A mund të transmetohen sëmundjet nëpërmjet pështymës?
Në gojë ekzistojnë qindra mikroorganizma, por a transmetohen ato nëpërmjet pështymës? Rreziku për transmetimin e mikroorganizmave infektive është tepër i ulët pasi vetë pështyma përmban enzima dhe antitrupa të cilat e mbrojnë organizmin nga infeksionet.
Menopauza dhe kanceri – A jeni në rrezik?
Menopauza është periudha në të cilën gruaja nuk ka më cikël menstrual. Në të kaluarën, kjo periudhë fillonte në moshën 50 vjeçare të gruas, por sot një numër i madh i grave të reja futen në këtë cikël. Menopauza paraqet një proces natyral biologjik, kur gruaja përfundon me procesin e riprodhimit (ovulimit), shpjegon Dr. Snezhana Timçeva Cvetkovska, gjinekologe – akushere në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, megjithatë, mbetet e shëndetshme, vitale dhe seksualisht aktive. Menopauza nuk shkakton kancer, por me kalimin e viteve mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.