Lëkura është organi më I madh I trupit tonë I cili gjatë jetës ndryshon. Lëkura rigjenerohet përafërsisht çdo 27 ditë. Është I nevojshëm trajtim I përshtatshëm për shëndetin dhe vitalitetin e lëkurës.
Cilat janë nevojat e përditshme për lëkurën tonë? Është lehtë t’a kapërceni një gotë ujë pa pirë gjatë ditëve tuaja të ngarkuara apo të mos e lani fytyrën para se të shkoni në shtrat. Por me kalimin e kohës këto vese të këqija do ta paguajnë gjobën e tyre. Ja se për çfarë ka nevojë këkura juaj çdo ditë:
- Tepër ujë
- Të paktën dy herë në ditë duhet të bëni një pastrim të thellë të lëkurës. Në mbrëmje, mundohuni ta pastroni grimin tuaj dhe ta pastroni lëkurën tuaj plotësisht para se të shkoni në shtrat.
- Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar
- Përdorni tonik për lëkurën – dermatologët rekomandojnë përdorimin e tonikut pas larjes së fytyrës, në mënyrë që t’i pastroni thellësisht poret e lëkurës të cilat nuk mund të jenë pastruar plotësisht vetëm me larjen e fytyrës.
- Njomja e lëkurës – ky hap është I rëndësishëm edhe për ata të cilët kanë lëkurë të yndyrshme. Ekzistojnë shumë lloje për njomjen e lëkurës në treg të cilët nuk përmbajnë yndyrë.
Gjatë jetës tuaj, duhet t’I kushtoni vëmendje të gjitha pjesëve të lëkurës tuaj. Njihuni me lëkurën tuaj dhe do të mund të zbuloni dhe ti vëreni ndryshimet të cilat do të shfaqen në lëkurën tuaj, duke I mundësuar vetes ndihmë profesionale në kohë.
Struktura e lëkurës
Epiderma: shtresa e jashtme
Kjo është shtresa më e hollë e lëkurës dhe është përgjegjëse për ndikimet e jashtme të dëmshme, e cila vetë përbëhet nga pesë shtresa: shtresa germinative, shtresa spinosum, shtresa granulosum, shtresa lucium dhe shtresa corneum. Epiderma është gjithashtu nikoqir I disa llojeve të ndryshme të qelizave: keratinocite, melanocite dhe qelizave langran. Keratinocited prodhojnë një protein të njohur si kreatinë – përbërësi kryesor I epidermis. Melanocited prodhojnë pigmentin e lëkurës të njohur si melanin, ndërsa qelizat langeran janë përgjegjëse për parandalimin e grimcave të cilat futen në lëkurën tuaj.
Dermis: shtresa e mesme
Kjo shtresë është përgjegjëse për rrudhat. Dermis është një kombinim kompleks I enëve të gjakut, folikulave të flokëve dhe gjendrave të yndyrës. Këtu gjenden kolagjenët dhe elastini, dy proteina të domosdoshme për shëndetin e lëkurës të cilat I ofrojnë asaj mbështetje dhe elasticitet. Fibroblast janë qelizat të cilat gjenden në këtë shtresë pasi mbikalon kolagjenin dhe elastinin. Kjo shtresë e lëkurës gjithashtu përmban receptorë për dhimbje dhe kontakt.
Hepiderma: shtresa e trashë
Kjo shtresë është gjithashtu e njohur si ‘supkutis’. Në të ndodhen gjendrat e djersës, yndyrë dhe qeliza kolagjene, dhe është përgjegjës për ruajtjen e temperaturës së trupit dhe mbrojtjen e organeve vitale të brendshme. Ulja e indeve në këtë shtresë shkakton varjen e lëkurës.
Proteinat në lëkurë
Kolagjeni:
Kolagjeni është proteina me sasinë më të madhe në lëkurë, me madje 75% të saj. Kolagjeni dhe elastani janë përgjegjës për ruajtjen e lëkurës nga rrudhat si dhe për mirëmbajtjen e strukturës. Me kalimin e kohës, ashtu siç plaket lëkura, zvogëlohet aftësia në trupin tuaj për të prodhuar kolagjen.
Elastini:
Kjo protein gjendet bashkë me kolagjenin në pjesën e brendshme të lëkurës, I cili është përgjegjës për dhënien e structures së lëkurës dhe organeve tuaja. Ashtu si kolagjeni, edhe elastini është nën ndikimin e kohës, ulja e nivelit të kësaj protein çon në varjen dhe rrudhosjen e lëkurës.
Keratin:
Kjo protein dominuese në trupin tuaj, ndikon pozitivisht në flokët, thonjtë dhe shtresën e jashtme të lëkurës tuaj.