Departamenti për riprodhim të asistuar në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ka implementuar teknologjitë më të fundit në këtë fushë. Falë ekipit të gjinekologëve tashmë të provuar, shkalla e suksesit është në nivelin e qendrave të larta të IVF-së, dhe shkon mbi 50%. Pas 16 vitesh përkushtim dhe përmirësim profesional, historitë e përditshme të lumtura janë prova jonë më e madhe e cila tregon se ne jemi bërë lider në rajon. Në qendrën e riprodhimit të asistuar, punon një ekip gjinekologësh, embriologësh, andrologësh, të pajisur me:

Laboratori embriologjike

  • Dy karrige laminare në të cilat mund punojnë katër embriologë në të njejtën kohë.
  • Dy mikromanipulues
  • Tre stereo dhe dy mikroskopë të invertuar
  • Tre inkubatorë
  • Pajisje për kriokonservimin e qelizave vezore, embrioneve, indit të testiseve dhe indit të vezoreve
  • Pajisje për kryerjen e papenguar të teknologjive bashkëkohore APT

Pjesa gjinekologjike

  • Sallë operative për aspirimin e folikulave me ultratingull
  • Sallë për embriotransfer me ultratingull
  • Tre ambulanca të pajisura në mënyrë moderne
  • Tre dhoma të veçanta për qëndrimin e pacienteve në spital ditor
  • Tre dhoma spitalore moderne, me një shtrat dhe me tualet

Teknika për riprodhim të asistuar

  • Inseminimi intrauterin me spermë të përpunuar të bashkëshortit ose të dhuruesit
  • Fekondim jashtëtrupor ( IVF, ICSI, TESE, TESA)
  • Krioprezervimi (ngrirja) e qelizave vezore, spermatozoideve, embrioneve, indit të testiseve dhe indit të vezoreve
  • Dhurim i spermës (nga Banka më e madhe CRYOS për dhurimin e spermës nga Danimarka)
  • Dhurimi i embrioneve
  • Dhurimi i qelizave vezore ( nga Banka më e madhe për dhurimin e qelizave vezore First Egg Bank, pjesë e spitalit të njohur “Intersono”)
  • Metoda PICSI
  • Metoda më e re e ngrirjes së shpejtë të embrioneve dhe qelizave vezore
  • Nuk ka kufizim të moshës për kryerjen e procedurës së IVF-së

Teknikat dhe teknologjitë bashkëkohore

Assisted hatching – për të implantuar embrionin në mitër, duhet të çlirohet nga zona pellucida, një cipë e hollë e cila e mbështjell embrionin. Procesi gjatë të cilit çlirohet embrioni nga zona pellucida, quhet hatching. Ky proces mund të lehtësohet në mënyrë të tillë që pak para transferimit të embrionit bëhet një hapje e hollë e zonës pellucida. Në klinikën tonë kjo procedurë kryhet me anë të lazerit më të sofistikuar përsa i përket assisted hatching.

Dhurimi i qelizave vezore, spermatozoideve dhe embrionit – Teknikat e riprodhimit të asistuar me dhurim të spermatozoideve rekomandohet për çiftet tek të cilët është diagnostikuar steriliteti absolut mashkullor (azoospermia), atëherë kur ekziston rrezik për transferimin e sëmundjeve gjenetikisht të tranmetueshme tek pasardhësi dhe tek gratë pa partner. Përdorim materiale dhuruese nga Banka më e njohur në Europë, me të cilën kemi vendosur nivelin më të lartë të bashkëpunimit. Teknikat e riprodhimit të asistuar, me qeliza vezore të dhuruara, rekomandohen për gratë të cilat nuk marrin qeliza vezore ose i marrin ato me një cilësi të dobët.

Ngrirja e qelizave vezore – Ngrirja e qelizave vezore në spitalin tonë kryhet me anë të metodës së ngrirjes së shpejtë, domethënë, me anë të vitrifikimit i cili jep rezultate tepër të mira në mbijetesën e qelizave. Ngrirja e qelizave vezore është një metodë e rëndësishme e kriokonservimit  në rastin e:

  • Pacienteve me kancer
  • Pacienteve të cilat duan ta shtyjnë amësinë
  • Pacientet të cilat përjetojnë reduktim të funksionit të vezoreve, dështim të parakohshëm ovarial, ciste ovariale
  • Ngrirja e indeve ovariale

ICSI  është metodë efikase e fekondimit të qelizave vezë kur parametrat e ejakulatit nuk janë optimale ose kur metodat e mëparshme të fertilizimit nuk japin rezultate. Me ndihmën e metodës ICSI edhe rastet më të rënda të shterpësisë mashkullore, siç është numri i vogël i spermatozoideve ose mungesa e spermatozoideve në ejakulat, me sukses mund të trajtohen me metodat IVF. Në këto raste me ndihmën e procedurave të caktuara spermatozoidet merren nga testiset ose nga epididimusi.

PICSI – Zgjedhja e spermës cilësore është çelësi i suksesit të procedurës. Me procedurën PICSI mundësohet zgjedhja e spermatozoideve të pjekura për fekondimin e qelizave vezore. Përzgjedhen spermatozoidet të cilat kanë aftësi për tu lidhur me hyaluronin dhe në këtë mënyrë rriten mundësitë për fekondim të suksesshëm të qelizave vezore, dhe në të njejtën kohë reduktohet mundësia për shfaqjen e abortit spontan.

Infertiliteti mashkullor

Specialistët e Qendrës së infertilitetit mashkullor, ofrojnë një qasje unike dhe ekipore, përsa i përket diagnozës dhe trajtimit të infertilitetit mashkullor. Si Qendra e nivelit më të lartë, ne i ndjekim të gjitha tendencat më të fundit në botë, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë çifteve që të mund të kenë pasardhës. Disponojmë ekipin dhe pajisjet për diagnozën e infertilitetit mashkullor, si dhe të gjitha llojet e trajtimeve mjekësore dhe kirurgjike përsa i përket trajtimit të infertilitetit mashkullor.

Shpërndaj