Askush nuk lind me alergji, ajo shfaqet gjatë jetës

Statistikat tregojnë se çdokush  të paktën një herë në jetë ka pasur ndonjë lloj manifestimi alergjik. Askush nuk ka lindur me alergji, ajo shfaqet më pas në jetë. Mund të kemi predispozitë gjenetike e cila bën që të jemi të prirur ndaj alergjive – shprehet Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Statistikat tregojnë se çdokush  të paktën një herë në jetë ka pasur ndonjë lloj manifestimi alergjik. Askush nuk ka lindur me alergji, ajo shfaqet më pas në jetë. Mund të kemi predispozitë gjenetike e cila bën që të jemi të prirur ndaj alergjive – shprehet Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Me ardhjen e pranverës, alergjitë bëhen më të shpeshta. Është shumë e rëndësishme që të bëhet dallimi ndërmjet rrufës (ftohjes), virusit dhe  alergjisë. Nuk ekziston ndonjë moshë e caktuar në të cilën mund të shfaqet alergjia, ajo mund të shfaqet për herë të parë edhe në moshën 70 vjeçare. Karakteristikë e alergjive të pranverës është fakti që ajo shfaqet në adoleshencë, është pikërisht kjo periudha kur ajo shfaqet më së shumti, por kjo nuk do të thotë se dikush në moshën 60 apo 70 vjeçare nuk mund të preket nga alergjia.

Me ardhjen e pranverës, atëherë kur natyra zgjohet, “zgjohen” edhe alergjitë tek njerëzit. A janë vetëm bllokimi i hundëve, teshtitjet, sytë e fryrë, simptoma të pranishme të alergjisë tek pacientët?

Bushljetiq –  Bazuar tek simptomat që kanë të bëjnë me  hundë të bllokuara, teshtitje, probleme me sytë, nuk mund të diagnostikohet alergjia, pasi të njejtat simptoma mund të shfaqen edhe nga infeksionet virale, të cilat gjithashtu janë të pranishme në stinën e pranverës. Por një nga dallimet e këtyre simptomave është se infeksionet nuk shoqërohen me kruarje të syve dhe hundës. Por gjithësesi, për të përjashtuar apo konfirmuar praninë e alergjisë, duhet të kryhen shqyrtimet e nevojshme.

Kur fillon sezoni i alergjive të pranverës?

Bushljetiq – Sezoni i alergjive pranverore ndryshon çdo vit. Zakonisht  varet nga dimri i mëparshëm.  Nëse dimri është më i ftohtë dhe më i gjatë, edhe simptomat e alergjisë do të shtyhen.  Nëse dimri është më i butë, më i ngrohtë, atëherë alergjitë shfaqen që në muajin shkurt.  Në rast të kundërt  alergjitë shfaqen në muajin mars. Ekziston një dallim kohor prej dy apo tre javësh më herët apo më vonë, në varësi të stinës së dimrit.

Cilat janë alergjitë pranverore më të shpeshta?

Bushljetiq – Polenet e para janë nga pemët. Mund të shfaqen edhe në fillim të muajit shkurt. Sa më i ftohtë të jetë dimri, aq më vonë nis sezoni i polenit. Tek personat të cilët kanë alergji,    sistemi imunitar nuk e njeh polenin si grimcë të padëmshme, por si të rrezikshme, e cila e aktivizon atë dhe krijon “ushtarë”  antitrupa alergjikë. Reaksionet shfaqen në vendin e kontaktit të organizmit tonë me polenin: sytë, hundën, fytin, duke krijuar përlotje, kruarje, pickim të syve, teshtitje, rrjedhje të hundëve, kruarje dhe gërvishtje në fyt, si dhe mund të provokohen edhe sëmundje të tjera alergjike.  Nga fillimi i muajit maj fillon dhe rritja e barit, e cila zgjat deri në fund të muajit qershor  dhe së bashku me të përfundojnë edhe alergjitë pranverore të polenit. Ndërkohë që poleni nga barërat e këqinj na pret në fund të verës. Në pranverë për shkak të lagështisë më të madhe, shpesh , shkak për shfaqjen e alergjisë mund të jetë edhe myku.  Këto alergji zgjasin gjatë gjithë vitit, por më të theksuara janë gjatë stinës së pranverës.

Sipas statistikave, çdo person i katërt në Maqedoni, është i prekur nga riniti alergjik.  A është e mundur që alergjia të zhvillohet gjatë viteve më të vona. A është e mundur që dikush që nu ka pasur asnjëherë problem me polenin, papritur në moshën 40 vjeçare të bëhet alergjike ndaj diçkaje?

