Gjatë gjithë ditës qëndroni të ulur para tastierës, dhe filloni të ndieni ngurtësi në qafë. Dy herë qëlloni me raketë topin e tenisit dhe menjëherë ndini dhimbje në shpatull. Qëndroni ulur për një kohë të gjatë dhe ndjeni tension në shpinë.
Muskujt e ngurtësuar zakonisht shërohen pas një dite apo dy ditësh pushim. Por nëse vazhdimisht ju shfaqet dhimbje veçanërisht në pjesën e supeve, në qafë dhe në shtyllën kurrizore dhe vërtet nuk mund të vendosni gishtin në atë zonë ku keni dhimbje atëherë është e mundur që të keni një pikë të inflamuar (trigger point).
‘Rënkimi’ vë në dukje dhimbjen
Pikat e inflamacionit janë nyje të forta dhe të tendosura të muskujve të cilët nuk mund të relaksohen. Këto pika kryesisht gjenden tek muskujt të cilët shtrihen nga baza e kokës deri në mes të shpinës dhe nëpërmjet shpatullës.
Mund të shfaqen më shumë pika inflamuese në një muskul. Fibrat e muskujve janë gjithmonë më të dendura dhe muskuli është më i tendosur. Kur të ushtroni presion me gisht dhimbja përhapet në të gjithë zonën e muskulit.
Relaksoni muskujt
Dhimbja e shfaqur për shkak të pikave të inflamuara është mjaft e zakonshme. Për fat të mirë ekzistojnë shumë mënyra për të shpëtuar prej tyre.
– Masazh. Masazhi profesional mund t’ju çlirojë nga dhimbja t’ju relaksojë muskujt. Gjithmonë zgjidhni fizioterapeut profesionalë dhe të kualifikuar. Trajtimi i pakualifikuar jo vetë që nuk do të lehtësojë dhimbjen, gjithashtu mund t’ju shkaktojë lëndime dhe komplikime të cilat kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore për t’u trajtuar dhe rehabilituar.
– Lehtësoni dhimbjen. Ilaçet antiinflamatore mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen e muskujve.
– Gjeni rrënjët e problemit. Mundohuni që të mendoni se çfarë mund të ketë ndikim për këtë gjendje. Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në formimin e pikave inflamatore si psh: mbajtja e trupit në pozicion të gabuar, të qëndruarit ulur jo siç duhet në vëndin e punës, të fjeturit në pozicion të gabuar, madje edhe stresi mendor mund t’a provokojë këtë dukuri. Për këtë arsye duhet të gjeni rrënjët e këtij problemi pasi çdo ngurtësim i mëtejshëm mund të shkaktoj problem më serioz.
– Vini trupin në lëvizje. Gjimnastika është një mënyrë vërtet efektive për të luftuar pikat e inflamuara.bëni ushtrime për forcim, notoni ose bëni lëvizje të ndryshme të cilat do të aktivizojnë shpatullat dhe qafën tuaj. Në këtë mënyrë jo vetëm që i forconi dhe zgjasni muskujt por gjithashtu i furnizoni më tepër me gjak dhe me përbërje ushqyese dhe i pastroni nga toksinat.
– Nëse këto këshilla nuk ju ndihmojnë në lirimin e dhimbjeve të qafës, të shpatullave dhe shpinës, ndërsa dhimbja fillon t’ju bezdisë në aktivitet e përditshme që ju bëni, atëherë është koha për të kryer vizitë tek mjeku.
– Fizioterapia mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre pikave.
– Por megjithatë, mënyra më e mirë për të parandaluar këtë dukuri, është që të bëni kujdes gjetë lëvizjeve dhe mekanikave të trupit tuaj, dhe të gjeni një mënyrë të shëndetshme për të mënjanuar stresin.
– Stresi është bërë një pjesë normale e jetës tonë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është që të përballemi me të si mendërisht edhe fizikisht. Kryerja e ushtrimeve mund të na ndihmojë për të arritur këtë qëllim.