Këshilla për të përmirësuar tretjen e ushqimit

Kapsllëku, ndjenja e fryerjes , gazrat, dhimbjet në bark, të ndjerit të ngopur, këto dhe shumë simptoma të tjera janë shenja të cilat tregojnë se keni problem me sistemin e tretjes së ushqimit. Nëse bëhet fjalë për sëmundje, stres, të ushqyerit jo siç duhet apo vese të tjera të këqija në jetë, do t’i mësoni nëse bisedoni me mjekun tuaj. Në vijim, mësoni se si ju vetë mund të ndihmoni në përmirësimin e tretjes së ushqimit dhe t’i lehtësoni simptomat.
Përse duhet të ecni?

Ecja redukton stresin, përmirëson gjendjen e humorit dhe ju krijon vetebesimin. Zakonisht, kur jemi të mërzitur dhe nervozë kemi nevojë që të dalim nga shtëpia dhe të qetësohemi duke ecur. Me siguri ju ka ndodhur që pas një shëtitje të shkurtër të ktheheni në shtëpi të qetësuar dhe më të freskët dhe relaksuar.
Pikërisht këto janë benefitet e të ecurit – reduktimi i stresit. Gjithashtu, shumë studime tregojnë se të ecurit ndihmon në përmirësimin e gjendjes së humorit për vetë faktin se në trup çlirohet hormoni natyral endorfin.
Kanceri në kapakët e syve

Tumoret malinje në lëkurën e kapakëve të syve përfaqësojnë një shfaqje shumë të shpeshtë me të cilën përballen kirurgët plastik dhe oftomologët. Tumori bazo-celular i cili prek qelizat bazë të qepallave është lloji i kancerit më të shpeshtë i cili përbën rreth 85% të këtyre tumoreve dhe për këtë arsye është klinikisht më i rëndësishëm. Bëhet fjalë për tumor malinj, i cili ka një potencial të ulët për metastaza por është shumë invaziv dhe kryen shkatërrimin e organeve dhe indeve përreth, u shpreh Dr. Ilija Mostrov, specialist në kirurgjinë plastike në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Kanceri bazo-celular në lëkurë paraqet një nga format më të zakonshme të sëmundjeve malinje, por për shkak të potencialit të ulët të metastazave, si shkak për humbjen e jetës mund të shfaqet vetëm tek një numër i vogël i pacientëve.
Mbroni veten nga infeksioni me Esherihja koli

Esherihja koli është baktere e cila ndodhet tek zorrët e njeriut dhe ato të kafshëve. Përveç faktit që disa lloje të caktuara të baktereve janë të sigurta dhe gjenden në sistemin digjestiv, ekzistojnë edhe lloje të Esherihja kolit të cilat shkaktojnë helmim në organizëm. Simtomat e helmimit janë të ngjashme me ato të virusit të barkut, por shpesh mund të japin simptoma më të rënda dhe të zgjasin më tepër se një virozë e zakonshme në zorrë.
Si të përballeni me dhimbjet në qafë?

Qëndrimi ulur pranë kompjuterit për një kohë të gjatë, mungesa e aktivitetit fizik kanë bërë që pothuajse çdo person i dytë të vuaj nga një lloj dhimbje apo ngurtësim në qafë. Kjo situatë është bërë serioze deri në atë pikë saqë në literaturën mjekësore është futur edhe një term i ri „text neck“ i cili lidhet me ndryshimet në qafë të shkaktuara nga të qëndruarit, shikuarit apo shkruajturit gjatë në telefon apo tablet. Të gjitha këto zakone apo veprime në shoqërinë moderne përshpejtojnë procesin degjenerativ të shtyllës kurrizore në pjesën e sipërme të qafës, prandaj gjithnjë dhe më shumë ka pacientë të rinj. Kur flasim për dhimbje në qafë, sipas Prof. Dr. Kiril Lozance, neurokirurg në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, ka dy lloje të dhimbjes akute dhe kronike.
Pamja e thonjve tuaj flet për shëndetin tuaj

Thonjtë janë një simbol plus i feminilitetit, bukurisë dhe stilit. Thonjtë e shëndetshëm dhe me shkëplqim, ndryshe nga thonjtë e hollë dhe të thyeshëm pa jetë dhe pa shkëlqim, reflektojnë shëndetin tuaj. Shpesh, pamja e keqe e thonjve, sinjalizon sëmundje sistemike apo probleme me lëkurën. Jo të gjithë mund të kemi thonjë të lëmuar dhe me shkëlqim, por çdo gjë që ka të bëjë me pamjen normale të thonjve nuk duhet t’ju shqetësojë. Vëreni me kujdes thonjt dhe lëkurën përreth tyre. Çdo shenjë që mund të jetë shfaqur papritmas, mund të jetë shfaqja e ndonjë sëmundje të caktuar apo mungesë e ndonjë vitamine në trup. Lexoni cilat janë gjashtë problemet më të shpeshta të cilat shpesh mund të shoqërohen me pamjen e dëmtuar dhe pa jetë të thonjve.
Përse fëmijët e duan 1 prillin?

Fëmijët kanë shumë dëshirë të maskohen, dhe jo vetëm për një prillin. Gjithmonë duan të personifikohen me super herojtë e filmave të animuar, përsa i përket djemve, ata duan të maskohen si Batman, Superman, ndërsa vajzat si Borëbardha, Elsa, Hirushja dhe shumë maska me personazhe të tjera të cilat janë të dashura për fëmijët. Duke i parë të gjitha këto portrete të vogla me ngjyra dhe të buzëqeshura na bëjnë të gjithë të ndihemi të lumtur dhe të buzëqeshur.
Me disa veprime të thjeshta, parandaloni formimin e gurëve në veshka.

Gurët në veshka janë një nga shkaqet e dhimbjes së veshkave e cila konsiderohet si një nga dhimbjet më të forta (colic). Madje edhe zhvendosja e lehtë e gurëve në veshka mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme të cilat shpesh mund të krahasohen me dhimbjet e gruas gjatë lindjes. Me praktikimin e këtyre tre veprimeve të thjeshta do ti ndihmoni veshkat tuaja të punojnë siç duhet dhe do të parandaloni shfaqjen e gurëve në veshka.
Shtatzënia dhe epilepsia

Planifikimi dhe kujdesja e shtatzënisë nga persona ekspewrtë, është parakushti më i madh për përmbushjen e dëshirës së grave me epilepsi për të patur fëmijë të shëndetshëm. Të gjitha ilaçet antiepileptike, kanë potencial për të shkaktuar keqformime tek fetusi, por ky potencial nuk është dhe aq i madh siç ka qënë më parë. Në përgjithësi, rreziku është i vogël dhe këto gra mund të lindin fëmijë të shëndetshëm. Për shtatzëninë dhe epilepsinë, biseduam me neurologen dr. Tatjana Çepreganova Çangovska në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.
5 këshilla për parandalimin e kancerit në zorrën e trashë për personat mbi moshën 50 vjeçare

Edhe pse kanceri i zorrës së trashë nuk konsiderohet një sëmundje e cvila gjendet tek të rinjtë, njëzet vitet e kaluara është rritur ndjeshëm numri i rasteve të regjistruara në nivel global të cilat i përkasin moshës 20 deri në 49 vjeçare. Mosha nuk është faktori kyç i shfaqjes së sëmundjeve malinje, prandaj ekspertët këshillojnë që të gjithë të tregohen të kujdesshëm me shëndetin e tyre dhe t’i përmbahen këshillës për ruajtjen e një mënyre të shëndetshme të jetesës.