Sinuset janë zgavra kockore të cilat gjenden ndërmjet kockave të fyturës dhe ekzistojnë katër sinuse. Sinuset ballore gjenden mbi sytë në pjesën e vetullave, sinuset maksilare janë në brendësi të secilës prej kockave të mollëzave, etmoidet ndodhen mbi rrënjën e hundës dhe ndërmjet syve, sinoidet në pjesën e sipërme të hundës dhe prapa syve. Shkak për inflamacionin e tyre janë: viruset, bakteret, alergjenet, kimikatet irrituese dhe rrallë herë është myku. Për shkak të rritjes së pranisë të këtyre mikroorganizmave krijohet trashja e mukozës së hundës, dhe në këtë mënyrë sinuset të cilat janë të ngushta, shkarkohen me shumë vështirësi.
Tek personat me imunitet të dobët, shfaqja e inflamacionit e cila manifestohet me simtoma të veçanta është më e lehtë. Përveç dhimbjes së kokës, ndonjëherë edhe migrenës, shfaqen sekrecione, kollë, ndjeshmëri e lartë në pjesën e fytyrës, ndonjëherë edhe rritje e temperaturës.
Pasi inflamacioni të jetë diagnostikuar nga ekspertët mjekimi duhet të fillojë menjëherë, në mënyrë që inflamacioni të mos përhapet në pjesët e tjera të trupit. Gjatë ditëve të ftohta kur gripi është i poranishëm, simptomat të cilat kanë të bëjnë me dhimbjen e kokës, bllokimin e hundës dhe rrjedhjen e sekrecioneve tregojnë se keni problem me sinuset.
Inflamacioni i sinuseve zakonisht fillon me gripin, dhe pas disa ditëve gjendja përmirësohet, megjithatë personat të cilët kanë problem me sinuset asnjëherë nuk shërohen plotësisht. Për fat të keq, problemet me sinuset vazhdojnë. Inflamacioni i sinuseve zakonisht shfaqet si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të temperaturës gjatë ditës. Ky inflamacion nuk duhet pare si një infeksion i lehtë, pasi shumë lehtë mund të shndërrohet në sëmundje kronike.
Bëni kujdes:
- Ndryshimi i menjëhershëm dhe rënia e temperaturës mund të ndikojnë negativisht ndaj sinuseve
- Mbani shall dhe mos thithni ajër të ftohtë
- Shmangni ambjetet e jashtme kur ka mjegull
- Hiqni dorë nga pirja e duhanit
Për vendosjen e saktë të diagnozës dhe planin e trajtimit duhet të konsultoheni me mjekun otorinolaringolog.