Zgjidhni vajin e duhur esencial

Përveç aromës së këndshme, kanë dhe një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Kanë të bëjnë me përmisimin i gjendjes së humorit si dhe aftësitë njohëse, me zbutjen e simtomave të infeksionit dhe sëmundjeve refluktive (kthimi i përmbajtjes së stomakut në ezofag), janë vetëm një pjesë e këtyre benefiteve. Aromaterapitë me vajra të tilla, janë gjithashtu të dobishme gjatë problemeve me pagjumësinë, problemet me tretjen e ushqimit, infeksionin e dhëmbëve. Ajo çfarë duhet të bëni është  që të vendosni disa pika të vajit esencial në një tenxhere me ujë, qëndroni me fytyrë mbi të, mbyllini sytë dhe mbulojeni kokën me peshqir dhe thithni avullin që lëshon uji me vajrat esencial. Vajrat esencial gjenden  tek shumë bimë. Në vijim do të gjeni tetë bimët më të mira.

Limoni

Vaji i limonit është i pasur me limonene, i cili ndihmon në reduktimin e simptomave të sëmundjeve të refluksit dhe në shpërbërjen e gurëve në organizëm. Studimet kanë treguar efikasitet të aromaterapisë me D-limonene tek pacientët me fazë zë avancuar të kancerit.

Rozmarinë për përqëndrim më të mirë

Vaji i rozmarinës ndihmon në përmirësimin e aftësive njohëse, si kujtesa, fokusi dhe përqëndrimi. I dobishëm është edhe gjatë ftohjeve, dhimbjes së kokës dhe problemeve me sistemin digjestiv.

Pepermint me një gamë të gjërë

Vaji i pepermintit/mentes është një nga vajrat më të disponueshme të cilat kanë një gamë të gjërë të veprimeve. Zakonisht përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të kokës.  Gjithashtu kz vaj esencial ndihmon edhe gjatë problemeve me stomakun, në reduktimin e fryerjes dhe të gazrave. Peperminti është i përkryer edhe për aromaterapi.

Karafili

Karafili ka një efekt të fuqishëm antibakterial dhe anti-inflamator. Karafili përdoret në stomatologji si një mjet anestetik për dhëmbët dhe mishërat e dhëmbëve. Ky vaj mund të jetë irritues për lëkurën,  prandaj duhet të hollohet në një raport të mirë dhe të aplikohet në një sipërfaqe të vogël të lëkurës, në mënyrë që të mos jap efekte të padëshiruara.

Shafrani i indisë

Shafrani i indisë është një antioksidant i fuqishëm, i cili përdoret për forcimin e imunitetit dhe reduktimin e dhimbjes së kyçeve. Shafrani i indisë është një erëz tepër e çmuar në kulturën indiane. Një pjesë e mirë e përdorimit të shafranit ka të bëjë me reduktimin e simptomave të inflamacionit.

Kokërra e kafes

Nëse e shijoni aromën e kafes, atëhere me siguri do t’ju pëlqejë edhe aromaterapia me kafe. Ekstakti i kafes stimulon sistemin nervor, zgjimin e trupit dhe përmirësimin e gjendjes së humorit. Vaji esencial i kafes është i mirë edhe për forcimin e trupit.

Rigoni

Vaji i rigonit është i njohur si një aleat kundër gripit dhe ftohjes. Ky vaj ka veti me përqëndrim të lartë të përbërësve anti bakterial, anti viral dhe anti fungal (mykut). Gjithashtu, vaji i rigonit ka dhe veti anti-inflamatore dhe ndihmon gjatë problemeve me tretjen e ushqimit. 

Shpërndaj