Si ti ndihmoni vetes nëse keni kapsllëk

Fryrja e barkut është vetëm një nga shenjat të cilat i ndjejnë personat të ilet kanë problem me kapsllëkun. Kapsllëku paraqitet si rezultat i lëvizjes së vështirësuar të zorrëve ose kur lëvizjet e tilla paraqiten shumë rrallë nga normalja. Frekuenca e lëvizjes së zorrëve është e ndryshme te çdo njeri. Nëse dukuria e këtillë zgjat më shumë se tre ditë, përpiquni ta pengoni këtë gjendje duke filluar nga stili i jetës dhe ndryshimi i ushqimit.

Zgjidhja është e thjeshtë

Ekzistojnë tre shkaqe pse keni kapsllëk: nuk ushqeheni shëndetshëm, nuk pini ujë të mjaftueshëm dhe nuk stërviteni. Nëse keni kapsllëk, përpiquni t’i ndryshoni këto tre shprehi. Për një kohë të shkurtër do të vëreni ndryshime pozitive. Në këtë mënyrë do të shmangeni të shkoni te mjeku ose të pini ilae të caktuara për shpejtimin e aktivitetit të zorrëve.

Mësojeni trupin në rutinë

Bëjeni rutinë shkuarjen në tualet. Pothuaj të gjithë në mëngjes shpejtojmë të dalim sa më shpejtë nga shtëpia. Përpiquni që t’i krijoni shprehi trupit që zbrazjen e zorrëve ta bëni ta bëjë në periudhë të caktuar të ditës. Bile edhe kur nuk ndjeni nevojë, daljen në tualet bëjeni si ritual. Periudha më e mirë për këtë është një kohë e shkurtër pas shujtës, pasi që atëherë sistemi gastrointestinal është i zgjuar dhe aktiv.

Filloni ndryshimin me atë që mëngjesin do ta hani pak më herët se zakonisht. Ushqimin i stimulon dhe i shpejton lëvizjet e zorrëve. Po ashtu, është e rëndësishme që mos ta anuloni instinktin për zbrazjen e zorrëve. Anulimi i zbrazjes së zorrëve mund ta keqësojë gjendjen me kapsllëkun.

Vështrojeni pjatën tuaj

Kapsllëku mund të paraqitet nëse keni vendosur mënyrë të caktuar të ushqimit, që tërësisht i përjashton yndyrat. Çdo ndryshim i shpejtë shkakton gjendje të papritur për organizimin. Përfshini pemët, perimet dhe ushqimin e pasur me fije dietale në menynë tuaj të përditshme.

Nëse kapsllëku zgjat më shumë ditë dhe është e shoqëruar me dhimbje, konsultohuni me mjekun tuaj.

Shpërndaj