Urinimi në shtrat gjatë natës tek fëmijët

Urinimi në shtrat gjatë natës është një ndër problemet më të shpeshta tek fëmijët. Enureza primare e natës është urinimi në shtrat gjatë kohës kur fëmijët janë duke fjetur, dhe ndodh tek fëmijët nga mosha 5 vjeçare dhe më lart.  Sipas të dhënave të literatures botërore, tek fëmijët e moshës 5 vjeçare një nga katër fëmijë urinon në shtrat gjatë natës. Gjatë periudhës kur fëmijët fillojnë të shkojnë në shkollë, një nga dhjetë fëmijë urinon në shtrat gjatë natës, kështu që 7% e fëmijëve të moshës 10 vjeçare e kanë këtë problem.  Në moshë të rritur  1-2% e fëmijëve vazhdojnë të urinojnë në shtrat.  Cilat janë shkaqet, si diagnostikohet dhe trajtohet urinimi në shtrat gjatë natës, përgjigje morëm nga Dr. Nadica Ristoska Bojkovska, pediatre nefrologe.

Urinimi në shtrat gjatë natës (ENURESIS NOCTURNA)

  • Gjendje beninje me urinim gjatë natës i cili është dhe simptomi i vetëm i kësaj gjendje
  • Gjendje e pranishme tek fëmijët e shëndetshëm
  • Mbi moshën 5 vjeçare
  • Nuk shoqërohet nga simptoma të tjera
  • Funksioni i fshikëzës së urinës është i rregullt, dhe gjithmonë arrin të zbrazet komplet, pa dëshirën e fëmijës

Përse disa fëmijë urinojnë në shtrat?

Urinimi në shtrat gjatë natës është rezultat i mosbalancimit ndërmjet kapacitetit të detrusorit të fshikëzës së urinës gjatë natës dhe sasisë së urinës që krijohet, gjë e cila rezulton me urinim në shtrat gjatë një gjumi të thellë. Ekziston një dyshim se enureza është një pasojë e problemeve psikologjike ose të profilit psikik të fëmijës. Nëse trajtimi nuk fillon në kohë, atëherë mund të shfaqen probleme psikologjike, emocionale dhe sociale me fëmijën. Gjithashtu, pasoja sociale për shkak të urinimit në shtrat gjatë natës, siç janë:

  • Izolimi
  • Frikë ndaj aktiviteteve – sporteve
  • Ndjanja që janë të ndryshëm nga fëmijët e tjerë
  • Shmangie të qëndrimeve në kampe, apo pjesëmarrjeve në ekskursione të shkollës
  • Shoqërimit me shokë
  • Pamundësi për të folur rreth këtij problem me dike

Epidemiologjia

Ky është një problem i shpeshtë i cili shfaqet tek 7-15% e fëmijëve të moshës 7 vjeçare. Kjo gjendje shfaqet dy herë më shumë tek djemtë sesa tek vajzat. Kjo gjendje është e pranishme tre herë më shumë tek fëmijët me ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorde). Ajo konsiderohet si një nga problemet  më të zakonshme dhe më shqetësuese tek fëmijët. Incidenca zvogëlohet me kalimin e viteve: shërim spontan përafërsisht 15% në vit. Trajtimi I suksesshëm dhe në kohë, ndihmon në rritjen e vetëbesimit. Një numër i madh fëmijësh janë të motivuar mirë përsa i përket trajtimit, madje edhe në moshën 5 vjeçare.

Si diagnostikohet enureza primare e natës?

Enureza e natës duhet të kërkohet në mënyrë aktive nëpërmjet ekzaminimeve sistematike dhe kontrolleve të rregullta tek mjeku i familjes. Shkak kryesor i shfaqjes së enurezës primare të natës është historia familjare (faktori gjenetik). Nëse të dy prindërit kanë urinuar  natën gjatë fëmijërisë së tyre, atëherë 75% është e mundur që edhe fëmija i tyre të ketë të njejtin problem. Një numër i madh i fëmijëve bëjnë gjumë të thellë dhe e kanë të vështirë që të zgjohen. Gjatë natës ata kanë rritje të krijimit të urinës si rezultat i çrregullimit të ritmit të sekretimit të njërit neuropeptid vasopressin, i cili sekretohet në tru, dhe përsa i përket veshkave rregullon sasinë e krijimit të urinës në gjumë. Prandaj, është e rëndësishme që të dihen problemet, nëse ka prani të simptomave gjatë ditës, cila është frekuenca e urinimit gjatë ditës, nëse ekzistojnë sëmundje të tjera tek fëmija dhe nëse fëmija është trajtuar më parë. Duhet të bëhet një ekzaminim i mirë i shpinës, këmbëve dhe organeve gjenitale, duhet bërë analiza e urinës dhe kontroll me anë të ekos në traktin urinar.

Enureza duhet të trajtohet

Prindërit duhet ta dërgojnë fëmijën që urinon gjatë natës në shtrat, tek mjeku pediatër nefrolog, për të bërë të gjitha shqyrtimet e nevojshme për përcaktimin e llojit të urinimit gjatë natës. Koha optimale për nisjen e terapisë tek fëmijët të cilët urinojnë gjatë natës, përcaktohet në mënyrë individuale, por duhet të merret parasyshë që trajtimi jep rezultate më të mira gjatë periudhës para se fëmija të fillojë të shkojë në shkollë. Përzgjedhja e terapisë tek fëmijët me enurezë varet nga natyra e çrregullimit bazë që shkakton urinimin gjatë natës. Trajtimi bëhet nën mbikqyrjen e mjekut pediatër nefrolog.

Trajtimi mjekësor

prindërit këshillohen që të mbajnë një ditar lidhur me urinimin e fëmijës së tyre gjazë natës, dhe duhet ti vlerësojnë dhe shpërblejnë fëmijët sa herë që ata zgjohen të thatë në mëngjes. ky ditar do të shërbejë në formën e një trajnimi të fshikëzës së urinës. Tek 70-90% e fëmijëve, rezulton me sukses për një periudhë 6 mujore. Me anë të një sistemi me alarm për zgjim, efikasiteti arrihet për 2-3 muaj, nevojiten mbi 14 raste të zgjimit me sukses (fëmija të zgjohet i thatë), ky lloj trajtimi nuk ka efekte anësore, dhe me anë të këtij trajtimi arrihet motivimi tek fëmija. Ekziston edhe një lloj trajtimi tjetër i kombinuar: ilaç + alarm.

Ndryshimi i stilit të jetesës

Të nderuar prindër, reduktoni marrjen e kafeinës (çokollatë, çokollatë e shkrirë, etj.) gjatë orëve të vona tek fëmijët, kujdesuni dhe mundohuni që fëmijës ti ofroni ushqim të dshëndetshëm dhe në formën e duhur, dhe reduktoni sa më shumë lëngjet para se ta vini në gjumë fëmijën tuaj.

 

 

Shpërndaj