Kryerja e kontrolleve të rregullta mund t’ju shpëtojë jetën

Kanceri i gjirit shërohet, por duhet të zbulohet në kohë. Në vijim ju shpjegojmë se cilat teste dhe procedura përdoren në diagnozën e kancerit të gjirit:

Ekzaminimi klinik i gjirit

Doktori do të kryej një kontroll të gjinjvë tuaj, në mënyrë që të përcaktojë nëse ndodhen kokrra apo anomali të tjera në gji.

Mamografi

Mamografia ka të bëjë me imazhin e gjirit. Këto pajisje zakonisht përdoren për diagnozën e kancerit të gjirit. Për çdo grua mbi moshën 40 vjeçare rekomandohet kryerja e mamografisë një herë në vit. Nëse keni në familje të sëmurë nga kanceri i gjirit, me kontrollet mamografike duhet të fillohet shumë më herët.

Ultratinguj për gjirin

Ultratingulli bën fotografime të pjesëve të gjirit të cilat ndodhen shumë më thellë në brendësi. Ultratingulli mund të ndihmojë në dallimin e masës solide të gjirit dhe kistit të mbushur me lëng. Kontrolli me ultratinguj rekomandohet të kryhet edhe nga gratë më të reja në moshë.

Mënjanimi i qelizës mostër nga gjiri për tu ekzaminuar (biopsia)

Mostra e marrë për biopsi dërgohet në laboratori për t’u analizuar. Patologët përcaktojnë nëse bëhet fjalë për qeliza kancerogjene apo jo. Mostra gjithashtu analizohet me qëllim për të përcaktuar llojin e qelizave që ndodhen brenda gjirit, fazën në të cilën ndodhet kanceri dhe nëse këto qeliza kancerogjene kanë hormone apo receptorë të tjerë të cilët mund të ndikojnë në trajtim.

Rezonanca magnetike (MRI) për filmimin e gjirit

Rezonanca magnetike përdor magnet dhe radio rreze në mënyrë që të bëjë fotografim në pjesën e brendshme të gjirit. Në varësi të gjendjes së pacientit, është e mundur të nevojiten edhe ekzaminime të tjera.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura