Hulumtimet e fundit – Kafja e zvogëlon rrezikun e cirozës

Nëntë studimet e kryera të cilat përfshijnë  430 000 persona të testuar, kanë treguar se pirja e kafes ndikon në mënyrë të favorshme në funksionimin e mëlçisë, dhe çon në reduktim të ndjeshëm për rrezikun e zhvillimit të cirozës. Shfaqja e cirozës në mëlçi, shfaqet si rezultat i sëmundjeve virale (hepatiti B dhe C) dhe mund të shfaqet si rezultat i konsumimit të tepërt të alkoholit dhe përdorimit të tepërt të ilaceve. Ciroza zhvillohet ngadalë, gjatë së cilës indi i shëndoshë i veshkës kalon në indin lidhës dhe kështu nuk është në gjendje për ti përpunuar proteinat, hormonet, ilaçet dhe toksinat. Gjithashtu zvogëlohet dhe aftësia për të prodhuar proteina dhe substanca të tjera të rëndësishme për  sistemin digjestiv dhe eliminimin e toksinave.  Më shumë se një milion njerëz në botë vdesin nga kjo sëmundje.

Vezoret e patransferueshme

Oviduktet janë organe çift funksioni i të cilave është që të lidhin vezoret me mitrën.  Ata kanë një rol të rëndësishëm në sistemin riprodhues tek gratë, sepse tek ato kryhet fekondimi i vezës me spermatozoidin çdo muaj. Vezorja lëshon një qelizë vezore, ndërkohë që tubat follopiane e pranojnë dhe e transportojnë në mitër. Në të njejtën kohë, sperma udhëton nëpërmjet mitrës drejt tubave fallopiane ku  kryhet fekondimi i qelizës vezore. Qeliza vezore e fekonduar –  e quajtur zigota udhëton drejtë mitrës në të cilën duhet të implantohet dhe të fillojë zhvillimi i shtatzënisë.  Për fat të keq, shumë gra kanë problem me pakalueshmërinë e tubave fallopianë, dhe kur ato janë të bllokuar ndalohet transportimi normal i qelizës vezore të fekonduar.

Manaferrat, të vogla tepër të shëndetshme

Frutat, pavarësisht llojit të tyre, zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit, të sëmundjeve të zemrës dhe inflamacioneve. Edhe pse e dini se frutat janë zgjedhja ideale për një trup të shëndetshëm, hulumtimet e reja tregojnë se manaferrat kanë një numër të madh me benefite  dhe vlera ushqyese. Këtu bëjnë pjesë edhe luleshtrydhet, mjedra, boronica, thana, etj.

Fakte interesante rreth sistemit tuaj të tretjes

Sistemi digjestiv luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Në rast se nuk keni asnjë vërshtirësi me tretjen e ushqimit, as që mendoni se si funksionon sistemi digjestiv. Në vijim lexoni disa fakte interesante për mënyrën sesi funksionon sistemi i tretjes:

A mund ta rrezikojë kanceri i veshkës edhe veshkën tjetër?

Në rast se keni të diagnostikuar kancer në njërën veshkë, nuk do të thotë se edhe veshka tjetër do të preket nga sëmundja malinje. Shqetësimi kryesor i pacientëve të prekur nga sëmundje malinje është nëse kanceri do të përhapet dhe çfarë ndodhë në rast se shfaqen metastaza? Për fat të mirë, kanceri i veshkës  në shumicën e rasteve nuk e prek dhe veshkën tjetër.

Temperatura e lartë

Temperatura e lartë është temperatura me vlerë më të lartë se temperatura normale e trupit, dhe zakonisht shfaqet për shkak të infeksionit. Kur temperatura e trupit tuaj do të rritet disa gradë mbi vlerat e temperaturës normale të trupit, kjo është një shenjë e cila tregon se trupi juaj lufton kundër infeksionit dhe në fakt kjo nuk është një arsye për tu shqetësuar.  Në fakt kjo tregon se trupi juaj është duke funksionuar në mënyrë normale sepse ka një zhvillim të mire të sistemit mbrojtës kundër mikroorganizmave. Prandaj nuk duhet të merrni menjëherë mjekim  për ta ulur menjëherë temperaturën. Gjatë infeksionit, simptomat të cilat e shoqërojnë temperaturën janë ethet, dhimbjet e muskujve, mungesa e energjisë.

Kur është momenti i duhur për probiotikë?

Probiotikët sot mund të gjenden pothuajse në çdo vend. Mund ti gjeni në bear granola, jogurt, drithëra dhe shtesa të tjera ushqimore. Probiotikët janë baktere ‘ të mira’ për të cilat besohet se kanë efekt pozitiv për shëndetin e përgjithshëm , veçanërisht për sistemin e tretjes. Probiotikët janë baktere të ngjashme me ato të cilat gjenden normalisht në sistemin digjestiv dhe luftojnë me bakteret të cilat ishkaktojnë dëm organizmit. Ato në vetvete nuk përbëjnë një ilaç, megjithatë përbëjnë një benefit për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.

Inflamacion i pankreasit

Pankreasi është organ i cili gjendet prapa stomakut në pjesën e sipërme të barkut. Funksioni i tij është thelbësor për ndarjen e ushqimit dhe për rregullimin e metabolizmit të sheqerit në gjak.  Kjo sëmundje mund të manifestohet si gjendje relativisht e lehtë klinike, deri në komplikime të rënda të cilat mund të vënë në rrezik jetën. Inflamacioni i pankreasit mund të jetë akut, i cili ndodh papritur dhe mund të zgjasë me ditë, mund të jetë kronike dhe mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë.

Keni marrë të ftohtë apo keni alergji?

Vogëlushi juaj ka disa ditë me kollë, temperaturë dhe ethe. Pas disa ditësh simptomat qetësohen, por për fat të keq, disa ditë më vonë, situata përsëritet. Kjo gjendje zgjat me ditë, ndërkohë që ju nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë… nëse kjo ka të bëjë me të ftohtët, alergjinë apo me astmën? Fëmija është sëmurë ndërkohë që prindërit janë të shqetësuar.  Ja se çfarë këshillon Dr. Tanja Jovanova, pediatër pulmoalergologe.

Humbja e dëgjimit me kalimin e viteve

Edhe pse nuk e përjetojmë shumë seriozisht, humbja e dëgjimit është një nga kushtet që shkakton izolimin e personit nga jeta sociale dhe nga aktivitetet e përditshme.  Personat të cilët kanë aftësi të kufizuara të dëgjimit, shpesh ndjejnë turp për këtë fakt dhe janë më të tërhequr dhe të mbyllur në vetvete.  Prandaj është shumë e rëndësishme që të reagoni menjëherë  nëse vëreni apo ndjeni ndonjë problem me dëgjimin, pasi shtyerja e mëtejshme e vizitës tek doktori mund të bëj që dëgjimi juaj të dëmtohet më tepër duke ju mbajtur larg aktiviteteve të cilat i keni përjetuar  dhe shijuar më parë.