Rreziqet për shëndetin e gruas pas menopauzës

Menopauza është një periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual. Më parë kjo periudhë fillonte pas moshës 50 vjeçare të gruas, por sot, shumë gra të reja futen në këtë cikël. Menopauza është një proces i natyrshëm biologjik kur gruaja përfundon me pjellorinë (ovulacionin)por përsëri është e shëndetshme, vitale dhe seksualisht aktive.

Tashmë 6 vjet ne jemi duke bërë atë që bën bota perëndimore

Zemrat e qytetarëve në rajonin tonë, janë në të njejtën gjendje sikurse dhe pacientët e vendeve të tjera, në momentin kur ato paraqiten për t’u operuar. Por problemi nuk është tek zemra – problemi është tek njerëzit, sepse njerëzit në këtë rajon kanë një jetë më të shkurtër, madje deri në 10 vjet më pak! Ky problem është pak i komplikuar, nuk bëhet fjalë për gjenetikë – këtu ajri është shumë i ndotur, ndërsa mënyra e të ushqyerit nuk është aspak e shëndetshme, u shpreh Prof. Dr. Salis Taxher, kirurg kardiovaskular , i cili tashmë për 6 vjet me rradhë ka patur mundësinë për ti “dëgjuar” zemrat por edhe tek enët e gjakut të pacientëve duke kryer intervenime kardiologjike në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup.

Rikthimi i zërit pas kancerit të fytit

Ndërhyrja totale laringotome është ndërhyrja e cila kryhet për mënjanimin e kancerit të qafës me heqjen e plotë të laringut. Kjo ndërhyrje lë nëjë varg me pasoja tek pacienti. Pasoja më e rëndë e kësaj ndërhyrjeje është humbja e zërit përgjithmonë. Për fat të mirë në 10 vitet e fundit aplikohet metoda më moderne për rehabilitimin e zërit me vendosjen e protezës së zërit.

Neuroliza – për trajtimin e dhimbjeve tek sëmundjet malinje

Një nga simptomat më të zakonshme që kanë pacientët me sëmundje malinje të lokalizuar në abdomen eshtë dhimbja e vazhdueshme dhe e padurueshme në pjesën e sipërme të barkut dhe të shpinës. Dhimbja e cila nuk ndalon, është një problem serioz i cili dëmton dhe ndikon në cilësinë e jetës tek këta pacientë. Prof. Dr. Zoran Trajkovski , specialist në radiologji, shpjegon në lidhje me procedurën e nurolizës e cila përdoret për trajtimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje malinje.

Kontrollet e detyrueshme të cilat duhet ti kryej çdo grua

Mënyra moderne e të jetuarit të grave, bën që ato të jenë të suksesshme në punë, të jenë nëna të suksesshme, bashkëshorte të mira, dhe në jetën e tyre të përditshme i kanë të pashmangshme punët dhe dekorimin e shtëpisë. ‘Super gratë’ në ditët e sotme  japin maksimumin për kujdes dhe sukses ndaj familjes dhe pothuajse shumë pak i kushtojnë vëmendje dhe kohë vetes dhe shëndetit të tyre. Ndjejnë dhimbje koke, kanë probleme shëndetësore, por pavarësisht simptomave  përsëri nuk vendosin të kërkojnë ndihmën e mjekut. Doktorët në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ këshillojnë  për kryerjen e kontrolleve të detyrueshme për çdo grua, pasi vetëm kontrollet preventive mund t’jua shpëtojnë jetën.

Dhurimi i qelizave vezore

Gëzimi i një gruaje kur bëhet nënë është i papërshkueshëm, në momentin kur mban në duar fëmijën e saj, ajo mbushet me forcë për të kapërcyer çdo pengesë. Në disa raste, nuk është e mjaftueshme vetëm dëshira dhe këmbëngulja. Për fat të keq, disa gra nuk arrijnë të kenë fëmijë në rrugë natyrale. Por me risitë të cilat janë aktuale në teknologjitë riprodhuese të asistuara, ekziston mundësia për të arritur shtatzëninë me vezë të dhuruara.  Aneta Anevska Mitrevska, embriologe në ‘Acibadem Sistina’ shpjegon më shumë për procedurën e re e cila zbatohet në qendrën e riprodhimit të asistuar.

Zemra juaj në 3D

Pas elektrokardiogramit (EKG) ekokardiografia ose ekoja  e zemrës, zakonisht është shqyrtimi joinvaziv i zemrës. Dr. Bushljetiq, kardiolog intervent në Acibadem Sistina, shpjegon se kontrolli kardiologjik nuk është i plotë nëse nuk kryhet eko e zemrës.  Ky kontroll shërben për të matur madhësinë e të gjitha pjesëve të zemrës “fuqinë e pompës” së zemrës si dhe ndërtimin dhe funksionimin e valvulave. Këto parametra lejojnë zbulimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, monitorimin e sëmundjes dhe efektet e trajtimit.

Si ti lehtësoni simptomat e migrenës

Migrena është një nga llojet më të zakonshme të dhimbjes së kokës, dallohet përsa i përket pulsimit intenziv të kokës i cili zakonisht është më i fortë në njërën anë të kokës. Dhimbja është aq e fortë saqë mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme të cilat zgjasin më tepër 3-4 orë ose për disa ditë nëse nuk trajtohet.  Studimet tregojnë se çdo ditë rritet numri i personave që vuajnë nga dhimbja e kokës për shkak të migrenës, mund të themi se mbi 20% e njerëzve përballen me këtë problem.  Dhimbjet migrenoze të kokës janë shumë më të shpeshta tek gratë, ndërsa tek meshkujt dominon një lloj tjetër, dhimbje koke vaskulare e njohur si dhimbje koke ‘klaster’ e cila ka simptoma të ngjashme me migrenën.

Mbroni veten dhe familjen tuaj nga helmimi me salmonella

Mënyra se si përgatitni ushqimin, kontakti me kafshët I cili mund të jetë burim kryesor i salmonelës dhe të ushqyerit me ushqim  me origjinë dyshuese, mund të jetë një nga arsyet kryesore për helmimin me salmonela.

Salmonela është një bakterie e cila sulmon sistemin e zorrëve dhe shkakton helmim nga ushqimi. Simptomat mund të jenë të lehta, porn ë disa raste helmimi është aq I rrezikshëm saqë mund të kërcënojë edhe jetën.

Lexoni këshillat tona se si duhet të mbroheni ju dhe familja juaj nga helmimi me këtë bakterie të rrezikshme.

Merrni frymë nëpërmjet hundës, maskat e gojës nuk janë praktike

Dr. Jovkovski nga “Acibadem Sistina” këshillon mbi ndotjen

Gjëja më e mirë është që të merrni frymë nëpërmjet hundës, sepse membrana e mukozës së hundës ka shumë të cilat i ruajnë grimcat më të mëdha, lagështinë e mukozës i ngjat dhe i ruan. Maskat të cilat janë shumë të njohura kohët e fundit të cilat janë tepër të disponueshme, nuk janë praktike pasi nuk ofrojnë asnjë mbrojtje. Poret e tyre janë shumë më të gjëra dhe shumë më të depërtueshme, prandaj mos u mbështetni në to, këshilloi Dr. Oliver Jovkovski nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” për portalin “Telegraf mk”.