Kur do të lindë foshnja, prindërit rregullisht e dërgojnë te pediatri, ndërsa këto kontrolle vazhdojnë edhe gjatë fëmijërisë. Por, shumë prindër janë të habitur rreth asaj se kur duhet të fillojnë me kontrollet stomatologjike të fëmijëve dhe kujdesin për dhëmbët.
Stomatologët e Repartit për stomatologji në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” sqarojnë se dhëmbët e qumështit edhe pse zëvendësohen, ata janë mbrojtës së hapësirës për dhëmbët e përhershëm dhe se është e rëndësishme që të ruhen të shëndetshme një periudhë më të gjatë kohore. Ata thonë se me daljen e dhëmbit të parë ose pas ditëlindjes së parë të fëmijës duhet të dërgohet për kontroll stomatologjik.
“Shumë prindër janë të befasuar dhe pyesin pse aq herët. Në të kaluarën rekomandohej që fëmijët të dërgohen te stomatologu kur ti mbushin tre vjet. Por, në atë moshë dëmi është shkaktuar me dhëmbët e prishur dhe zbrazëtirat. Vizitat e rregullta te stomatologu nuk do të thotë vetëm ndreqja e dhëmbëve, por edhe kontrolle dhe intervenime parandaluese, të cilat janë të padhembshme dhe do ta zgjatin jetën e dhëmbëve”, thonë stomatologët.
Ata sqarojnë se në rastin më të keq nëse bakteri i sulmon dhëmbët më shpejt mund të përhapet dhe përmes dhëmbit mund të hyjë në eshtër dhe të shkaktojë infektim.
“Bakteri në dhëmbët e qumështit mund të ndikojë mbi formimin e zmaltit të dhëmbëve të përhershme dhe ato të dëmtohen dhe shpejt të prishen”, sqarojnë stomatologët.
Kontrollin stomatologjik prezantoni si diçka zbavitëse
Vizita te stomatologu për shumë prindër është shumë me stres, pasi që nuk e dinë se si do të reagojë fëmija e tyre. Mjekët këshillojnë që kontrollet stomatologjike, prindërit t’ua prezantojnë fëmijëve si diçka e zbavitur, si shenjë se është rritur.
“Thoni fëmijës suaj se do të numërojë, ngjyrosë dhe do të marre fotografi të dhëmbëve të tija. Duke e sqaruar kontrollin, fëmija më mirë do ta kuptojë vizitën. Bindeni të voglin se stomatologu dhe personeli do të jenë të kujdesshëm me atë”, thonë stomatologët.
Pijet e ëmbëlsuara me sheqer janë armiku i parë i dhëmbëve të shëndetshëm
Që të mbrohen sa më gjatë dhëmbët e parë të qumështit, e pastaj edhe dhëmbët e përhershëm, stomatologët këshillojnë që të ketë kujdes me ushqimin. Ata thonë se fëmijës më shpesh nuk duhet t’i jepen pije të ëmbëlsuara, pasi që shumica prej tyre përmbajnë vetëm sheqer dhe nuk janë të ushqyeshëm për fëmijët.
“Nëse fëmija juaj duhet të pije lëng, atëherë ndiqni rregullën 1-23, gjegjësisht vetëm një gotë lëng në ditë, bashkë me dy gota qumësht dhe tre gota ujë. Shujta më e mirë për fëmijët vjen prej pemëve dhe perimeve të freskëta, qumështit, djathit dhe jogurtit”, thonë stomatologët.
Para gjumit larja e domosdoshme e dhëmbëve
Për mbrojtjen e dhëmbëve kushti themelor dhe më i rëndësishëm është larja e tyre e rregullt. Me higjienën orale duhet të fillohet që me dhëmbin e parë. Fëmija deri në moshën 6 vjeçare nuk është në gjendje që në mënyrë efikase t’i pastroje dhëmbët. Ato duhet të lahen dy herë në ditë, së paku nga 2-3 minuta. Fura për dhëmbë është për përdorim personal dhe duhet të zëvendësohet të paktën në gjashtë muaj.
Furça duhet të jetë e thatë dhe në atë vendoset pak pastë për dhëmbë. Mbahet nën kënd prej 45 shkallë dhe pastrimi duhet të jetë i butë me lëvizje vertikale dhe atë prej lartë poshtë në nofullën e sipërme dhe prej poshtë lartë në nofullën e poshtme. E gjithë sipërfaqja e dhëmbëve duhet të pastrohet. Kur fëmija do të jetë në mundësi që vetë t’i pastrojë dhëmbët, prindërit duhet t’i ndihmojnë dhe a kontrollojnë gradualisht, veçanërisht te pastrimi në mbrëmje, që është më i rëndësishëm. Mënyra më e mirë është fëmija të mësojë prej prindërve dhe bashkë t’i lajnë dhëmbët.
Para nisjes në shkollë patjetër te stomatologu
Mjekët rekomandojnë që para nisjes në shkollë fëmija duhet të dërgohet për kontroll stomatologjik, pasi që fillon cikël i r jetësor, kur fillon edhe rritja e dhëmbëve të parë të përhershëm.
“Vizita te stomatologu nuk duhet ta anulohet deri te dhëmbi i parë që lëvizë. Shpesh ndodh që dhëmbi i qumështit të mos lëkundet, por të rritet dhëmb i ri, shpesh i shtrembët për shkak të vendit të pamjaftueshëm në vargun e dhëmbëve. Nëse rregullisht shkoni te stomatologu, situatat e këtilla d të zbulohen me kohë dhe do të trajtohen në mënyrë adekuate. Prej tyre varet çfarë dhëmbë de buzëqeshje do të ketë fëmija juaj”, thonë stomatologët.
Dhëmbët e përhershëm të lyhen
Pas daljes së dhëmballëve të parë, në gojë ka akoma dhëmbë qumështi. Që të mbrohen dhëmbët e përhershëm ato lyhen me materie speciale. Me këtë zvogëlohet mundësia që të prishet dhëmbi, pas që ushqimi nuk mbetet në fisurat e lyera.