Çanta të mos jetë më shumë se dy të tretat e shpinës

Para nisjes për në shkollë prindërit ballafaqohen me dilemën se çfarë çante duhet të ketë fëmija i tyre, sa të peshojë që mos ta shtrembëroje boshtin. Dr. Anica Haxhi-Petrusheva Jankijeviq, specialiste e mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit thotë se çanta e shkollës nuk duhet të jetë shumë e madhe, gjegjësisht të mos përfshije më shumës e dy të tretat e shpinës. Ajo sqaron se rripat duhet të jenë të gjera, që të sigurohet shpërndarje e barabartë e peshës në të dy supet.
7 pyetje dhe përgjigje në lidhje me rezonancën magnetike

Aparati i rezonacës magnetike është një nga teknologjitë më të avancuara dhe një nga arritjet më të fundit në mjekësi, e cila e lehtëson diagnostikimin e një numri të madh të ndryshimeve në sisteme dhe organe. Për pyetjet më të shpeshta në lidhje me rezonancën magnetike, përgjigje morëm nga Dr. Senço Netkov, radiolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Fëmijët mund të dehidratohen shumë lehtë në plazh
Edhe pse janë të rrethuar nga uji, fëmijët shumë lehtë mund të dehidratohen ndërkohë që luajnë në plazh. Nëse i lini që të kujdesen për veten e tyre, ata mund ta kalojnë gjithë ditën duke luajtur në rërë apo pranë pishinës. Lexoni në vijim disa këshilla se si ta parandaloni humbjen e lëngjeve gjatë periudhës së pushimeve verore.
Shkaqet më të zakonshme të lodhjes kronike

Mungesa e gjumit nuk është arsyeja e vetme që njerëzit të ndihen të lodhur dhe të rraskapitur. Ja disa veprime të këqija të përditshme të cilat j’ua marrin energjinë.
Simptomat e kancerit të gjirit

Është e nevojshme një kohë e gjatë që një qelizë e gjirit të bëhet kancerogjene dhe të formojë tumor, prandaj kërkohet ekspert për ta zbuluar këtë gjë gjatë kontrollit apo shqyrtimit radiologjik. Në përgjithësi, me anë të vetëkontrollit gratë mund të vërejnë në gjirin e tyre e ndonjë kokrre e cila mund të arrijë deri në 1 cm. Sot shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri i gjirit e kanë zbuluar atë me anë të kësaj metode. Kokrrat kancerogjene në përgjithësi janë të forta, kanë formë të çrregullt, të cilat nuk mund të vendosen në indin e gjirit. Nëse kanceri përhapet edhe në organe të tjera (metastaza), këto rezultate nuk janë rezultatet e para të kancerit të gjirit. zonat në të cilat përhapet më shpesh kanceri i gjirit janë pelvisi, shtylla kurrizore, mushkëritë dhe mëlçia.
Lëkura e shëndetshme kundër nxirjes nga rrezet e diellit

Kanceri i lëkurës është lloji më i zakonshëm i kancerit. Këto lloje të kancerit shfaqen në pjesën sipërfaqësore të lëkurës, dhe mund të shërohen lehtësisht në rast se zbulohen në kohë. Lloji më i rëndë i kancerit të lëkurës është quajtur melanoma malinje, e cila zakonisht përhapet. Rrezet ultraviolet (rrezatimi UV) apo ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit, është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri. Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.
Me një veprim do të arrini në flokë të bollshëm

Metoda revolucionare FUE është një standard i artë në mbarë botën përsa i përket zgjidhjes së problemit me humbjen e flokëve. Kjo ndërhyrje e cila shërben për trajtimin e përhershëm të flokëve, për herë të parë në vend është kryer në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Për gjithçka në lidhje me metodën FUE, përgjigje morëm nga Dr. Andrej Petrov, në departamentin e dermatologjisë.
Gurët në traktin urinar

Shfaqja e gurëve në traktin urinar është sëmundja e tretë më e shpeshtë e traktit urinar, pas infeksioneve urinare dhe sëmundjes së prostatës. Zakonisht shfaqet tek meshkujt ndërmjet moshës 40-46 vjeçare. Ato janë një nga shkaqet e shfaqjes së dhimbjes në veshka e cila konsiderohet si një nga dhimbjet më të forta (colic). Madje edhe zhvendosja e lehtë e gurëve në veshka mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme të cilat shpesh mund të krahasohen me dhimbjet e gruas gjatë lindjes. Shumë studime klinike kanë treguar se personat të cilët janë të rrezikuar nga shfaqja e gurëve në traktin urinar, janë personat me mbipeshë trupore dhe personat të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm ujë apo lëngje.
Aritmia ndikon në dobësimin e zemrës
Fibrilacioni arterial është aritmia më e shpeshtë e zemrës. Kjo lloj aritmie është karakteristike tek popullata e moshuar, por shfaqet edhe tek të rinjtë edhe pse nuk kanë apo nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje kardiake. Sipas Dr. Ivan Trajkov, kardiolog elektrofiziolog, manifestohet me takikardi, si pasojë e rrahjeve të parregullta të zemrës, dhe karakterizohet me një puls të shpejtë dhe të parregullt të zemrës.
Aftat në mukozën e gojës

Aftat janë plagë të cilat shfaqen në mukozën e gojës, kanë ngjyrë të bardhë ose të verdhë dhe janë të rrethuara nga një zonë e kuqe e ndritshme. Zakonisht janë të dhimbshme, zhduken vetë, dhe nuk janë ngjitëse. Shkaku i shfaqjes së tyre është i panjohur, megjithatë, disa nga arsyet e shfaqjes së tyre mund të jenë: