“NË MJEKËSI, MË E RËNDËSISHME ËSHTË BESIMI, VEÇANËRISHT KUR PACIENTI ËSHTË FËMIJË”
Dr. Aleksandar Lazarevski është specialist në otorinolaringologji, i cili prej më shumë se tri dekadash është i përkushtuar trajtimit të sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit te të rriturit dhe fëmijët. Rruga e tij profesionale dëshmon se kur e dëshironi diçka, e bëni me shumë entuziazëm dhe përkushtim, ndërsa rezultatet janë gjithmonë të pashmangshme.
Ka profesione që nuk zgjidhen vetëm me arsye, por edhe me ndjenjë. Për Dr. Aleksandar Lazarevski, mjekësia ishte një rrugëtim i natyrshëm, i nxitur nga mjedisi familjar, por i ndërtuar përmes përkushtimit personal, të mësuarit të vazhdueshëm dhe dëshirës për zhvillim.
Babai i tij ishte mjek, neuropsikiatër në Gostivar. Studimet e mjekësisë i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ndërsa si mjek i ri u kthye në vendlindjen e tij, ku e kaloi të gjithë karrierën profesionale. Pikërisht imazhi i një mjeku të përkushtuar ndaj profesionit dhe njerëzve la gjurmë të forta te Dr. Lazarevski.
“Arsimin fillor dhe të mesëm i përfundova në Gostivar. Në gjimnazin ‘Panço Poposki’ ndoqa drejtimin bioteknologjik dhe që gjatë viteve të gjimnazit tek unë u zhvillua dëshira për të studiuar në fushën e mjekësisë ose veterinarisë”, tregon ai.
Në fund, mjekësia u bë profesioni i tij, ndërsa dashuria për kafshët mbeti hobi i tij dhe një pjesë e rëndësishme e jetës private. Në shtëpinë e tij, thotë ai, gjithmonë ka pasur vend për kafshë shtëpiake. Me to u rritën edhe vajzat e tij, ndërsa sot ngrohtësinë e shtëpisë e plotësojnë dy mace të mrekullueshme siameze.
Rruga profesionale e Dr. Lazarevskit u përcaktua në masë të madhe që me punësimin e tij të parë si mjek i përgjithshëm në Klinikën e Otorinolaringologjisë. Pikërisht aty, thotë ai, u hodhën themelet e zhvillimit të tij të mëtejshëm si otorinolaringolog.
“Gjatë specializimit pata fatin të mësoj nga një prej otorinolaringologëve më të mirë në Maqedoni, Prof. Dr. Gjorgji Orovçanec, për çka i jam pafundësisht mirënjohës”, thekson Dr. Lazarevski.
Që gjatë specializimit, tek ai u shfaq një interes i veçantë për kirurgjinë endoskopike të sinuseve, një teknikë që në atë kohë në Maqedoni ishte ende në hapat e saj të parë. Hapat e parë në këtë fushë i bëri me Dr. Nikola Cekiç nga Spitali Ushtarak i atëhershëm.
Pas përfundimit të specializimit, falë vizionit të Prof. Dr. Vlado Stolevsk nga Klinika e Neurokirurgjisë, iu dha mundësia për një qëndrim studimor në Itali, në Bolonjë dhe Vareze. Atje u specializua në kirurgjinë endoskopike të hipofizës dhe bazës së kafkës, një fushë që më vonë do të bëhej një nga sfidat e tij më të mëdha profesionale.
„Këto janë momentet dhe personat kyç që, në një mënyrë ose në një tjetër, ndikuan në zhvillimin tim të mëtejshëm profesional“, thotë ai.
SHËNDETI PRIVAT NDJEK MJEKËSINË BASHKËKOHORE DHE NEVOJAT E PACIENTËVE
Vendimin për ta vazhduar rrugëtimin e tij profesional në shëndetësinë private e sheh si një mundësi për zhvillim më të madh, kushte më të mira pune dhe standarde më të larta në trajtimin e pacientëve. Sipas tij, mjekësia bashkëkohore kërkon investim të vazhdueshëm në njohuri, teknologji, pajisje dhe punë ekipore.
„Në këtë kontekst, puna në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina“ ju mundëson të jeni pjesë e një sistemi që ndjek trendet bashkëkohore në mjekësi, mbështet ambiciet profesionale dhe investon në pajisje moderne dhe ndërhyrje të reja.’Acibadem Sistina’ njihet për standardet e larta, cilësinë dhe kushtet që u mundësojnë mjekëve ta praktikojnë mjekësinë në nivelin më bashkëkohor, ndërsa pacientëve t’u ofrohet siguri, besim dhe kujdes i nivelit më të lartë“, shpjegon Dr. Lazarevski.
SFIDË NUK ËSHTË VETËM OPERACIONI, POR EDHE MARRËDHËNIA QË NDËRTONI ME PACIENTËT
Në praktikën e përditshme, Dr. Lazarevski më së shpeshti përballet me sëmundje otorinolaringologjike pediatrike dhe probleme me bajamet. Edhe pse në pamje të parë bëhet fjalë për ndërhyrje rutinë, ai thekson se rëndësia e tyre e vërtetë nuk qëndron vetëm te teknika kirurgjikale, por edhe te qasja ndaj fëmijës dhe prindërve.
„Duhet të dini se si ndihen prindërit kur marrin vendimin për operimin e fëmijës së tyre, kur e dorëzojnë fëmijën para bllokut operativ, si ndihen ndërsa presin përfundimin e ndërhyrjes dhe gjatë periudhës së rikuperimit. Besimi që duhet të krijoni me ta është jashtëzakonisht i rëndësishëm“, thotë ai.
KIRURGIJA ENDOSKOPIKE SFIDA MË E MADHE PROFESIONALE
Dr. Lazarevski është i bindur se kirurgjia endoskopike mbetet sfida e tij më e madhe profesionale. Ndërhyrjet në sinuset paranazale për polipozën nazale, sinusitin kronik dhe gjendje të ngjashme kryhen rregullisht në spital. Në disa raste, ekipi ka punuar edhe në raste të atrezisë koanale tek të porsalindurit, një gjendje që kërkon ndërhyrje në momentet e para pas lindjes.
BASHKËSHORT DHE BABA KRENAR
Jashtë botës profesionale, Dr. Aleksandar Lazarevski është bashkëshort dhe baba. Bashkëshortja e tij, Maja, është arkitekte. Ai është krenar për dy vajzat e tij, Eva dhe Marija, për të cilat thotë se kanë arritur t’i realizojnë vetë ëndrrat e tyre dhe t’u përkushtohen profesioneve që i përmbushin. Eva dhe Marija nuk e kanë zgjedhur mjekësinë si sfidë profesionale. Vajza e madhe, Eva, ka diplomuar për drejtësi dhe aktualisht ndjek studimet pasuniversitare në Universitetin e Groningenit në Holandë, ndërsa vajza e vogël, Marija, studion arkitekturë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.




