Dobitë e aromaterapisë

Aromaterapia është një metodë e trajtimit e cila aplikohet për ruajtjen e shëndetit , për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me anë të lëvizjeve të buta gjatë masazhit me vajra esencaial. Vajrat esencialë janë komponime biologjikisht aktive të cilat avullojnë shumë lehtë, dhe arrihen me distilim të barërave dhe bimëve me ndihmë të avullit.
Si ti kalojnë më lehtë fëmijët në shkollë simptomat e alergjisë?

Alergjitë janë gjithnjë dhe më tepër të pranishme tek fëmijët, ndërkohë që prindërit, gjithmonë mundohen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Duke i njohur simptomat e alergjisë dhe gjërat të cilat e shkaktojnë atë, ju tashmë e dini se si duhet të veproni kur janë në shtëpi apo në shëtitje. Por si ta ndihmoni fëmijën tuaj ndërkohë që është në shkollë?
Disa këshilla se si ti kapërceni sulmet e panikut

Karakteristika bazë e të ashtuquajturës çrregullim i panikut, është ankthi i fortë i përsëritur i cili shndërrohet në panik, pa patur një arsye reale të dukshme. Gjendje të tilla mund të shfaqen tek kushdo dhe në çdo kohë. Megjithatë, tek personat të cilët vuajnë nga ky çrregullim mund të gjejmë shumë ngjashmëri në aspektin e tipareve të tyre të personalitetit.
Çfarë simptomash jep kanceri gjinekologjik

Kanceret gjinekologjike sipas numrit të pacientëve të regjistruar janë ndër kanceret më të shpeshta të cilat shfaqen tek gratë, menjëherë pas kancerit në mushkëri, kancerit të gjirit dhe atij të zorrës së trashë. Ekzistojnë katër lloje kryesore të kancerit gjinekologjik: kanceri endometrial, kanceri i vezoreve, kanceri i qafës së mitrës dhe vulvës.
Studimet tregojnë – Dashuria ndodh në mendje dhe jo në zemër

Egjiptianët e lashtë besonin se zemra është një burim i shpirtit, emocioneve dhe personalitetit. Aristoteli bëri propagandë se zemra është një burim i inteligjencës, lëvizjes dhe ndjesisë. Gjatë gjithë historisë, por edhe në ditët e sotme zemra është sinonimi i parë kur përmendet dashuria. Por studime të shumta tregojnë se dashuria është një emocion i ndërlikuar që është shkaktuar nga 12 pjesë të veçanta të trurit.
Përcaktimi i vlerës së pH në vaginë

Matja e vlerës së pH në vaginë gjatë periudhës së shtatzënisë është një nga rekomandimet aktuale të Shoqatës Botërore të Mjekësisë Perinatale për parandalimin e prematuritetit. Ky skreening është futur në më shumë se njëzet vende dhe konsiderohet si një shenjë e vetme për procesin diagnostikues për zbulimin e hershëm të prekursorëve, kundrejtë zbulimit të infeksionit ekzistues. Monitorimi i rregullt mundëson në mënyrë të ndjeshme reduktimin e prematuritetit.
Shqetësimet në pjesën e gjoksit nuk duhen injoruar kur ato bëhen më të fuqishme gjatë sforcimeve
Dr. Oliver Bushljetiq pas të dhënave të mara nga fondi se 13. 000 persona sulmohen nga infarkti.
Çdo shqetësim në gjoks është një alarm i cili tregon se duhet të kryeni kontroll. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për shtrëngim në gjoks, peshë, djegie, presion, mungesë të ajrit, dhimbje kalsike të gjoksit, djegie e cila përhapet drejt qafës dhe në pjesën e poshtme të nofullës, apo shqetësime të cilat përhapen në pjesën e brendshme të dorës së majtë, shqetësime në gjoks dhe në pjesën e stomakut , këto janë simptoma të cilat mund të kenë lidhje me sëmundjen e zemrës, këshillon Dr. Oliver Bushljetiq – kardiolog në “Acibadem Sistina”.
Dr. Deva Petrova për luftën me kancerin në departamentin për onkologji dhe radioterapi në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Na motivon buzëqeshja e pacientëve
Ju lutem prisni edhe pak, dua ta shikoj edhe një herë babain tuaj para se të largohet, – i’u me një buzëqeshje të ngrohtë Dr. Deva Petrova, Shefe e Onkologjisë dhe Radioterapisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” familjes së pacientit që sapo kishte mbaruar me kimioterapinë.
Ajo është imazhi i parë që na përshëndeti në departamentin e ri të kimioterapisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ku përveç bluzave të bardha të doktorëve dhe personelit mjekësor , nuk do ta kuptoni se ndodheni në spital.
Dhomat për kimioterapi janë të ndritshme dhe të mobiluara në mënyrë moderne dhe në to mund të akomodohet pacienti sëbashku me një shoqërues.
Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të humbasë peshën e tepërt?

Jemi dëshmitarë se gjithnjë dhe më shpesh shikojmë fëmijë me rritje të peshës trupore, ndërkohë që arsyeja kryesore për këtë është mungesa e ushtrimeve dhe të ushqyerit në mënyrë jo të rregullt. Në lidhje me këtë situatë, prindërit janë ata të cilët duhet të jenë përgjegjës dhe shembull për fëmijët e tyre dhe duhet ti inkurajojnë që të bëjnë një jetë të shëndetshme. Shëndoshja tek fëmijët nuk është vetëm problem estetik. Hulumtimet kanë treguar se fëmijët me peshë trupore të rritur, kur të rriten do të jenë më pak të sigurt dhe të papjekur emocionalisht dhe me vetëbesim të ulët. Përveç kësaj, shëndoshja rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve mes të cilave edhe sulmin në zemër dhe sëmundjet në gjak.
Kur duhet të bëni filmim të dhëmbëve

Një numër i madh i sëmundjeve të dhëmbëve dhe indeve përreth, nuk mund të zbulohen nëse nuk bëjmë radografi të dhëmbëve. Gjithçka që nuk mund të shihet me anë të këntrollit të thjeshtë stomatologjik, mund të shihet pikërisht me anë të kësaj procedure, duke filluar nga gjendja e dhëmbëve, rrënjët, vendosja e nofullës deri në përbërjen e përgjithshme të eshtrave të fytyrës. Ky mjet i rëndësishëm diagnostikues, ndihmon për përcaktimin e pranisë dhe përcaktimin e sëmundjeve parodentale (mishrat), karies, absceset dhe shumë shfaqje të tjera jonormale siç është cisti, tumoret si dhe për të treguar vendndodhjen e saktë të dhëmbëve të dëmtuar si dhe dhëmbëve të cilët nuk janë të zhvilluar plotësisht.