Tensioni i ulët i gjakut ose hipotensioni nuk njihet lehtë dhe shpesh tek disa njerëz nuk shkakton as simptoma. Megjithatë, ndonjëherë presioni i ulët i gjakut mund të jetë kërcënim për jetën, prandaj kardiologët paralajmërojnë se duhet t’u kushtohet vëmendje shenjave paralajmëruese.
Sipas Dr. Zlatana Petkovska, specialiste në kardiologji nga Departamenti i kardiologjisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shkaqet për paraqitjen e tensionit të ulët të gjakut mund të jenë të ndryshme dhe variojnë nga shkaqe idiopatike, dehidratim deri në gjendje serioze mjekësore. Është e rëndësishme të zbulohet se çfarë e shkakton tensionin e ulët të gjakut me qëllim që të mund të trajtohet, nëse ka nevojë. Hipotensioni është tensioni i ulët i gjakut me një vlera më të ulëta se 100/60 mmHg i matur disa herë në kushtet ambulatore me simptoma.
Si t’i njihni simptomat e tensionit të ulët të gjakut?
Dr. Zllatana Petkovska i përmend këto simptoma:
- shikim i turbullt ose i dobët
- lodhje
- nauze
- marramendje
- humbje e vetëdijes
- problemet e përqendrimit.
Edhe pse secila prej këtyre simptomave është jo specifike dhe nuk do të thotë se keni tension të ulët të gjakut, por nëse ato nuk largohen për një kohë të gjatë ose shfaqen vazhdimisht, mjekët rekomandojnë që bëni një kontroll. Për disa njerëz, tensioni i ulët i gjakut mund të jetë një shenjë për një gjendjeje shëndetësore, veçanërisht kur ai bie papritur ose shfaqet me simptoma të caktuara.
EKZAIMINIMI TEK KARDIOLOGU
Tek personat me hipotension duhet të ngritën vlerat e tensionit të gjakut dhe të reduktohen simptomat, të konsumohet kripës në ushqim, të pihen më shumë lëngje, personat të merren me aktivitet fizik dhe në raste të jashtëzakonshme të merret terapi medikamentoze. Prandaj, rekomandohet që pacientët fillimisht t’i nënshtrohen një ekzaminimi kardiologjik, i cili përfshin një bisedë me një kardiolog, auskultim të zemrës dhe një EKG për të vërtetuar nëse pacienti ka ndonjë faktor rreziku dhe nëse ka shenja të ndonjë sëmundje kardiovaskulare.
Nëse pacienti ka shenja për një sëmundje kardiovaskulare, bëhet diagnostikimi i sëmundjes, pra bëhen ekzaminime të mëtejshme kardiologjike (ekokardiografi, 24 ABP, stres test koronar, holter 24 orësh për ritëm…), me qëllim që të trajtohet në mënyrën e duhur dhe merren rekomandimet për ekzaminime të rregullta kardiologjike.
Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” punon një ekip kardiologësh joinvazivë, interventë dhe elektrofiziologësh me përvojë, i cili mbulon të gjitha segmentet e problematikës kardiologjike. Mjekët tanë me shumë përvojë në punën e tyre të përditshme promovon masat për kontrollin e faktorëve të rrezikut, si një mënyrë efektive për parandalim dhe trajtim të sëmundjeve kardiovaskulare.