Insolacioni dhe goditja e nxehtë

Nxehtësia e verës dhe temperaturat tropikale mund të shkaktojnë simptoma të rënda tek personat krejtësisht të shëndetshëm. Insolacioni dhe goditja e nxehtë janë armiqtë kryesorë të stinës së verës. Gjatë pushimeve 10-15 ditore , ndërkohë që mundohemi të shijojmë sa më tepër nga mrekullia e detit, liqenit apo lumit, ne nuk e dimë se sa është në gjendje trupi ynë ta pranojë të gjithë këtë dhe çfarë duhet të bëjmë nëse e teprojmë me ekspozimin e tepërt në diell? – përgjigje për këtë morëm nga Dr. Tatjana Çepreganova – Çangovska, specialiste në neurologji në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.