Viruset shkaktojnë inflamacion edhe të muskujve

Viruset më së shpeshti shkaktojnë inflamacion të kanaleve respiratorë. Edhe pse më së shpeshti ky është inflamacion, viruset janë “shkaktarë” edhe për inflamacion të organeve dhe indeve tjera, mes të cilave edhe muskujve. Dhe kur viruset do të shkaktojnë inflamacion të muskujve, paraqitet dhimbje, ndërsa fëmijët nuk mund të qëndrojnë dhe të ecin, e kështu mjekët thonë se ata kanë miozitis.

Viruset më së shpeshti shkaktojnë inflamacion të kanaleve respiratorë. Edhe pse më së shpeshti ky është inflamacion, viruset janë “shkaktarë” edhe për inflamacion të organeve dhe indeve tjera, mes të cilave edhe muskujve. Dhe kur viruset do të shkaktojnë inflamacion të muskujve, paraqitet dhimbje, ndërsa fëmijët nuk mund të qëndrojnë dhe të ecin, e kështu mjekët thonë se ata kanë miozitis.

 

Shkaktar më i shpeshtë i inflamacionit?

Shkaktar më i shpeshtë i inflamacionit të muskujve është virusi i gripit (tipi A dhe tipi B). Mioziti i shkaktuar prej virusit të grupit është gjendje që kalon spontanisht dhe nuk kërkon terapi të veçantë, mu për këtë në mjekësi quhet miozitis akut beninj. Edhe viruset tjera mund të shkaktojnë miozitis akut beninj. Më së shpeshti është grupi i viruseve të barkut ose viruse tjera që i sulmojnë kanalet e frymëmarrjes.

Cilat janë simptomat e miozitit virusal?

Infektimi me virusin e grupit shoesh manifestohet me temperaturë, dhimbje koke, kollitje dhe sekretim nga hunda. Inflamacioni i muskujve më së shpeshti paraqitet te fëmijët e moshës shkollore, por haset edhe te grup moshat tjera. Simptomat e miozitit virusal zakonisht paraqiten tre ditë pas fillimit të simptomave të inflamacionit të kanaleve të frymëmarrjes. Simptomat janë dramatike dhe frikësuese, sepse paraqiten papritur, zakonisht kur ngriheni nga gjumi. Fëmijët ndjejnë dhimbje të fuqishme në këmbë, veçanërisht në pjesën e nën gjurit dhe nuk mund të qëndrojnë dhe të ecin. Krahas dhimbjeve në muskujt e këmbëve, fëmijët mund të ndjejnë dhimbje edhe te muskujt tjerë, ndërsa në të njëjtën kohë kanë edhe simptoma të infektimit respirator siç janë febriliteti, dhimbje koke, sekretim nga hunda, dhimbje në fyt dhe simptoma tjera në kanalet e sipërme të frymëmarrjes.  

Diagnoza

Më me rëndësi është që fëmijën ta dërgoni te pediatri dhe prindi t’i përshkruaje simptomat, të tregojë se ku është e locuar dhimbja ose dobësia e muskujve dhe sa kohë zgjatë. Mjeku është i obliguar që t’i kushtojë vëmendje më të madhe muskujve, që të caktojë cilat teste diagnostikuese duhet t’i bëjë. Diagnoza vendoset me test laboratorik, për të cilin nevojitet të marre ekzemplar gjaku që të matet niveli i enzimave të muskujve.

Sa gjatë zgjatin simptomat?

Simptomat e dhimbjes dhe dobësia në muskuj më shpesh zgjatin tre deri në shtatë ditë. Vlerat e enzimave të muskujve normalizohen për tre javë.

Mjekimi i miozitit virusal

Fëmijët të cilët kanë miozit virusal duhet të pranojnë ilaçe kundër dhimbjes. Nuk nevojitet trajtim tjetër sepse sëmundja për disa ditë tërhiqet. Krahas analgjetikëve, fëmijët duhet të marrin sasi të mjaftueshme të lëngjeve, si dhe gjatë çdo infektimi tjetër virusal. Pas tërheqjes së dhimbjes dhe dobësisë në muskuj, fëmijët për disa ditë fillojnë normalisht të ecin pa kurrfarë pasojash nga inflamacioni në muskuj. 

Shpërndaj