3 mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë për zbulimin e hershëm të kancerit

Ja një e vërtetë: nëse e zbulojmë dhe e diagnostikojmë kancerin që në fillim, do të mund të shpëtojmë jetë të panumërta.

Do të marrim si shembull kancerin në zorrën e trashë. Polipet kanë nëvojë për më shumë se 10 vjet që të kalojnë në kancer.  Diagnostikimi i hershëm i tyre, mund të parandalojë vërtet zhvillimin e kësaj sëmundje. Për shembull, një studim i bërë kohët e fundit vuri në dukje se kolonoskopia mund të parandalojë zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë afërsisht në 40% të rasteve. Por 70% e njerëzve të moshës 50 vjeçare përgjithësisht nuk bëjnë kolonoskopi. Këto fakte janë të vërteta edhe për format e tjera të sëmundjes. Kur bëhet fjalë për kancer, zbulimi i tij i hershëm është padyshim forma më e mirë për parandalimin e zhvillimit të tij.

Për ta zbuluar në kohë këtë sëmundje të keqe, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1.       Bëni kontrolle të rregullta sistematike shëndetësore

Kolonoskopia është kontroll nëpërmjet të cilit zbulohen polipet-adenoma dhe kanceri i zorrës së trashë, dhe rekomandohet në mënyrë të barabartë si për meshkujt edhe për femrat duke filluar nga mosha 50 vjeçare. Në disa raste, me prani të faktorëve të rrezikshëm gjenetik, duhet të fillohet akoma më herët.

Për të parandaluar shfaqjen e  kancerit të prostatës, rekomandohet një herë në dy vjet çdo mashkull i shëndetshëm i moshës 50-70 vjeçare, të kryej kontrolle urologjike dhe teste laboratorike për PSA. Konsultohuni me mjekun në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e kryerjes së kontrolleve.

Për femrat rekomandohet kryerja e mamografisë pas moshës 40 vjeçare, për të ndihmuar në  parandalimin e kancerit të gjirit. Gjithashtu, kryerja e PAP testit, i cili duhet kryer rregullisht një herë në vit. Kryerja e PAP testeve në mënyrë të rregullt janë forma më e mirë dhe më efektive për të zbuluar kancerin në mitër.

Për këtë arsye, duhet patjetër të kryeni vizita të rregullta tek doktori. Informohuni se cilat teste janë të dobishme për ti kryer dhe kur duhet t’i kryeni ato.

2.       Mësoni për historinë e familjes tuaj – dhe veproni sipas rrethanave

Mësoni nëse jeni të ekspozuar nga rrezik më i madh në lidhje me disa sëmundje të caktuara apo me kancerin për shkak të historisë tuaj familjare. Bisedoni me mjekun tuaj, mund të keni nevojë të kryeni kontrolle më të rregullta. Nëse dikush nga pjestarët e familjes tuaj ka pasur kancer, konsultimi për zbulim të hershëm mund të bëjë një ndryshim të madh në zbulimin dhe parandalimin e tij. Nëse keni mutacion në gjenet BRCA1 dhe BRCA2, doktori juaj duhet t’ju ndjek më shpesh dhe t’ju sugjerojë mënyra parandaluese të tilla si mastektomia preventive.

3.       Kontrolloni atë e cila varet nga ju

Shumë faktorë rreziku dhe predispozicione gjenetike nuk mund t’i kontrolloni. Por, ajo të cilën mund të kontrolloni është eliminimi i faktorëve të rrezikut. Ndryshimi i stilit të jetesës, përdorimi i ushqimeve të shëndetshme si dhe sporti, bëjnë një ndryshim pozitiv në parandalimin e kancerit. Për shembull:

  • Ndaloni pirjen e duhanit. Kjo do të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së kancerit në mushkëri
  • Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të forta të diellit dhe evitoni dhomat e solarit – në këtë mënyrë mbroheni nga rreziku i shfaqjes së kancerit në lëkurë
  • Zvogëloni rrezikun e shfaqjes së kancerit në mëlçi duke mos e tepruar me alkoolin
  • Zvogëloni gjasat e kancerit të gjirit dhe formave të tjera të kancerit nëpërmjet kryerjes së ushtrimeve të rregullta dhe të ushqyerit shëndetshëm dhe mbajtjes së peshës trupore brenda kufijve normal. Zbulimi i hershëm dhe parandalimi më së shumti varet nga ju  – pacienti. Kontrolloni atë të cilën ju vetë mund ta kontrolloni dhe mësoni t’ju bëhet rutinë kryerja e kontrolleve dhe testeve parandaluese.

Bëhet fjalë për jetën!!!

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura