Riniti alergjik – inflamacioni kronik i mukozës së hundës
Sëmundjet alergjike janë në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në vendet e zhvilluara. Mendohet se çdo qytetar i dytë në Europë ka disa manifestime alergjike, dhe shumica e tyre (15-30%) e rasteve kanë të bëjnë me rinitin alergjik. Dr. Aleksandar Llazarevski, otorinolaringolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se riniti alergjik është një inflamacion kronik i mukozës në hundë, i cili manifestohet me simptoma të ngjashme të ftohjes siç është sekretimi nazal, kongjestioni nazal, teshtitje dhe me ndjesinë e rëndesës së sinuseve. Simptoma të tilla shkaktohen nga reaksione alergjike të alergjeneve të polenit, pluhurit të brendshëm në shtëpi, nga qimet e kafshëve, etj. Tek shumica e pacientëve, simptomat janë të pranishme gjatë gjithë vitit, ndërkohë që tek disa të tjerë, simptomat përkeqësohen në periudha të caktuara të vitit (pranverë, vjeshtë).