Tumori në tru është një masë e qelizave abnormale (jo normale) të cilat rriten dhe përhapen në tru. Ekzistojnë lloje të ndryshme të tumorit, disa prej tyre janë beninje dhe disa të tjera malinje. Tumori mund të fillojë të zhvillohet në tru ose të përhapet nga truri në pjesë të tjera të trupit (metastaza e trurit). Çdo tumor zhvillohet në mënyrë të ndryshme, dhe simptomat të cilat manifestohen varen nga presioni i shkaktuar nga rritja e tyre, apo nga vendi në të cilin rritet. Cilat janë simptomat të cilat manifestohen nga tumori në tru, përgjigje morëm nga Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Simptomat më të zakonshme
Simptomat më të zakonshme të tumorit në tru, për shkak të të cilave pacientët paraqiten tek mjeku, është dhimbja e kokës dhe kriza të cilat mund të përfundojnë me humbje të vetëdijes. Por nuk duhet të bëni panik, apo menjëherë të dyshoni se keni tumor nëse ndjeni dhimbje koke. Këto simptoma janë të përbashkëta edhe me sëmundje të tjera. Në rast se keni dhimbje të vazhdueshme të kokës, është e rëndësishme që të paraqiteni tek mjeku për të përcaktuar shkakun e dhimbjes.
Simptomat e shfaqura si shkak i rritjes së presionit në kokë
Kafka është e përbërë nga kocka, dhe për këtë arsye, hapësira në të cilën ndodhet truri është e kufizuar. Rritja e tumorit shkakton presion në këtë hapësirë të kufizuar. Kjo quhet rritje e presionit intrakranial. Rritja e presionit manifestohet me simptomat e mëposhtme:
Dhimbje koke
Nëse dhimbja e kokës ndodh për shkak të tumorit në tru, ka tendencë për tu përkeqësuar. Por, tek disa pacientë në fillim shfaqet me dhimbje koke të lehta, të cilat zgjasin për një kohë të gjatë. Disa pacientë zgjohen çdo ditë me dhimbje të forta koke, të cilat gjatë ditës lehtësohen gradualisht. Por, me rritjen e tumorit, rritet edhe presioni dhe dhimbjet e kokës bëhen më të theksuara, në momentin kur përkuleni, teshtini, kur kryeni ushtrime, madje edhe kur bërtisni. Menjëherë duhet të paraqiteni tek mjeku nëse:
- Keni dhimbje të forta koke, veçanërisht kur zgjoheni në mëngjes
- Keni shfaqje të dhimbjes së kokës të cilën nuk e keni pasur më parë
- Keni dhimbje të shpeshta koke
- Keni dhimbje koke dhe të përzjera në të njejtën kohë
- Neveritje
- Tumori në tru mund të shkaktojë të përziera të cilat janë më të theksuara në mëngjes
Përgjumje
Përgjumja zakonisht është një simptomë e tumorit në tru e cila shfaqet vonë. Me rritjen e tumorit rritet edhe presioni në kokë dhe mund t’ju flihet më tepër se zakonisht, madje mund të flini pa e kuptuar gjatë ditës.
Problememe sytë
Rritja e presionit intrakranial mund të shkaktojë probleme me shikimin. Prandaj, nëse keni probleme me sytë, kontaktoni menjëherë mjekun, veçanërisht nëse ky problem nuk mund të korrigjohet me anë të syzeve. Këtu përfshihet: shikimi i paqartë, i shikoni gjërat sikur lundrojnë, iu duket sikur shikoni në tunel, ose ju ndodh që ta humbisni shikimin dhe më pas ju rikthet përsëri. Gjatë kontrollit për sy, mund të diagnostikohet presioni intrakranial.
Sulme (konvulsione)
Sulmet janë një nga simptomat më të shpeshta të shkaktuara nga tumori në tru. Mund të manifestohen me dridhje, ose me ngërç (ngurtësim) të dorës apo të këmbës. Disa sulme mund të shkaktojnë humbje momentale të vetëdijes.
Simptomat si pasojë e pozicionit në tru
Simptomat që shfaqen nga tomori në tru, varen nga lokalizimi i tij. Me rritjen e tumorit krijohet presion mbi indin e trurit përreth. Si pasojë e presionit, manifestohen simptoma në varësi të atij funksioni të cilin e kontrollon ajo pjesë të trurit. Këtu bëjnë pjesë simptoma të cilat mund të shkaktohen nga tumore të cilat gjenden në pjesë të ndryshme të trurit dhe të palcës kurrizore. Nëse tumori gjendet në:
Lobusin frontal (ballor): ndryshime të personalitetit, humbje e interest për jetën (apati), vështirësi në planifikim dhe organizim, agresivitet, dobësi në një pjesë të fytyrës ose në një anë të trupit, vështirësi gjatë ecjes, humbje të ndjenjës së nuhatjes, si dhe probleme me shikimin dhe të folurit.
Lubusi temporal (i përkohshëm): nuk mbani mend fjalë, humbje kujtese për një kohë të shkurtër, dëgjim zërash përreth kokës…
Lobusi parietal: vështirësi në të folur, problem me shkrimin dhe leximin, humbje ndjesie në ndonjë pjesë të trupit.
Lobusi occipital (i zverkut): problem me shikimin ose humbje të një pjesë të shikimit.
Truri i vogël: koordimnim i dobët, moskontrollim i lëvizjes së syve, ngurtësim i qafës, marramendje.
Trungu i trurit: probleme me koordinimin, rënie të kapakëve të syrit , shtrembërim i gojës, vështirësi në gëlltitje, vështirësi me të folurin, shikim jo të qartë (dopjo/ të dyfishtë).
Palca kurrizore: dhimbje dhe ngurtësim në shpinë, dobësi të duave apo të këmbëve, moskontrollim të fshikëzës së urinës dhe zorrës së trashë.
Hipofiza: cikle jo të rregullta tek gratë, infertilitet tek meshkujt dhe tek gratë, mungesë energjie, rritje të peshës trupore, ndryshime të gjendjes së humorit, presion të lartë të gjakut, diabet. E rëndësishme është që të mbani mend simptomat e përmendura më lart janë edhe shkak i shumë sëmundjeve të tjera. Por gjithëse, nëse i ndjeni, duhet patjetër të paraqiteni tek mjeku. Mjeku do t’ju vizitojë dhe në rast se ekziston dyshim për praninë e tumorit do t’ju rekomandojë që të vizitoni mjekun specialist për kryerjen e shqyrtimeve të mëtejshme.