Kolesteroli i lartë tek fëmijët

Gjithnjë dhe më shpesh, kolesteroli i lartë nuk është vetëm një problem tek të rriturit. Një gjendje e tillë alarmante është më e përhapur në SHBA pasi academia pediatrike amerikane apelon se është i nevojshëm  kryerja e testit të kolesterolit duke filluar tek fëmijët e moshës dy vjeçarë dhe në rastet më të vona deri tek fëmijët e moshës dhjetë vjeçare, të cilët bëjnë pjesë në grupin e rrezikut të lartë:

Shtatë çrregullime të trupit të shkaktuara nga stresi

Stresi është i përditshëm, diçka që nuk mund të shmanget nga stili i shpejtë dhe modern i të jetuarit.  Edhe pse shpesh dëgjojmë se stresi është negativ, në disa situatë të jetës mund të jetë i dobishëm, sepse paraqet një motivim për të përfunduar detyra të caktuara për një afat të caktuar. Stresi është i dëmshëm atëherë kur zgjat më tepër kohë dhe nuk mund ta kontrolloni.  Në shumë raste stresi nuk është shkak që të mund të shfaqet një gjendje e caktuar, por mund të jetë shkak për përkeqësimin e simptomave të saj.  Në vijim do të lexoni se cilat janë reaksionet të cilat mund ti shkaktojë organizmit.

Disa vese të këqija të cilat ju prishin gjumin

Gjumi ndikon pozitivisht mbi shëndetin për shkak të disa arsyeve, relakson trupin dhe çliron toksinat nga truri. Çdo organizëm, pavarësisht nga mosha, ka nevojë për shtatë deri në tetë orë optimale pushim.  Gjumi i shëndetshëm varet nga shumë faktorë – nga aktivitetet e përditshme, ngjarjet, ndjenjat dhe emocionet. Edhe pse me kalimin e viteve ndjeni se mund të funksiononi mirë edhe me më pak orë gjumë, gjithësesi, çrregullimi kronik i gjumit, mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e jetës.

Gjashtë shenja paralajmëruese për shëndetin vaskular

Nëse keni këmbë të ftohta dhe keni pësuar ndryshim të thonjve  dhe lëkurës së këmbëve, nëse keni dhimbje të pëllëmbës së këmbës gjatë ecjes, nëse çdo 50 metra duhet të ndaloni për të pushuar nga dhimbja, ose nëse keni ndryshime, shfaqje të pikave të zeza në këmbë , konsultohuni menjëherë me mjekun. Gjatë kryerjes së kontrollit do të vërehet nëse keni sëmundje të arterieve, dhe nëse keni, duhet të filloni me trajtimin, pasi çdo plagë, sado e vogël që të jetë e shkaktuar nga prerja e thonjve apo çdo shtrëngim i këmbës nga këpucët, mund të jetë një hyrje për infektimin e plagëve.

Nyjet e gjendrës tiroide

Nyjet tiroide mund të shfaqen në periudha të ndryshme të jetës, tek të dyja gjinitë dhe në çdo moshë, por tek rreth 50% e personave në moshën mbi 40 vjeçare, dhe shpesh nuk përbëjnë asnjë problem të rëndësishëm për shëndetin. Nuk duhet të krijoni menjëherë panik nëse doktori ju thotë se keni nyje në gjendrën tiroide. Shfaqja e kësaj gjendre tiroide është e zakonshme, dhe në raste të rralla mund të jetë kancerogjene.  Shumica e nyjeve në qafë nuk mund të ndjehen me anë të prekjes, por mund të zbulohen me anë të kontrollit me eko. Lexoni se coilat nyje të gjendrës tiroide kërkojnë vëmendje të veçantë, kontroll dhe trajtim  të mëtejshëm:

Me pranverën zgjohen edhe alergjitë

Me ardhjen e pranverës, mjekët përsëri alarmojnë për epideminë e gripit alergjik. Një pjesë e përbërë e kësaj epidemie alergjike është edhe riniti alergjik që është sëmundja alergjike më e shpeshtë në hundë. Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” na shpjegoi se çfarë është riniti alergjik dhe si të kurohet kjo sëmundje nga e cila vuajnë 25% e popullsisë në botë, përsa i përket adoleshentëve deri në 40% e popullsisë.

Nëntëdhjetë përqind e pacientëve me lupus janë gra.

Lupusi shfaqet atëherë kur sistemi imunitar nuk funksionon normalisht. Ky aktivitet jonormal i sistemit imunitar shkakton dëm të indeve. Nëse nuk diagnostikohet në kohë dhe nuk trajtohet në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë dëmtime të organeve.  Simptomat e kësaj sëmundje autoimune janë të ndryshme tek pacientët, nga simptoma të lehta me ndryshime të shpeshta në lëkurë deri tek ato në gjendje të rrezikshme të cilat ndikojnë në funksionin e zemrës, të veshkave apo të sistemit nervor. Nga viti 1970 numri i personave me lupus është trefishuar, dhe shkaqet janë ende të panjohura.

Korrigjimet estetike pas lindjes

Gjatë shtatzënisë,trupi i çdo gruaje ndryshon dhe është e nevojshme që të kalojnë të paktën nëntë muaj pas lindjes që trupi të normalizohet. Por nëse nuk mund të prisni apo nëse ky proces është shumë i ngadalshëm, mund të merrni vendim për  të kryer korrigjim estetik me anë të të cilit trupi do të kthehet në normalitet. Kirurgjia plastike është një opsion vetëm nëse shëndeti juaj i përgjithshëm është i mirë. Për korrigjimet estetike të cilat zakonisht kryhen pas lindjes, biseduam me Dr. Ilija Mostrov, specialist në kirurgjinë plastike në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Inflamcion i cipës së zorrës së trashë

Koliti ulcerativ është midis grupit të sëmundjeve inflamatore dhe traktit digjestiv. Koliti ulcerativ shfaqet vetëm në zorrën e trashë dhe në rektum dhe prek pjesën e brendshme të tij (mukozën) ku shfaqen ndryshime inflamatore të shoqëruara nga ulçëra (plagë të vogla apo të mëdha në mukozë). Ndryshe nga koliti ulçerativ, sëmundja Crohn mund të shfaqet në çdo pjesë të traktit digjestiv, por zakonisht shfaqet në zorrën e hollë dhe të trashë dhe prek shtresat e brendshme të murit të zorrës. Këto sëmundje inflamatore janë sëmundje me karakter kronik.

Ku fshihen bakteret dhe si ti shmangim ato?

Bakteret, viruset dhe llojet e tjera të mikroorganizmave gjende pothuajse kudo. Disa prej tyre shkaktojnë sëmundje, disa të tjerë janë mikroorganizma “të mira”. Cilat janë vendet në të cilat fshihen këto krijesa të vogla të cilat e sulmojnë trupin tuaj?