Pesë komplikime serioze të cilat mund të shfaqen gjatë përdorimit jo racional të antibiotikëve

Pirja e antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, mund të shkaktojë pasoja të cilat me siguri as që i keni menduar. A e dini se përdorimi i tyre në mënyrë të papërshtatshme apo të panevojshme, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave si dhe dëmtime serioze të mëlçisë?

Antibiotikët janë ilaçe të cilat ndikojnë me sukses në trajtimin e baktereve. Por, ato ndikojnë me suskses vetëm nëse merren me rekomandimin e mjekut dhe në dozën e duhur. Në të kundërt, ato mund të jenë krejtësisht të padobishëm, madje, mund të shkaktojnë edhe komplikime të tjera shëndetësore. Mos harroni se, antibiotokët nuk janë ilaçe të cilat i pini kur ju dhemb koka apo kur keni temperaturë. Shpesh ndodh që nënat ti japin antibiotik fëmijës, kur vërejnë se fëmija ka temperaturë, por temperaturë nuk shfaqet vetëm si rezultat i infeksionit bakterial, prandaj ky vendim është i paqëndrueshëm.

Rezistenca e baktereve mund të jetë vdekjeprurëse

Kur bakteria bëhet rezistente ndaj antibiotikut, atëherë, ky i fundit e humbet ndikimin e tij dhe nuk mund të veprojë në shkatërrimin e bakteres. Si rezultat i kësaj, sëmundja mund të zgjasë më tepër duke humbur kohë dhe duke shpenzuar më tepër para në kërkim të ilaçit të duhur.

Pesë problemet më të mëdha të shkaktuara nga përdorimi i pakontrolluar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve

Antibiotikët bëjnë pjesë në grupin e ilaçeve të rënda të cilat mund të shkaktojnë efekte anësore në rast se abuzohet me përdorimin e tyre.

Reaksionet alergjike të rënda: Duke filluar nga shkalla më e lehtë e reaksioneve alergjike të shoqëruara me kruarje të lëkurës, deri tek alergjitë të cilat mund të shkaktojnë vdekjen.

Dëmtim të mëlçisë: Përdorimi i gabuar i antibiotikëve mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë.  Për të matur shkallën e dëmtimit, duhen bërë analizat e gjakut. Pacientët të cilët kanë funksion të dëmtuar të mëlçisë, duhet të shmangin përdorimin e antibiotikëve të cilët përpunohen në mëlçi.

Dobësim të veshkave: Antibiotikët mund të kenë efekt toksik mbi veshkat dhe mund të jenë shkak për shfaqjen e dobësimit të tyre. Të paktën 5% e rasteve të dobësimit të veshkave janë të shkaktuara nga keqpërdorimi i antibiotikëve.

Diarre: Antibiotikët i shkatërrojnë edhe bakteret e mira të cilat jetojnë normalisht tek zorrët, duke shkaktuar në këtë mënyrë shfaqjen e diarresë. Në disa raste të caktuara mund të shfaqet edhe gjak në jashtëqitje.

Mbipeshë: Studimet e fundit kanë treguar se personat të cilët gjatë fëmijërisë së tyre kanë pirë shpesh antibiotikë, janë më tepër të rrezikuar nga shfaqja e mbipeshës trupore.

Çrregullim digjestiv: Përveç shfaqjes së diarresë, antibiotikët kanë edhe efekte të tjera anësore si: përzierje, të vjella dhe dhimbje barku.

Tregohuni të kujdesshëm gjatë përdorimit të antibiotikëve:

  1. Nëse nuk i keni marrë me rekomandim të mjekut. Antibiotikët nuk ndikojnë ndaj griprave.
  2. Mos pini antibiotik vetëm sepse miku juaj  ka pirë kur ka pasur të njejtat simptoma me ju.
  3. Mos e ndërprisni dozën vetëm sepse tani ndiheni më mirë. Merreni të gjithë dozën e rekomanduar nga mjeku. Ndërprerja apo kapërcimi i dozës mund ta bëjë bakteren rezistente ndaj këtij ilaçi.

Shpërndaj