Vezoret e patransferueshme

Oviduktet janë organe çift funksioni i të cilave është që të lidhin vezoret me mitrën.  Ata kanë një rol të rëndësishëm në sistemin riprodhues tek gratë, sepse tek ato kryhet fekondimi i vezës me spermatozoidin çdo muaj. Vezorja lëshon një qelizë vezore, ndërkohë që tubat follopiane e pranojnë dhe e transportojnë në mitër. Në të njejtën kohë, sperma udhëton nëpërmjet mitrës drejt tubave fallopiane ku  kryhet fekondimi i qelizës vezore. Qeliza vezore e fekonduar -  e quajtur zigota udhëton drejtë mitrës në të cilën duhet të implantohet dhe të fillojë zhvillimi i shtatzënisë.  Për fat të keq, shumë gra kanë problem me pakalueshmërinë e tubave fallopianë, dhe kur ato janë të bllokuar ndalohet transportimi normal i qelizës vezore të fekonduar.

Oviduktet janë organe çift funksioni i të cilave është që të lidhin vezoret me mitrën.  Ata kanë një rol të rëndësishëm në sistemin riprodhues tek gratë, sepse tek ato kryhet fekondimi i vezës me spermatozoidin çdo muaj. Vezorja lëshon një qelizë vezore, ndërkohë që tubat follopiane e pranojnë dhe e transportojnë në mitër. Në të njejtën kohë, sperma udhëton nëpërmjet mitrës drejt tubave fallopiane ku  kryhet fekondimi i qelizës vezore. Qeliza vezore e fekonduar –  e quajtur zigota udhëton drejtë mitrës në të cilën duhet të implantohet dhe të fillojë zhvillimi i shtatzënisë.  Për fat të keq, shumë gra kanë problem me pakalueshmërinë e tubave fallopianë, dhe kur ato janë të bllokuar ndalohet transportimi normal i qelizës vezore të fekonduar.

 Shkaqet

Shkaqet të cilat shkaktojnë çrregullimin e kalueshmërisë nga tubat fallopianë janë: infeksionet vaginale dhe inflamacionet, infeksioni me klamidia, përdorimi i vazhdueshëm i spiraleve apo intervenimet kirurgjike gjinekologjike, sikurse janë pastrimet me instrumenta për shkak të shtatzënisë së padëshiruar apo të shtatzënisë jo cilësore.  Lloje të  ndryshme të baktereve, sikurse dhe infeksioni me klamidia  mund të jenë shkak për  shfaqjen e inflamacionit të procesit të tubave.  Ato zakonisht transmetohen seksualisht, nga vagina në qafën e mitrës deri tek tubat fallopiane.  Mund të ketë simptoma, megjithatë nuk është e thënë që të shfaqen simptomat e inflamacionit (dhimbje, rritje të temperaturës).  Proceset e tilla inflamatore shpesh i dëmtojnë tubat fallopiane  dhe janë shkak për inferitlitet martesor, ose shtatzëni ektopike.  Shkaqe të tjera të cilat shkaktojnë probleme me tubat fallopiane janë anomalitë e mëposhtme:  defekte të lindura të mitrës dhe tubave fallopiane, endometriaoza, tumoret fibrozë, etj.

Diagnoza

Histerosalpingografia – kjo procedurë zakonisht përdoret për të kontrolluar nëse ka probleme me tubat fallopiane. Me ndihmën e radiografisë ndiqet  rruga e lëndës së kontrastit  dhe kështu shfaqet hapësira në mitër, shtrirja e tubave fallopiane dha kalueshmëria e tyre.  Rekomandohet që kjo procedurë të kryhet disa ditë pas përfundimit të ciklit menstrual. Pas histerosalpingografisë fertiliteti tek gratë e reja duket se është përmirësuar pak  madje edhe kur rezultatet janë normale, për shkak se procedura përkohësisht i shtrin tubat fallopiane dhe i lan ato me kontrast.  Doktori duhet të presë për një periudhë të caktuar për të parë nëse pacientja do të mbetet shtatzënës pas kësaj procedure para se të fillojë me kryerjen e testeve të tjera shtesë t tubave fallopiane.

Sonohisterografia – kjo procedurë përdoret ndonjëherë përdoret për të zbuluar më tej problemet problemet e mundshme të tubave fallopiane dhe anomalitë e tjera të pelvisit. Injektohet lëndë brenda mitrës. Në të njejtën kohë bëhet ultrasonografia. Gjatë kësaj procedure nuk përdoren rreze X, por duhet theksuar se jo gjithmonë rezultatit e kësaj procedure janë të sakta.  Nga metodat endoskopike, si procedura diagnostike ose operative përdoren: histeroskopia ose laparaskopia. Histeroskopia  është një procedurë diagnostike ose kirurgjikale që mundëson dukshmërinë në brendësi të mitrës, shikohet endometriumi dhe mund të merren mostra për verifikim histopatologjik. Laparaskopia është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive e cila lejon vizualizimin dhe në rast se është e nevojshme edhe operacionin në mitër, në tubat fallopiane dhe në vezore.  Për kryerjen e kësaj procedure përdoret anestezi  dhe kryhet në sallën e operacionit. Janë të nevojshme pajisjet e posaçme dhe të paktën një ditë hospitalizim.

Trajtimi

Trajtimi i pakalueshmërisë së tubave fallopiane kryhet kirurgjikisht duke përdorur laparaskopi osekirurgji të hapur.  Kjo varet nga shkaqet të cilat kanë shkaktuar  pengimin e transferimit . Me ndihmën e intervenimit kirurgjik  mund të mundësohet transferimi apo kalueshmëria  por zakonisht funksioni mbetet i paaftë  dhe ekzistojnë mmundësi reale për shtatzëni ektopike, prandaj zakonisht tek këta pacientë kryhet fertilizim in vitro.

 

Shpërndaj