Të vërtetat për ushqim pa gluten dhe humbje të peshës

Dietat pa gluten janë moda me e fundit për ata që duan të humbin shpejt  kilogramët e tepërt , por a është kjo ajo çfarë duhet? A është gluteni shkaktar i  mishit të tepërt në ije?

Përgjigja është ‘jo’ , por le t’ju shkojmë gjërave deri në fund.

Çfarë është gluteni dhe sëmundja e celiakisë?

Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë, thekër, elb dhe produkte të tjera të shumta si buka, makaronat, drithërat, etj. Disa njerëz i shmangen konsumit të glutenit pasi vuajnë nga sëmundjet e celiakisë. Kjo sëmundje është një çrregullim autoimun e cila reagon ndaj glutenit. Rezultat i saj është fryrja dhe dhimbja e barkut, të pëziera dhe diarre. Kjo sëmundje pengon absorbimin e vitaminave dhe mineraleve duke shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e peshës. Disa të tjerë, i shmangen glutenit pasi trupi i tyre nuk e toleron praninë e tij. Intoleranca e glutenit imiton simptomat e sëmundjes së celiakisë  pa reagimin e imunitetit.

sistina

A humbasin peshë njerëzit nëse nuk konsumojnë gluten?

Nuk ka prova se përjashtimi i glutenit nga ushqimi do të ndihmojë në shkrirjen e peshës. Por, me konsumimin e ushqim pa gluten, do të filloni të kosnumoni më shumë ushqim organik, të pa përpunuar si frutat, perimit, fasule dhe mish pa yndyrë. Këto ndryshime të ushqimit janë vërtetë më të shëndetshme dhe me më pak kalori. Zëvendësimi i ushqimit të shpejtë, i patateve të skuqura, me vakt pa gluten i cili gjendet në sallatë, në gjoksin e pulës dhe tek patatja e ëmbël, është zgjidhja e duhur, pasi i keni dhuruar dy herë më pak kalori trupit tuaj, dhe në këtë mënyrë rezultati i peshës vjen me kalimin e kohës.

A janë të shëndetshme të gjitha ushqimet pa gluten?

Ushqimi pa gluten jo gjithmonë i shëndetshëm pasi ai nuk përmban kalori dhe në këtë mënyrë nuk është ushqyes  mjaftueshëm. Një mollë dhe një ëmbëlsirë pa gluten, janë dy ushqime të cilët nuk kanë përmbajtje të glutenit por përmbajtja e tyre ushqyese është në mënyrë drastike e dryshme. Tregjet dhe supermarketet janë të mbushura plot me torta, pasta dhe ëmbëlsira të tjera të cilat nuk përmbajnë gluten. Këto produkte shpesh përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit dhe yndyrës duke i bërë ato tepër kalorike.

Shpërndaj