A mundet HPV të shkaktojë kancer në qafën e mitrës?

Human Papilloma Virus (HPV) është infeksioni viral më i shpeshtë në sistemin riprodhues.  Numri më i madh i meshkujve dhe i femrave të cilët janë seksualisht aktivë mund të infektohen dhe të ri-infektohen në një periudhë të caktuar të jetës.  Sipas Dr. Kornelija Trajkova, gjinekologe në spitalin klinik Acibadem Sistina, infeksioni me HPV  zakonisht zhduket në mënyrë spontane, por ekziston rreziku tek çdo grua  që ky infeksion të bëhet kronik dhe të shkaktoj ndryshime të qelizave në qafën e mitrës, lezione parakanceroze të cilat nëse nuk zbulohen dhe trajtohen në kohë, shndërrohen në kancer invaziv. Konsiderohet se për zhvillimin e kancerit, tek gratë me sistem normal imunitar janë të nevojshme 15-20 vjet, ndërsa 5-10 vjet tek gratë me sistem të reduktuar imunitar, siç është për shembull  infeksioni HIV i patrajtuar.

Llojet e HPV

Janë mbi 100 lloje të izoluara të HPV, të paktën 13 prej tyre janë me rrezik të lartë, të cilët shkaktojnë lezione parakancerogjene dhe kancer në qafën e mitrës. Sipas statistikave, pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës janë të shkaktuara nga HPV me rrezik të lartë, dhe pothuajse 70% e lezioneve parakancerogjene dhe kancereve në qafën e mitrës janë izoluar llojet 16 dhe 18. HPV mund të shkaktojë edhe kancer të anusit, vulvës, vaginës dhe penisit. Faktorët e rrezikut për shfaqjen e infeksionit kronik HPV dhe zhvillimit të kancerit janë:  fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale, ndërrimi i shumë partnerëve seksualë, pirja e duhanit, rënia e imunitetit (infeksioni HIV). Llojet e HPV me rrezik të ulët (zakonisht 6 dhe 11) janë shkak për shfaqjen e të ashtuquajturës  lythat kondilom gjenitalë  dhe papilomatozës respiratore.

Simptomat

Infeksioni me HPV nuk shkakton asnjë simptomë dhe zakonisht tërhiqet në mënyrë spontane. Por infeksioni kronik me disa lloje të caktuara të HPV  shkaktojnë lezione parakancerogjene  dhe kancer. Simptomat shfaqen shumë vonë, atëherë kur kanceri është në një fazë të avancuar, këtu përfshihet çrregullimi i menstruacioneve dhe gjakderdhja pas marrëdhënies seksuale, dhimbje shpine, dhimbje të këmbëve , pelvisit, dobësi, humbje të peshës trupore, humbje të oreksit, siklet apo parehati në vaginë, rrjedhje intensive të vaginës të shoqëruar me erë të pakëndshme, ënjtje të këmbëve, etj.

Vendosja e diagnozës

Për shkak se infeksioni HPV nuk  ka simptoma, shenja e parë alarmante e cila tregon se diçka po ndodh në organizmin tuaj është rezultati i PAP tesit. Në rast se virusi HPV është i pranishëm,  mund të bëni edhe shqyrtime të tjera shtesë siç është tipizimi i HPV. Prania e HPV, pa ndryshime të qelizave nuk do të thotë se ju duhet të filloni menjëherë me trajtimin, por gjendja apo situata të monitorohet rregullisht.  Nën rrezik të lartë janë gratë të cilat janë të prekura nga lloji i HPV me rrezik të lartë.  Ato, përveç kryerjes së PAP testeve të rregullta, duhet të kryejnë edhe kontrolle kolposkopike. Gjetja e CIN (neoplasia intraepitelial cervical) është një tregues i marrjes së mostrës së indeve nga sipëfaqja e qafës së mitrës dhe  kanalit cervikal për marrjen e diagnozës përfundimtare  dhe për planin e trajtimit të mëtejshëm.

Trajtimi i kancerit në qafën e mitrës

Kanceri cervikal (i qafës së mitrës) është një nga kanceret e rralla të cilat kanë prekursorë ose ndryshime premalinje të cilat mund të detektohen thjeshtë dhe të trajtohen duke parandaluar përparimin e tyre.  Pas detektimit, kryhen një seri procedurash diagnostikuese për klasifikimin e fazës së sëmundjes, që është dhe baza për vendimin mbi mënyrën dhe llojin e trajtimit. Kirurgjia, kimioterapia dhe terapia rrezatuese janë metoda të cilat përdoren për trajtimin e kancerit në mitër. 

Shpërndaj