përshtatura plotësisht për kryerjen e transportit të fëmijëve dhe të porsalindurve. Përveç kësaj, në dispozicion gjendet edhe modeli i ri i inkubatorit për transport, me respirator, me sistem të plotë monitorimi dhe sistem për  dhënien e terapisë të vazhdueshme me anë të venës.  Mundësia për ruajtjen e temperaturës së trupit të të porsalindurit, si dhe aplikimi i pavarur i oksigjenit gjatë periudhës së transportit.  Për të porsalindurit e sëmurë rëndë të cilët kanë nevojë për mbështetje respirative, disponon edhe transportuesin respirator më bashkëkohorë për ventilim mekanik të foshnjave  dhe fëmijëve me peshë trupore deri në 10 kg. E thënë  ndryshe, bëhet fjalë për një njësi të vërtetë mobilare  të kujdesit intenziv për të porsalindurit, e cila duhet ti përmbushë nevojat për transportimin e foshnjave të sëmurë rëndë në distancë rrugore deri në 400 km.  Ekipi mjekësor përbëhet nga katë mjekë dhe katër infermiere, të trajnuar posaçërisht dhe me një përvojë shumëvjeçare në kryerjen e transportit me automjet mjekësor të foshnjave të sëmurë rëndë.

Shpërndaj