Dhurimi i qelizave vezore

Gëzimi i një gruaje kur bëhet nënë është i papërshkueshëm, në momentin kur mban në duar fëmijën e saj, ajo mbushet me forcë për të kapërcyer çdo pengesë. Në disa raste, nuk është e mjaftueshme vetëm dëshira dhe këmbëngulja. Për fat të keq, disa gra nuk arrijnë të kenë fëmijë në rrugë natyrale. Por me risitë të cilat janë aktuale në teknologjitë riprodhuese të asistuara, ekziston mundësia për të arritur shtatzëninë me vezë të dhuruara.  Aneta Anevska Mitrevska, embriologe në ‘Acibadem Sistina’ shpjegon më shumë për procedurën e re e cila zbatohet në qendrën e riprodhimit të asistuar.

Gëzimi i një gruaje kur bëhet nënë është i papërshkueshëm, në momentin kur mban në duar fëmijën e saj, ajo mbushet me forcë për të kapërcyer çdo pengesë. Në disa raste, nuk është e mjaftueshme vetëm dëshira dhe këmbëngulja. Për fat të keq, disa gra nuk arrijnë të kenë fëmijë në rrugë natyrale. Por me risitë të cilat janë aktuale në teknologjitë riprodhuese të asistuara, ekziston mundësia për të arritur shtatzëninë me vezë të dhuruara.  Aneta Anevska Mitrevska, embriologe në ‘Acibadem Sistina’ shpjegon më shumë për procedurën e re e cila zbatohet në qendrën e riprodhimit të asistuar.

 Shkaqet

Shkaqet nga të cilat gratë nuk mund të mbeten shtatzënë në rrugë natyrale janë: operacioni ovarian, dëmtimi i vezoreve pas kimioterapisë apo rrezatimit, menopauza e parakohëshme, mungesë kongjenitale e vezoreve, kur gruaja është bartëse e ndonjë sëmundjeje gjenitale, dështimet e përsëritura pas IVF me vezët e veta, abortet spontane ose mos reagimi i stimulimeve të vezoreve. Dhurimi i qelizave vezore është shpresa e fundit për çiftet të cilët mundohen të kenë fëmijë, të cilët akoma nuk kanë formuar familje. Gjasat për shtatzëni të suksesshme pas IVF-së me përdorim të qelizaqve vezore të dhuruara janë dukshëm më të mëdha në krahasim me IVF-në e kryer me vezore të vetë pacientes për shkak të disa arsyeve: mosha e re e dhuruesit, pjelloria e saj e provuar dhe gjendja e mirë shëndetësore. Shkalla e përqindjes së shtatzënisë klinike nga programi për dhurimin e qelizave vezore është më e madhe se 60%. Dhurimi i qelizave vezore ka bërë të mundur për këto gra të përjetojnë gëzimet e shtatzënisë, dhe krijimin e një lidhjeje të fortë familjare.

Si funksionon dhurimi?

Disa pacientë e nisin udhëtimin e tyre për tu bërë prindër duke kërkuar klinikën më të mirë për IVF, disa të tjerë duke kërkuar dhurues, ndërkohë që disa të tjerë i kërkojnë të dyja në të njejtën kohë. Programi i qelizave vezore përbëhet nga fazat e mëposhtme:

Përgatitja – për tu përgatitur për programin, pacjetntja dhe partneri i saj duhet domosdoshmërisht të kryejnë një kontroll mjekësor , më pas mjeku do ti mundësojë pacientes një protokoll – skemën e ilaçeve  të cilat duhet  t’i marrë pacientja me qëllim për tu përgatitur për transferimin e embrionit (embriotransfer);

Përzgjedhja e dhuruesve – Çdo pacient ka të drejtë të përzgjedhë dhuruesin nga katalogu i bankës, të cilët kanë marrë foto të dhuruesve kur ata kanë qenë bebe. Për çdo dhurues  ekzistojnë veçori të tilla si gjatësia, pesha, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve, grupi i gjakut si dhe BMI. Shkalla e suksesit me përdorimin e qelizave vezore varet nga mosha e dhuruesit si dhe nga numri dhe cilësia e qelizave vezore.

Shkrirja e qelizave vezore dhe fekondimi- falë përzgjedhjes së kujdesshme të dhuruesit dhe monitorimit të vazhdueshëm të rezultateve të çdo cikli të dhuruesve, profosionalizmi i lartë i këtyre embriologëve të angazhuar dhe pajisje krejtësisht e re, shkalla e qelizave vezore të mbijetuara, shkalla e fekondimit të tyre është jashtzakonisht e lartë.

Transferimi i embrionit – kryhet 2,3 ose 5 ditë pas fekondimit të qelizave vezore gjatë të cilave në mitër vendoset një ose dy embrione. Embrionet e tjera cilësore mund të ngrihen me qëllim që të përdoren në një cikël të mëvonshëm të pacientes.

Mbështetja hormonale – pas transferimit embrional pacientja marr ilaçe për 14 ditë, deri në testin e shtatzënisë i cili nëse është pozitiv ilaçet duhet të vazhdohen deri në 8 ditët e ardhshme, deri në javën e 12 të shtatzënisë.

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ ka nënshkruar një kontratë me bankën më të madhe europiane  për qeliza vezore „First egg bank” Pacientet të cilat kanë nevojë për dhurim të qelizave vezore në procesin e riprodhimit të asistuar, do të mund ti marrin në “Acibadem Sistina”pa patur nevojë që të udhëtojnë jashtë vendit. Qelizat vezore të  dhuruara janë të cilësisë më të lartë sipas kritereve europiane, në to, është bërë skrining për kontrollin e infeksioneve dhe sëmundjeve të trashëguara.

 

 

Shpërndaj