Ju mund të gjeni mijëra justifikime për të mos i kryer kontrolle të mos bërë kontrollin mamografik, por drejtohuni nga fakti se kanceri i gjirit tek gratë është zakonisht sëmundje malinje. D. Maja Çapova, radiologe, këshillon se vetëm diagnoza e hershme mund të shpëtojë jetën. Këto janë 10 arsyet më të rëndësishme përse duhet të bëni mamografi:
Çfarë është mamografia dixhitale?
Mamografia dixhitale është një sistem në të cilin radiografitë zëvendësohen me detektorë të cilët i konvertojnë rrezet radiologjike në sinjale elektrike. Sinjalet elektrike formojnë apo krijojnë pamjen e gjirit në një monitor të posaçëm me rezolutë ekstremisht të lartë. Lë aftësë për të zmadhuar, errësuar apo zbardhur imazhin në monitor, reduktohet neoja për kryerjen e fotografimeve të tjera shtesë. Fotografimi mund të printohet si filmim në mënyrë të njejtë me mamografinë konvencionale. Sipas pacientëve mamografia dixhitale është më e rehatshme në krahasim me mamografinë konvencionale për shkak se kompresioni është më i ulët (shtypja e gjirit). Këto janë 10 arsyet më të rëndësishme përse duhet të bëni mamografi:
- 85% e pacientëve me kancer të gjirit nuk kanë histori familjare të sëmundjes – Është e vërtetë se një nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të gjirit është predispozita gjenetike, në rast se një nga anëtarët e familjes ka qenë i prekur nga kjo sëmundje, është e mundur që të shfaqet edhe tek ju, veçanërisht nëse bëhet fjalë për nënën dhe motrën. Por, pothuajse 85% e grave të prekura nga kanceri i gjirit, nuk kanë pasur histori familjare të sëmundjes. Për sigurinë tuaj, kontrolloni veten!
- Mosha nuk është gjithmonë shkaku – Kanceri i gjirit zakonisht është i pranishëm tek gratë mbi moshën 55 vjeçare, por kjo nuk do të thotë se kjo sëmundje nuk mund të shfaqet tek gratë më të reja. Bëni rregullisht vetëkontrolle dhe bisedoni me mjekun tuaj për faktorët e mundshëm të rrezikut.
- Rrezatim minimal – Rrezatimi që do të merrni nga mamografia është më i vogël se rrezatimi që do të merrnit nga udhëtimi me avion nga Europa në SHBA. Me siguri do të dëshironit të udhëtoni për në SHBA pavarësisht nga frika ndaj rrezatimit, prandaj, pranojeni edhe kontrollin mamografik. Mamografitë bashkëkohore dixhitale kanë rrezatim minimal, kanë rezolutë më të mirë dhe japin diagnozë më të saktë.
- Diagnoza e hershme – Mos nxirrni konkluzione para kryerjes së kontrollit. Por edhe në rast se ju diagnostikojnë ndonjë ndryshim, ka mundësi që këto ndryshime të jenë beninje. Është mirë që në rast se filmimi mamografik ju diagnostikon në kohë ndryshime të dyshimta, doktorët do të ndërhyjnë menjëherë dhe rezultatet do të jenë në anën tuaj. Mos prisni që të jetë tepër vonë!
- Nuk është një metodë e shtrejntë – Mos u mundoni për të gjetur justifikime se nuk mund të hiqni mënjanë nga buxheti juaj për të kryer kontroll mamografik një herë në dy apo tre vjet.
- Procedurë pa dhimbje – Kontrolli mamografik nuk është aspak i dhimbshëm. Gjatë kryerjes së kontrollit do të ndjeni vetëm një presion të lehtë mbi gji. Filmimi është i shkurtër, ndërsa presioni përdoret për të arritur një cilësi më të mirë të imazhit dhe për të përdorur një dozë më të vogël të rrezatimit.
- Zbulon ndryshimet më të vogla – Edhe pse gjatë vetëkontrollit nuk keni ndjerë ndryshime apo kokrra në gjoks, kontrolli mamografik mund të zbulojë shumë tumore të vogla me madhësi prej 3-4 mm, të cilat nuk mund ti ndjeni apo ti dalloni gjatë vetëkontrollit.
- Procedurë e shkurtër – Mundohuni të gjeni pak kohë, kontrolli mamografik zgjat vetëm 15-20 minuta. Shumë më tepër kohë do t’ju duhet për trajtim në rast se sëmureni.
- Mundësi për trajtim të suksesshëm – Në rast se diagnoza vendoset në kohë, mundësitë për trajtim janë të mëdha. Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon akseleratorin linear më bashkëkohor TRILOGY I cili jep rezultate të shkëlqyera në trajtimin e kancerit të gjirit.
- Çdo grua mund të preket nga kjo sëmundje – Ushqehem shëndetshëm dhe kryej ushtrime rregullisht. Ushqimi i shëndetshëm dhe kryerja e ushtrimeve të rregullta mund të ndikojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit, por sidoqoftë nuk mund ta zëvendësojnë këtë shqyrtim.
“Acibadem Sistina” disponon aparatin më të sofistikuar për mamografi dixhitale, i cili me një rrezatim minimal mund të zbulojë edhe ndryshiumet më të vogla patologjike të gjirit. mamografia dixhitale është i adaptuar për të mundësuar filmimin apo regjistrimin e dhe për pacientët me aftësi të kufizuara. Teknologjia bashkëkohore e plotësuar me ekspertizën e radiologut mundëson diagnozë të shpejtë, në kohë dhe ajo çfarë është më e rëndësishme diagnozë të të gjitha sëmundjeve të gjirit. Në mënyrë që të ndiheni të relaksuar gjatë kohës së ekzaminimit të gjirit, të cilën gratë e përjetojnë si të pakëndshme, në kabinetin mamografik kemi futur elemente të cilat nxisin energji pozitive.