Vera e kuqe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sulmit në zemër

Shumë studime kanë vërtetuar se konsumi I matur i verës redukton në mënyrë të konsiderueshme vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Efektet e dobishme të verës I dinte madje edhe Hipokrati, i cili e përdorte atë si antiseptik, si qetësues, për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes, por edhe si pjesë e ushqimit të përditshëm.
Tensioni dhe stresi para festave të fundvitit

Stresi i festave mund të manifestohet në mënyra të ndryshme – tension ose brengosje para festave rreth asaj se si do t’i kalojë festa, frikë prej udhëtimit, frikë prej socializimit, konflikte lidhur me zgjedhjen e mënyrës dhe vendit ku do të kremtohet festa, tensionim gjatë takimeve me familjen më të gjerë, tensionim para përfundimit të festës etj. Nga aspekti psikologjik veçanërisht është interesant “sindromi” i përvjetorëve.
Infeksioni në vesh

Nëse vogëlushi juaj nuk fle i qetë, i mban veshët me duar apo e lëviz shpesh kokën gjatë fjetjes, zgjohet shpesh, ndonjëherë me ulërima, është e mundur që të bëhet fjalë për inflamacion në veshë. Tek fëmijët më të rritur, prindërit ndonjëherë verejnë disa vështirësi në komunikim – nuk përgjigjen kur ju drejtohesh, kanë vështirësi në ndjekjen e mësimdhënies, ngrejnë më tepër zërin e televizorit. Të gjitha këto janë shenja të tërthorta/ indirekte të disa problemeve të caktuara të veshëve të cilat kërkojnë vëmendje dhe duhet të ndiqen në mënyrë që të parandalohet mundësia për shfaqjen e komplikimeve me dëgjimin apo humbjen e plotë të dëgjimit.
MUTLULUĞUN 5 SIRRI

İnsanlar sürekli şikayetçi oluyorlar… Her şeyden. Özellikle yaptıkları işten, şeflerinden, meslektaşlarından… Başka bir yerde kendileri için nasıl daha iyi olabilir diye düşünüyorlar. Komşulardan, can sıkıcı akrabadan, meslektaştan, şeften, kayınvalideden kurtulmayı hayal ediyorlar. Modern yaşamın getirdiği tüm stres, bizim istekleriniz ve gerçeğimiz arasındaki çelişkiden kaynaklanmaktadır! Daha doğrusu bizim gördüğümüz ve düşündüğümüz gerçeğimizden. Her iki durumda da […]
Ndotja e ajrit është një faktor nxitës për shumë sëmundje

Më shumë se 2,500 njerëz vdesin çdo vit në Maqedoni për shkak të ajrit të ndotur! Shifrat alarmante, e bëjnë ndotjen e ajrit “vrasës të heshtur”, krah për krah me sëmundjet e tjera të rënda. Shifrat janë ende më të frikshme në shkallë botërore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit për një vit […]
Ftohja e zakonshme dhe koplikimet

Ftohjet zakonisht kalojnë vetë dhe nuk kërkojnë ndonjë trajtim të veçantë. Por, ndonjëherë mund të zhvillohen komplikime si bronkiti, pneumonia, infeksionet e veshit, pezmatim i sinuseve, astma dhe sëmundje obstruktive pulmonare kronike. Komplikimet zakonisht shfaqen tek fëmijët e vegjël, tek personat e moshuar dhe tek ata persona me sistem të dobët imunitar. Veçanerisht këta persona duhet ti ndjekin simptomat dhe të paraqiten tek mjeku në rast se simtomat në vënd që të zhduken ato bëhen më intenzive dhe zgjasin më tepër se 10 ditë. Këtë herë për komplikimet e mundshme do të bisedojmë me Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe.
TRILOGY, shkatërron tumorin në mënyrë të saktë dhe efikase

Gjatë viteve të fundit, numri i pacientëve të prekur nga kanceri është rritur dhe vazhdon rritet në mënyrë të ndjeshme. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjensisë Ndërkombëtare për kërkimet mbi kancerin, 12 milionë persona në mbarë botën, janë përcaktuar me prani të një lloji të caktuar të kancerit. Deri në vitin 2030, ky numër parashikohet të rritet në 26 milionë. Me rritjen e numrit të personave të prekur nga kanceri, është rritur edhe numri i rasteve të trajtuara në mënyrë të sukseshme. Cilësia e jetës së këtyre pacientëve është përmirësuar me anë të kimioterapisë dhe terapisë rrezatuese. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë mjekësore, është arritur përmirësimi i ndjeshëm i kancerit me anë të radioterapisë. Një nga gjeneratat më të fundit në radioterapi është Trilogy. Dr. Deva Petrova, onkologe radioterapeute në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se çfarë është Trilogy.
Mbi 350 milion njerëz në botë të sëmurë nga diabeti

Sëmundja e sheqerit përhapet në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë botën. Sipas disa vlerësimesh, numri i të sëmurëve për momentin është rreth 387 milion njerëz, dhe në vitin 2035 ky numër pritet të rritet në 600 milion. Nga viti 2030, një nga dhjetë (1/10) të rritur do të vuajnë nga sëmundja e diabetit. Vitin e kaluar, në botë kanë vdekur rreth 5 milion njerëz nga sëmundja e diabetit dhe komplikimet e saj. Sipas FND (Federata Ndërkombëtare e Diabetit), Maqedonia është një nga vendet me shkallë të lartë të kësaj sëmundje me rreth 10%. Kjo do të thotë se në vendin tonë janë rreth 150.000 deri në 200.000 raste të diabetit. Për pyetjet më të zakoshme rreth diabetit, biseduam me Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski, endokrinolog.
Top 5 kontrollet shëndetësore për meshkujt

Është shumë e vështirë që t’i nxitni meshkujt të shkojnë te mjeku. Këtu janë hulumtimet që e vërtetojnë të njëjtën. Sipas tyre, shumë rrallë ndonjë mashkull vendos të shkojë te mjeku, që ta kontrollojë shëndetin e tij. Meshkuj të dashur, mbani mend, vlera dhe kualiteti i kontrollit parandalues ka të bëjë me atë që t’i diagnostifikoni sëmundjet në kohë, si dhe t’ju ofrojë rekomandime për ndryshime të stilit të jetës, shprehive, mënyrën e të ushqyerit dhe t’ju rekomandojë shtigje për “menaxhim” më të suksesshëm me shëndetin tuaj. Mjekët nga “Acibadem Sistina” këshillojnë cilat kontroll medoemos duhet t’i bëjë çdo mashkull.
Larja e duarve ruan shëndetin tuaj

Larja e duarve është mënyra më e lehtë për të mbrojtur veten nga infeksionet. Kjë është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet dhe përhapjen e tyre. Larja e duarve kërkon vetëm ujë të pastër dhe sapun, ose dizinfektues duarsh me bazë alkooli – lëndë e cila përdoret pa ujë.
Kur duhet t’i lani duart?
Duke prekur njerëzit, sipërfaqe dhe objekte gjatë gjithë ditës, bakteriet transmetohen në duar. Me mikroorganizma mund të infektoheni nëse prekni sytë, hundën dhe gojën. Edhe pse është e pamundur për t’I shmangur plotësisht mikrobet, larja e duarve sa më shpesh ju ndihmon që t’a mbroni veten daj baktereve, ndaj viruseve dhe mikroorganizmave të tjerë.