Ushqimi i shëndetshëm për pacientët me diabet është si një formë terapie

Sfida shëndetësore – diabeti – është një sfidë edhe në botën moderne, për shkak se Organizata Botërore Shëndetësore vazhdimisht thekson se kjo sëmundje me natyrën e saj epidemike, është me të vërtetë një problem i rëndësishëm për shëndetin njerëzor. Në të njejtën kohë, kjo sëmundje e cila është në rritje, veçanërisht në vendet në zhvillim, diabeti është ndoshta çrregullimi metabolik më serioz në botë. Tek të dyja llojet e diabetit Tip 1 dhe Tip 2, ushqimi i shëndetshëm dhe me cilësi,  dhe suplementat janë pjesë e terapisë nutritive. Ushqimi i shëndetshëm ka për qëllim ruajtjen e nivelit normal të sheqerit në gjak pa luhatje të mëdha, sepse kontrolli i mirë i glicemisë ka një ndikim të madh në rezultatin klinik afatgjatë. Kjo për faktin se hiperglicemia mund të rezultojë me komplikime të shumta dhe kërcënuese për jetën. Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, dietologe, këshillon se nuk duhet të nënvlerësohet dallimi që mund të bëjnë ndryshimet e vogla në zakonet apo veset e jetës në ushqimin tëtë gjithë mozaikut të quajtur si  shëndetshëm jetese.

Udhëzime për ushqimin e personave me diabet

Personat të cilët vuajnë nga diabeti, duhet të ndjekin udhëzimet e pranuara në mënyrë univerzale, në lidhje me ushqimin e shëndetshëm, por ndryshe nga personat e shëndetshëm, ata, ushqimin duhet ta konsiderojnë si terapi dhe jo si burim për ta shijuar. Por kjo nuk duhet ti shqetësojë, pasi ushqimi i shëndetshëm është shumë i shijshëm dhe kjo bën të mundur që pacientët të cilët vuajnë nga diabeti të kenë një terapi plot me shije! Por duhet të tregohet kujdes sepse edhe toleranca më minimale ushqimore mund të shkaktojë çrregullim në organizëm.

Pacientët me diabet Tip 1 (sëmundje autoimmune ku pankreasi nuk prodhon ose prodhon shumë pak insulinë,  që do të thotë se sheqeri që ndodhet në gjak nuk hyn aspak në qeliza), ushqimi duhet të përshtatet me llojin dhe dozën e insulinës, si dhe me vlerat e glukozës në gjak.

Ndërsa pacientët me diabet Tip 2 (lidhur me vese të këqija si obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, stresi, pirja e duhanit , në këtë rast pankreasi prodhon insulinë por qelizat nuk reagojnë ndaj saj dhe glukoza përsëri mbetet në gjak. Në mes të pacientëve të cilët vuajnë nga diabeti Tip 2 gjithnjë dhe më tepër janë të pranishëm fëmijët, tek të cilët ushqimi jo i duhur, shkakton shtimin në peshë e cila e shoqëruar me mungesë të aktivitetit fizik, me konsumin e pijeve të gazuara, ëmbëlsirave dhe ushqime të tjera të ndryshme konsiderohen të jenë shkaktarë të shfaqjes së diabetit tek fëmijët. Një tjetër pikë e  rëndësishme për pacientët me diabet Tip 2 është se nuk duhet ti kapërcejnë vaktet e ushqimit, të cilat të paktën duhet të jenë tre herë në ditë të shoqëruara me dy vakte të tjera shtesë me fruta. Me këtë ritëm të ushqyeri, organizmi është në gjendje të punojë qetësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme pa ndonjë luhatje të madhe të sheqerit në gjak.

Zgjedhja e duhur e produkteve të shëndetshme

Një pike tjetër e rëndësishme është zgjedhja e produkteve ushqimore, përgatitja e tyre e duhur, si dhe kombinimi i duhur i tyre në një vakt të vetëm sepse ushqimi e ndryshon indeksin e tij glicemik si në procesin e përgatitjes ashtu edhe në përzierjen e ushqimeve të ndryshme. Duhet të shmangen produktet me miell të bardhë, brumërat dhe pastat e ndryshme dhe në vend të tyre të përdoret buka integrale me kokërra apo fara të plota dhe drithëra si – tërshëra, elbi, etj. Makaronat integrale duhet të gatuhen deri në momentin e zbutjes së tyre në mënyrë që të mos rritet indeksi glicemik. Për shkak të nivelit të lartë të GI nuk duhet të konsumohen së tepërmi musli dhe kornfleksi. Kur flasim për mishin i cili gjithmonë duhet të jetë i pranishëm në tavolinë, por sigurisht jo çdo ditë dhe është mirë që të përdoret mish i pastër pa yndyrë, mish i freskët shpendësh, i zierë ose i pjekur, ndërkohë që mishi i thatë, i skuqur, i marinuar duhet të shmanget si dhe mishi i konzervuar apo i tymosur. Duhet ti kushtoni rëndësi edhe peshkut të detit dhe të lumit (ujrave të ëmbla), të paktën dy herë në javë, i cili është burimi kryesor i Omega3 dhe acideve yndyrore, si dhe është shumë më mirë që ta përgatisni në furrë në enë prej qelqi, duke shmangur skuqjen e tij. Konsumi i vezëve dhe produkteve të qumështit, nuk duhet të jetë i përditshëm, nga ana tjetër një burim i mirë produktesh janë kosi dhe jogurti me përqindje të ulët yndyrore. Duhet të shmanget ushqimet të cilat përmbajnë niseshte, duhet të theksohet se me anë të gatimit të ushqimeve rritet niveli i GI edhe tek perimet, veçanërisht perimet me rrënjë rekomandohen të konsumohen të freskëta (karrota, panxhari, rrepa …), përsa i përket frutave, konsumoni ato të cilat përmbajnë nivel të ulët të GI, siç ëahtë molla, gjithashtu frutat e thata si bajamet dhe lajthitë janë të përkryera për rregullimin e hiperglicemisë. Përdorni vaj të ftohtë të kulluar, ndërkohë që mjalti, sheqeri dhe koncentratet e shqerit duhet të shmangen. Lëngjet e sheqerosuara dhe pirja e alkolit janë rreptësisht të ndaluara, duhet të konsumoni çajra bimorë, lëngje natyrale me fryta të shtrydhura, ujë. Pirja e kafes lejohet një herë në ditë. Sasia e vaktit të ushqimit është e përcaktuar individualisht për çdo pacient. Ajo përcaktohet nga pesha e trupit dhe metabolizmi i pacientit, sepse studime  të shumta shkencore kanë treguar të BMI (body mass index) mbi 30 me diabet Tip2.

Respektimi i ushqimit të duhur, është një kartë e fuqishme në procesin e trajtimit të kësaj sëmundje, sëbashku me aktivitetin fizik, kanë një domethënie të madhe nëse merret parasyshë fakti se në dekadën e fundit se mbipesha dhe ushqimi i tepërt, janë një problem në rritje në nivel botëror, në krahasim me urinë apo mosushqimin.

 

Shpërndaj