Ushqimi për një lëkurë të përsosur

A jeni të lodhur nga përdorimi i produkteve të shtrenjta kozmetike dhe jo efikase për kujdesin e lëkurës tuaj? Tani është momenti për të hequr dorë nga të gjitha këto produkte dhe të filloni të ushqeheni shëndetshëm për të pasur një lëkurë të përsosur. Përzgjedhja e ushqimit tuaj të përditshëm, reflekton në pamjen e lëkurës tuaj. Në vijim ju ofrojmë një listë të përbërsve ushqimorë të cilët duhet të jenë të pranishëm në menunë tuaj të përditshme.

Speci i kuq është një zarzavat i i shijshëm i cili mund të konsumohet i freskët ose i gatuar. Një spec i kuq përmban më tepër se 100% të nevojës ditore të vitaminës C. Speci i kuq gjithashtu  përmban  sasi të konsiderueshme fibrash, vitaminë B6, karrotenoide. Ky kombinim parandalon shfaqjen e rrudhave dhe rrit qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke e ndihmuar atë që të duket sa më vitale dhe e re. Karrotenoidet të cilat gjenden tek speci i kuq janë gjithashtu shumë të dobishme për luftimin e  Speci i kuq është një ushqim i përkryer dhe me sasi të ulët të kalorive.

Çokollata e zezë përveç faktit që do të plotësojë dëshirën tuaj për ëmbëlsirë, është gjithashtu   ushqim për një lëkurë të bukur. Për shkak të pasurisë me antioksidantë ndihmon në lëkurën e thatë dhe e mbron atë ndaj rrezeve UV.  Gjithashtu ndihmon në reduktimin e stresit dhe të shfaqjes së rrudhave.

Salmoni është një ushqim i shkëlqyer i cili lufton stresin, ankthin dhe depresionin. Plotëson një pjesë të madhe të nevojës së vitaminave, dhe sigurisht përmban vitamin D, vitaminë e cila është përgjegjëse për punën e zemrës, për shëndetin e kockave, të  zorrës së trashë dhe trurin, gjithashtu ndihmon në parandalimin e shfaqjes së kancerit në zorrën e trashë.  Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat janë të përkryera për të luftuar inflamacionin e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe akneve, dhe në të njejtën kohë e hidraton lëkurën.

Çaji jeshil përmban një sasi të madhe antioksidantësh të cilët e mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit dhe nga plakja e parakohëshme. Në rast se e konsumoni atë çdo ditë, lëkura juaj do të shkëlqejë dhe do të duket gjithmonë e freskët. Çaji jeshil ka veti anti inflamatore dhe ngadalëson plakjen e lëkurës. Kjo është një nga bimët më të fuqishme që mund të konsumoni për të përmirësuar cilësinë dhe shëndetin e lëkurës tuaj.

Spinaqi është një perim i shëndetshëm i pasur me lëndë ushqyese, dhe pikërisht kjo është arsyeja përse duhet ta keni gjithmonë pjesë të ushqimit tuaj të përditshëm. Ndoshta ka shumë persona të cilët nuk e preferojnë këtë perim , megjithatë spinaqi është një burim i pasur me hekur, acid folik, klorofil, Vitaminë A,C dhe E, magnez, fibra dhe proteina bimore. Për shkak të aftësisë antioksiduese të vitaminës që përmban, spinaqi është një ushqim i përkryer për lëkurën tuaj.

Karrota është e dobishme jo vetëm për sytë por edhe për lëkurën tuaj. Karrota është e pasur me vitaminë A dhe ndihmon në parandalimin e mbiprodhimit të qelizave në shtresën e jashtme të lëkurës. Arsyeja kryesore përse duhet të konsumoni karrota është prania e vitaminës A e cila redukton zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Shpërndaj