Bushljetiq – Jo vetëm në Maqedoni, por në mbarë botën është rritur numri i personave të cilët kanë apo janë të prekur nga ndonjë lloj reaksioni alergjik. Në disa vende, si për shembull në Britaninë e Madhe, çdo person i tretë ka ndonjë manifestim alergjik.  Nuk ekziston ndonjë moshë e caktuar në të cilën mund të shfaqet alergjia, ajo mund të shfaqet për herë të parë edhe në moshën 70 vjeçare. Karakteristikë e alergjive të pranverës është fakti që ajo shfaqet në adoleshencë, është pikërisht kjo periudha kur ajo shfaqet më së shumti, por kjo nuk do të thotë se dikush në moshën 60 apo 70 vjeçare nuk mund të preket nga alergjia. Statistikat tregojnë se çdokush  të paktën një herë në jetë ka pasur ndonjë lloj manifestimi alergjik. Alergjia shfaqet gjatë jetës, nuk është diçka me të cilën ne lindim. Mund të kemi predispozitë gjenetike e cila bën që të jemi të prirur ndaj alergjive. Çfarë do të thotë kjo?  Nëse gjatë jetës ekspozohemi  së tepërmi ndaj alergjeneve, siç është poleni, dhe nëse nuk ushqehemi në mënyrë të shëndetshme, nëse nuk merremi me aktivitete fizike dhe nëse jetojmë në zona urbane me shumë trafik, ka  gjasa të mëdha që kjo predispozitë gjenetike të shndërrohet në sëmundje alergjike.  

Çfarë duhet të përmbajë terapia? Sa herët duhet të fillohet me marrjen e terapisë para se të shfaqen simptomat e para?

Bushljetiq – Se kur duhet filluar me terapinë varet nga fakti se kur do të manifestohen simptomat, domethënë, varet nga fillimi i sezonit. Ilaçet të cilat ne i japim, janë simptomatologjike, ndikojnë në reduktimin apo tërheqjen e plotë të simptomave deri në momentin e veprimit të ilaçit. Terapia është individuale dhe mund të jepet me anë të tabletave, por edhe me anë të sprejeve (sprays). Tabletat janë antihistamine, ndërkohë që pompat përr hundë në formë sprei , janë kortikostiroide të cilat aplikohen në hundë. Ilaçet veprimin e tyre e fillojnë pas 40 minutash, ndërsa pompat për hundë veprojnë pas 1 ore, dhe rezulatati maksimal arrihet pas dy javësh. Tek disa pacientë jepen edhe ilaçe të tjera si antileukotriene, stabilizues të membranave të mastociteve, këto janë qeliza të cilat janë pjesë të vetë reaksionit alergjik, të cilat jepen në varësi të përgjigjes që kemni marrë nga  terapia. Bëhen kombinime të përshtatshme të ilaçeve dhe për këtë arsye trajtimi është individual dhe i ndryshëm për çdo pacient. Për pacientët tek të cilët terapia nuk vepron me anë të ilaçeve, rekomandohet imunoterapia me anë të vaksinimit. Kjo terapi ndikon në ndryshimin e rrjedhës natyrale të sëmundjes. Imunoterapi ndihmon që për një periudhë disa vjeçare të boheni tolerant, domethë të mund ta duroni apo përballoni alergjenin i cili ju shkakton alergji.

Si ta dallojmë rrufën (të ftohtin) nga alergjitë?

Bushljetiq – Nëse bazoheni vetëm nga simptomat të cilat shfaqen, veçanërisht nëse për herë të parë bëheni alergjik, është shumë e vështirë që të dalloni nëse bëhet fjalë për alergji apo rrufë. Por në qoftë se simptomat shfaqen çdo vit në të njejtën periudhë, dhe nëse shoqërohen me kruarje të syve dhe hundës, atëherë këto janë simptoma alergjike. Sa kohë zgjasin simptomat e alergjisë, kjo varet se nga çfarë jeni alergjik, dhe sa gjatë është i pranishëm ky alergjen rreth jush. Alergjitë e polenit shfaqen gjatë stinës së pranverës, dhe zgjasin deri atëherë sa këto grimca të jenë të pranishme. Nëse jeni alergjik ndaj parazitëve të cilët jetojnë në pluhurin e brendshëm (ambienteve të mbyllura) apo ndaj mykut, atëherë reaksionet alergjike mund të jenë të pranishme gjatë gjithë vitit.

A mund të kalojë alergjia sezonale në astmë?

Bushljetiq –  Si rezultat i progresimit të alergjisë, shfaqen edhe sëmundje të tjera alergjike. Kështu që nëse keni rinit alergjik, me kalimin e kohës ajo mund të shndërrohet në astmë alergjike. Prandaj dhe thuhet “një tub një organ”.  Vetëm se hunda është fillimi i tubit dhe mushkëritë janë fundi i tij, por që të dyja janë pjesë e pandarë e një sistemi. Kjo është dhe arsyeja përse  një e katërta e pacientëve me rinit alergjik kalojnë në astmë alergjike. 

Shpërndaj