Jepini formë trupit tuaj

Çdo pranverë shumë gra vuajnë nga e njejta dilemë kur e shohin trupin e tyre në pasqyrë.  A ka ndonjë mënyrë për të shpëtuar nga celuliti para se të fillojnë me veshjet e verës? Celuliti I cili është një makth për çdo grua, i jep lëkurës një pamje  jo të rrafshtë dhe me vrima, zakonisht në pjesën e kofshëve dhe të mollaqeve. Mezoterapia, liposuksioni , kavitacioni dhe terapia me radiofrekuencë janë metodat më efektive për tu çliruar nga celuliti.Këto metoda nuk përjashtohen nga njëra-tjetra, shpesh është I domosdoshëm kombinimi I tyre për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ekipi I ekspertëve në “Acibadem Sistina”  ju ofron zgjidhjet e mëposhtme:

A merrni mjaftueshëm vitamina?

Për sa vitamina në ditë ka nevojë organizmi ynë për të qenë i shëndetshëm dhe për të forcuar sistemin imunitar? Me siguri këtë pyetje i’a keni bërë vetes dhe fëmijëve tuaj. Nënat gjithmonë mendojnë se fëmijët e tyre nuk marrin mjaftueshëm vitamina, prandaj shtojnë suplemente në formë shurupi në ushqim për rritjen e oreksit dhe preparate të tjera të ngjashme. Por a janë këto preparate të dëmshme për organizmin dhe si manifestohet hipervitaminoza.

Si ta shuani më mirë etjen tek fëmijët?

Fëmijët janë gjatë gjithë kohës në lëvizje, gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, të cilat i’ua shkëputin vëmendjen krejtësisht. Jeni të vetëdishëm se ndonjëherë ushqimi është një mision i pamundur. Ata edhe pse kanë etje, asnjëherë nuk ndalojnë për të pirë ujë. Ne si prindër gjithmonë shkojmë pas tyre për ti përmbushur nevojat e tyre të etjes dhe urisë. Është tepër e rëndësishme që fëmijët të jenë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, gjatë të cilave djersiten dhe humbasin lëngje të cilat duhet patjetër të zëvendësohen.

A është stresi shkaktar për vonesën e menstruacioneve?

Hipotalamusi dhe hipofiza janë gjendra në tru të cilat kontrollojnë ciklin menstrual, si dhe aftësinë riprodhuese të gruas. Hipofiza prodhon hormone të cilat i stimulojnë vezoret për të sekretuar hormonet e gjinisë femërore, estrogjenin dhe progesteronin. Këto hormone e përgatisin brendësinë e mitrës për të mundësuar shtatzëni.  Në rast se nuk kemi shtatzëni, atëherë  nivelet e hormoneve bien, dhe mukoza  e brendshme e mitrës copëtohet  apo rripet,  quhet gjakderdhje menstruale.

Çfarë janë ndryshimet CIN?

Neoplasia cervikale intraepiteliale apo ndryshimet CIN janë ndryshime parakanceroze të qafës së mitrës. Ato janë ndryshime në strukturën e epitelit të qafës së mitrës të cilat paraprihen  dhe nga të cilat  më tej, pas një kohe të gjatë mund të zhvillohet kancer në qafën e mitrës.  Terma të tjera të cilat përdoren shpesh për këtë patologji janë:  ndryshimet abnormale të qelizave,  ndryshimet parakancerogjene, displazia celulare, LIL ( lezione intraepiteliale me luspa),  puçrra në qafën e mitrës, etj.  Të gjitha këto terma tregojnë se qelizat abnormale janë të pranishme në qafën e mitrës, të cilat duhet të ndiqen vazhdimisht dhe të trajtohen nga gjinekologu juaj, me qëllim për të parandaluar progresimin e mëtejshëm të tyre në mënyrë që të mos arrihet deri në shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.  Në shumicën e rasteve, si shkak i këtyre ndryshimeve është virusi HPV, i cili është seksualisht i transmetueshëm dhe ka më shumë se 150 lloje, veçanërisht ‘lloje me rrezik të lartë’ si HPV 16,18,33,35…

Disa shenja që tregojnë rritje të marrjes së toksinave

Shumë shpesh gjendjet si dhimbja e kokës, shtimi i peshës apo aroma e keqe në gojë,  nuk i  marrim seriozisht dhe nuk i’u kushtojmë shumë vëmendje. Por, pikërisht për shkak të këtyre gjërave nuk arrijmë të përfundojmë aktivitetet e përditshme dhe e humbjasim shumë shpejtë përqëndrimin. Si të shpëtojmë prej tyre dhe cili është shkaku I shfaqjes së tyre, përgjigje mund të gjejmë tek toksinat e tepërta që konsumojmë vazhdimisht.  Shenjat e mëposhtme tregojnë për rritjen e marrjes së toksinave në trup.

Shkaqet e urinimit të shpeshtë gjatë natës

Nevoja e urinimit të shpeshtë gjatë natës mund të ketë lidhje me disa kushte.  Në rast se keni nevojë të urinoni më shumë se dy herë gjatë natës dhe nëse kjo zgjat për një kohë të gjatë, mund të bëhet fjalë për problemin e quajtur urinim nate. Në varësi të shkakut, urinimi gjatë natës mund të zgjidhet me anë të ilaçeve osethjeshtë duke ndryshuar disa zakone të caktuara para se të flini. Këto janë pyetjet më të zakonshme që drejtojnë personat të cilët nuk bëjnë një gjumë të qetë dhe cilësorë.

Gjashtë rolet kryesore të hundës tuaj

Sëbashku me gojën dhe sytë, hunda është një nga tiparet më të dukshme  të cilat i vërejmë tek njerëzit.  Sëbashku me tiparet e tjera përcakton pamjen vizuale të njerëzve.  Përveç faktit që shërben si një hyrje e  ajrit nga mjedisi i jashtëm, falë strukturës së saj komplekse  e përgatitë dhe e filtron ajrin para se ai të mbërrijë në mushkëri. Lexoni gjashtë faktet interesante rreth rolit të hundës.

Këmbë diabetike

Arteriet janë si një pemë. Aorta është trungu i cili degëzohet  dhe përfundon me degëzim të gjetheve. Arterioskleroza si një proces i depozitimit të substancave yndyrore  dhe kripërat e kalciumit pekin trungun, degët e mëdha dhe deri tek degët e gjetheve, ndërsa sëmundja e sheqerit i shkatërron degët e gjetheve.  Sipas Dr. Mitko Karagjozov, kirurg torakovaskular në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, tek pacientë me sëmundje shumëvjeçare të sheqerit ndodh shkatërrimi i enëve të gjakut, ose ndryshe shkatërrimi i degëve të vogla të gjetheve, kështu ndodh angiopatia diabetike. E gjithë kjo çon në reduktimin e ushqimit të indeve në periferi.

Gjakderdhje implantative në shtatzëni

Gjakderdhja implantative shfaqet në pika të vogla gjaku e cila shfaqet ndërmjet ditës së 6-12 të konceptimit (ngjizjes).  Kjo është një nga simptomat e e para të fillimit të shtatzënisë. Nëse vëreni njolla të vogla të kuqe në rrobat e brendshme nuk duhet të shqetësoheni pasi nuk është asgje e rrezikshme dhe nuk kërkon asnjë trajtim.