TRILOGY, shkatërron tumorin në mënyrë të saktë dhe efikase

Gjatë viteve të fundit, numri i pacientëve të prekur nga kanceri është rritur dhe vazhdon rritet në mënyrë të ndjeshme.  Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjensisë Ndërkombëtare  për kërkimet mbi kancerin, 12 milionë persona në mbarë botën, janë  përcaktuar me prani të një lloji të caktuar të kancerit. Deri në vitin 2030, ky numër parashikohet të rritet në 26 milionë.  Me rritjen e numrit të personave të prekur nga kanceri, është rritur edhe numri i rasteve të trajtuara në mënyrë të sukseshme.  Cilësia e jetës së këtyre pacientëve është përmirësuar me anë të kimioterapisë dhe terapisë rrezatuese. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë mjekësore, është arritur përmirësimi i ndjeshëm i kancerit me anë të radioterapisë. Një nga gjeneratat më të fundit në radioterapi është Trilogy.  Dr. Deva Petrova, onkologe radioterapeute në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se çfarë është Trilogy.

Gjatë viteve të fundit numri i pacientëve të prekur nga kanceri është rritur dhe vazhdon rritet në mënyrë të ndjeshme. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjensisë Ndërkombëtare  për hulumtimet mbi kancerin, 12 milionë persona në mbarë botën janë  përcaktuar me prani të një lloji të caktuar të kancerit. Deri në vitin 2030, ky numër parashikohet të rritet në 26 milionë. Me rritjen e numrit të personave të prekur nga kanceri, është rritur edhe numri i rasteve të trajtuara në mënyrë të sukseshme. Cilësia e jetës së këtyre pacientëve është përmirësuar me anë të kimioterapisë dhe terapisë rrezatuese. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë mjekësore, është arritur përmirësimi i ndjeshëm i kancerit me anë të radioterapisë. Një nga gjeneratat më të reja në radioterapi është TRILOGY. Dr. Deva Petrova, onkologe radioterapiste në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se çfarë është TRILOGY.

Cili është avantazhi i TRILOGY?

TRILOGY është akselerator  linear i terapisë rrezatuese ndaj tumorit, me vëllim të vogël dhe duke siguruar në të njejtën kohë një mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme përreth. Përdoret për trajtim të suksesshmëm të të gjitha llojeve të tumoreve solide, si dhe për disa lloje të caktuara hematologjike si limfomat. Sistemi TRILOGY lejon zbatimin e standardit IGRT dhe mund të përdoret për të zbatuar radioterapi komformale tredimensionale (3D CRT), radioterapi me intensitet modular (IMRT), radioterapi stereotaksike (stereotaxic) radioterapi stereotaksike të fraksionuar.

A shkurtohet koha e rrezatimit si rezultat i këtyre avantazheve?

Me akseleratorin TRILOGY doza e rrezatimit mund të jepet 60% më shpejtë se akseleratorët linear konvencionalë, gjë e cila nënkupton se trajtimi i pacientit shkurtohet në mënyrë të ndjeshme. Radioterapia konvencionale zbatohet për disa javë, në doza të vogla.  Me TRILOGY, mjeku onkolog  mund t’i trajtojë tumoret me anë të përdorimit të radioterapisë sterotaksike, që nënkupton doza të larta ditore, dhe kohëzgjatje të përgjithshme të trajtimit disa ditor.

Për cilat lloje të trajtimit rekomandohet?

Me ndihmën e Trilogy, mund të bëhet tomografia kompjuterike СВСТ gjatë periudhës së trajtimit, gjë e cila mundëson kontroll të saktë gjatë kryerjes së trajtimit.  Kjo është shumë e rëndësishme për tumoret të cilat gjenden tek organet e lëvizshme si mushkëritë, prostata, mëlçia, etj.  Gjithashtu, teknologjia Trilogy, mundëson monitorimin e tumorit gjatë trajtimit. Në rast se tumori zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme,  kjo gjë mund të shikohet dhe  në këtë mënyrë mund të adaptohet plani i zvogëlimit të fushës së rrezatimit sipas madhësisë së tumorit, me mbrojtje maksimale të organeve të tjera të shëndetshme.

Avantazh është edhe radiokirurgjia. Çfarë do të thotë kjo?

TRILOGY lejon zbatimin e radiokirurgjisë stereotaksike, ose zëvendësimin e kirurgjisë klasike me atë radiokirurgjike, e cila është një metodë jo invazive dhe përdoret për trajtimin e tumoreve të vogla të cilat gjenden në zona të rrezikshme të trupit. Me radiokirurgji trajtohen edhe tumoret në tru, të cilat nuk mund të mënjanohen me anë të kirurgjisë.

TRILOGY është akselerator linear i sofistikuar i cili ofron mundësi për terapi rrezatuese të saktë dhe efektive në trajtimin e kancerit. Në qendrën për onkologji dhe radioterapi në “Acibadem Sistina” është i disponueshëm akseleratori i vetëm në vend dhe në rajon.  Tumoret tek të cilat mund të zbatohet trajtimi me TRILOGY:

Tumoret në kokë dhe në qafë

  • Tumoret në tru
  • Tumoret në mushkëri
  • Tumoret në gji
  • Tumoret në prostatë
  • Tumoret në fshikëzën e urinës
  • Tumoret në mitër
  • Tumoret në stomak
  • Tumoret në zorrën e trashë
  • Tumoret e indeve të buta

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura