Zorra e trashë nervoze

Sindromi i zorrës së trashë nervoze është një nga problemet më të pakëndshme të barkut, por gjithashtu një sëmundje e shpeshtë gastrointestinale në praktikën klinike. Ky çrregullim ndikon në cilësinë e jetës së përditshme. Shumë njerëz kanë problem me tretjen e ushqimit, por nuk kanë diagnozë ose nuk përdorin medikamente. Për simptomat, shkakun dhe trajtimin e sindromit të zorrës së trashë nervoze, biseduam me Prof. Dr. Vasko Vasilevski, gastroenterohepatolog.

Cilat janë shkaqet?

Shkaku i  këtij problem kronik janë ende të panjohura. Mendohet se stresi luan një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e situatës dhe simptomave. Shumë njerëz ndjenë intensifikim të simptomave pas konsumimit të ushqimit.

Simptomat

Nëse për një kohë të gjatë keni dhimbje dhe parehati në stomak, ndjeni fryrje të barkut, gazra, probleme si kapsllëku dhe diarrea… besoni se nuk jeni të vetmit. Një numër i madh njerëzish vuajnë nga këto probleme, dhe janë të njohura apo të definuara si sindrom i zorrëve nervoze. Kjo gjendje nuk shkakton shfaqje apo zhvillim të sëmundjeve të tjera të zorrës së trashë, por mund të pengojë në aktivitetet e përditshme. Moret e zorrëve, kontraktohen dhe relaksohen me një ritëm të caktuar. Ka disa forma të këtij sindromi. Tek forma e parë e cila zakonisht shfaqet tek gratë dhe quhet kolona spastike, përsa i përket pamjes klinike, dominon dhimbja në pjesën e barkut dhe kapsllëku. Tek pjesa tjetër e pacientëve, simptomë karakteristike është diarreja e cila mund të jetë rastësore ose e shpeshtë. Kjo gjendje zakonisht është më e shpeshtë tek meshkujt. Tek forma e tretë mund të shfaqet edhe diarreja edhe kapsllëku, shpesh të shoqëruara edhe me mukozë. Karakteristikë tek shfaqja e kësaj dhimbje është fakti që ajo bëhet më intenzive pas konsumimit të ushqimit, dhe reduktohet pas zbrazjes apo shkarkimit të zorrëve, por jo domosdoshmërisht dhe në mënyrë të ndjeshme. Zbrazja e zorrëve ndodh më pak se tre herë në javë, dhe shpesh është e vështirë, me dhimbje dhe zbrazje jo e plotë. Shpesh, këta pacientë kanë edhe hemorroide. Pavarësisht pranisë së simptomave, gjendja e përgjithshme e këtyre pacientëve është e mirë.

Kur duhet të konsultoheni me gastroentreohepatolog?

Edhe pse këto simptoma shfaqen pothuajse tek një nga pesë persona, një numër shumë i vogël i tyre vendosin që të kërkojnë ndihmë mjekësore. Në rast se ndjeni ndryshime të cilat lidhen me simptomat të cilat i jep sindromi i zorrës së trashë nervoze, është mirë që të konsultoheni me mjekun pasi simptoma të caktuara tregojnë se mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje serioze siç është kanceri në zorrën e trashë. Simptoma të cilat tregojnë se mund të bëhet fjalë për një gjendje më të rëndë janë: prania e gjakut në jashtëqitje, dhimbja e barkut e cila është intenzive gjatë natës, humbja e menjëhershme e peshës trupore. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë për të lehtësuar simptomat, si dhe për të përjashtuar praninë e kancerit në zorrën e trashë apo të sëmundjeve të tjera inflamatore të zorrëve (sëmundja Crohn dhe koliti ulçerativ), si dhe sëmundje të zorrës së hollë. Shqyrtimi apo kontrolli nis me një bisedë me mjekun gastroenterohepatolog, më pas vijon kontrolli fizik, analiza laboratorike e detajuar, eko abdominale, ekzaminimi fekal dhe kryerja e rektosigmoidoskopisë. Tek pacientët mbi moshën 40 vjeçare, të cilët kanë prani të gjakut në jashtëqitje, rekomandohet kryerja e kolonoskopisë.

Trajtimi

Pas vendosjes së diagnozës, nis procesi i trajtimit i cili nuk është i thjeshtë. Trajtimi i zorrës së trashë nervoze mund të rezultojë të jetë një proces i gjatë dhe jo shumë i thjeshtë. Nuk ekziston një ilaç univerzal, prandaj zakonisht jepen ilaçe për lehtësimin e simptomave dhe sedativë të lehtë.qëllimi bazë i trajtimit është që të arrihet puna apo funksioni normal i zorrëve. Prandaj, fillimisht punohet me korrigjimin e ushqimit tek pacientët. Pacientët rekomandohen të konsumojnë ushqim të pasur me fibra dietale, fruta dhe perime. Buka e bardhë duhet të zëvendësohet me bukë integrale me drithëra, dhe duhet të shmangen ushqimet të cilat shkaktojnë gazra siç janë: fasulet, bizelet dhe ushqimet pikante apo me erëza. Rekomandohet që të konsumoni sa mu shumë lëngje dhe çajra. Ushqimi duhet të jetë i shpeshtë dhe në sasi të vogla. Për shka se stresi mendohet të jhetë faktori kryesor i shfaqjes së kësaj gjendja apo sëmundje, rekomandohet që ta shmangni atë sa më shumë të jetë e mundur. Sigurisht që kjo nuk është e lehtë, por është tepër e nevojshme që të mësoni se si të përballeni me të. Mundohuni të relaksoheni duke bërë shëtitje sa më të gjata, duke u marrë me sport, duke u shoqëruar me miqtë, apo duke u marrë me ndonjë aktivitet tjetër.

Shpërndaj