A mund të transmetohen sëmundjet nëpërmjet pështymës?

Në gojë ekzistojnë qindra mikroorganizma, por a transmetohen ato nëpërmjet pështymës?  Rreziku për transmetimin e mikroorganizmave infektive është tepër i ulët pasi vetë pështyma përmban enzima dhe antitrupa të cilat e mbrojnë organizmin nga infeksionet.

Në gojë ekzistojnë qindra mikroorganizma, por a transmetohen ato nëpërmjet pështymës?  Rreziku për transmetimin e mikroorganizmave infektive është tepër i ulët pasi vetë pështyma përmban enzima dhe antitrupa të cilat e mbrojnë organizmin nga infeksionet.

Çfarë mund të transmetohet me anë të pështymës?

–          Rinoviruset

–          Gripi

–          Mononukleoza

–          Herpes Tip 1

–          Streptokoket

–          Hepatiti B dhe C

–          Citomegalovirusi

–          Llojet e reja të virusit – Ebola dhe gripi i shpendëve

Virusi HIV nuk mund të transmetohet me anë të pështymës, por plaga në gojë mund të jetë një derë e hapur ndaj infeksioneve.

Mënyra e transmetimit të infeksionit ndaj pështymës

Puthja –  mënyra më e lehtë e transmetimit të infeksioneve nëpërmjet pështymës është puthja. Për këtë arsye infeksioni me virusin mononukleozë është quajtur gjithashtu sëmundja e puthjes.  Nëpërmjet puthjes mund të transmetohen viruset e griprave edhe pse ato zakonisht transmetohen përmes kontaktit me objekte të kontaminuara me virus.  Herpes tip 1 gjithashtu mund të transmetohet nëpërmjet puthjes.  Pështyma zakonisht ju mbron nga transmetimi i baktereve, por nuk mund t’ju mbrojë nga bakteria MRSA, e cila paraqet infeksinin stafilokok i cili është tepër serioz.   

Ndarja e furçës së dhëmbëve

Ndarja e furçës së dhëmbëve me partnerin tuaj, është një zakon i cili është rreptësisht i ndaluar nga shoqatat botërore  në botë.  Nëse jeni nisur në udhëtim dhe e keni harruar furçën tuaj të dhëmbëve është mirë që të blini një furçë të re. Një zakon i tillë është veçanërisht i ndaluar për personat me imunitet të dobët. Për të parandaluar rrezikun e transmetimit të infeksionit në familje, rekomandohet që atëherë kur të jeni me grip, ta mënjanoni furçën tuaj të dhëmbëve nga ato të anëtarëve të tjerë të familjes.

Përdorimi i mbrojtësve të dhëmbëve

Mbrojtësi i dhëmbëve ju mbron  ndaj dëmtimit të dhëmbëve dhe nofullave gjatë sportit, por rekomandohet edhe për personat të cilët i kërcasin dhëmbët gjatë natës.  Shkaku përse nuk duhet të merni hua mbrojtësen e dhëmbëve është sepse ai mund të shkaktojë mikrotrauma  në hapësirën e gojës, nëpërmjet të cilit mund të merrni infeksion.  Është e rëndësishme që të ndiqni edhe disa këshilla në lidhje me përdorimin e mbrojtësit të dhëmbëve:

–          Duhet ti lani dhëmbët gjithmonë para përdorimit të tij

–          Sa herë që ti lani dhëmbët, pastrojeni edhe mbrojtësin  e dhëmbëve

–          Ruajeni në një kuti mbrojtëse

–          Shmangni shtrëngimin e tij me dhëmbë

Shpërndaj