5 metoda të cilat e rikthejnë shpresën për të pasur fëmijë

Falë riprodhimit të asistuar, deri më sot kanë lindur rreth 3.5 milionë fëmijë. Duke filluar nga viti 1978 kur është bërë fekondimi i parë in vitro, dhe ka lindur Louise Brown, deri më tani, përparimi i këtyre teknikave është mjaft i dukshëm. Riprodhimi i asistuar është përcaktuar si “bashkim i qelizës vezore dhe spermatozoidit e cila ka një transferim cilësor të embrionit më të mirë në mitrën e gruas”. Përzgjedhja e embrionit dhe transferimit të tij në mitrër, është një procedurë e cila kërkon punë ekipore nga një ekip i mirë. Dr. Sllobodan Llazarevski, shef i departamentit të riprodhimit të asistuar në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon në vijim 5 metoda dhe faktorë të cilët rrisin mundësitë e in vitros së suksesshme.

Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova – zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme nuk do të thotë ushqim i duhur

Me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, në departamentin e dietologjisë dhe nutricionizmit në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, biseduam për ushqimin e duhur, për parimet e të ushqyerit , për dietoterapinë dhe për shumë aspekte të tjera të rëndësishme, të cilat i studion dietologjia. Sot, njeriu modern, ka mundësi të përzgjedhë ushqimin që dëshiron të konsumojë. Për  vendimin e tij, ndikojnë  një numër i madh qëndrimesh relevante nga nutricionistë dhe mjekë si dhe eksperienca të personave të cilët për arsye  të ndryshme kanë pranuar një nga këto mënyra të të ushqyerit, dhe me anë të popullarizimit të këtyre ushqimeve, ndikojnë edhe tek personat e tjerë. Për shumë keqkuptime  dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me ushqimin e duhur, biseduam me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova,  pjesë e ekipit profesional të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Insolacioni dhe goditja e nxehtë

Nxehtësia e verës dhe temperaturat tropikale mund të shkaktojnë simptoma të rënda tek personat krejtësisht të shëndetshëm. Insolacioni dhe goditja e nxehtë janë armiqtë kryesorë të stinës së verës. Gjatë pushimeve 10-15 ditore , ndërkohë që mundohemi të shijojmë sa më tepër nga mrekullia e detit, liqenit apo lumit, ne nuk e dimë se sa është në gjendje trupi ynë ta pranojë të gjithë këtë dhe çfarë duhet të bëjmë nëse e teprojmë me ekspozimin e tepërt në diell? – përgjigje për këtë morëm nga Dr. Tatjana Çepreganova – Çangovska, specialiste në neurologji në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Pesë arsye përse duhet të pini vitaminë C

Duhanpirësit duhet të pijnë doza më të mëdha të vitaminës C në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë duhan.  Cilat janë benefitet e pirjes së vitaminës C dhe si ndokon ajo në shëndetin tuaj, këtë do ta kuptoni pasi ti keni lexuar 5 rolet e rëndësishme të vitaminës C.

Thyerja e pelvisit

Pelvisi është unaza e strukturës kockore, e përbërë nga dy anë. Roli bazë i tij është që ti mbrojë organet që janë të vendosura në të. Këtu përfshihen organet skajore të traktit digjestiv dhe gjenitourinar, si dhe enët e gjakut dhe pjesët nervore të cilat ndodhen në të. Prof. Dr. Jordan Saveski, traumatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se përveç rolit mbrojtës, pelvisi luan edhe një rol tjetër të rëndësishëm në transmetimin e forcës ndaj lëvizjeve dhe ngarkesave në shtyllën kurrizore, në pozicion të ulur apo gjatë qëndrimit në këmbë.

Bëni kontrolle parandaluese

Një numër i madh sëmundjesh malinje, nuk shfaqin simptoma gjatë fazës së tyre fillestare. Zakonisht, kur sëmundja të ketë shfaqur simptoma, kjo do të thotë se ka arritur në fazë të avancuar. Pikërisht për këtë arsye, është shumë e rëndësishme kryerja e ekzaminimeve të rregullta parandaluese, të cilat ndihmojnë në detektimin e ndryshimeve të caktuara në fazë të hershme të sëmundjes. Zbulimi i hershëm i sëmundjes, do të thotë një mundësi e madhe për tu trajtuar dhe për të pasur një jetë më cilësore. Në vijim do të gjeni një gamë testesh jo-invazive të cilat mund të japin një diagnozë të qartë.

Neuralgjia – dhimbje e shkaktuar nga dëmtimi i nervave

Neuralgjia është një dhimbje shumë e fortë dhe e padurueshme, e cila ndonjëherë është e shoqëruar me mpirje të fytyrës apo trupit. Kjo lloj dhimbje shfaqet si pasojë e dëmtimit të drejtpërdrejtë të nervit.  Në varësi të nervit të prekur  varet edhe vendi i shfaqjes së dhimbjes.

Fshini rrudhat nga fytyra juaj

Rrudhat në lëkurë shpesh janë shenjë e plakjes, apo  shenjë treguese që lëkura juaj reagon ndaj faktorëve të jashtëm. Shfaqja e tyre nuk mund të parandalohet, por me anë të ushqimit të duhur dha kujdesit ndaj lëkurës, shfaqja e tyre mund të shtyhet në mënyrë ndjeshmje. Muskujt e fytyrës mundësojnë pantomimat (mimikat), por me kalimin e kohës këto kontraktime dobësohen dhe  fillon krijimi i rrudhave në fytyrë.

Kujdesi intenziv – një shans për jetën për pacientët në gjendje kritike

Departamenti i kujdesit intenziv është një nga segmentet më të rëndësishme të për një siptal të madh dhe bashkëkohorë siç është spitali klinik “Acibadem Sistina”.  Në departamentin e kujdesit intenziv trajtohen pacientë të cilët janë të sëmurë, të lënduar apo kanë komplikime të cilat mund ta vënë në rrezik jetën e pacientit.  Kjo njësi e veçantë përbëhet nga një staf I veçantë profesionistësh të trajnuar të cilët janë në dispozicion të pacientit 24/7, e ndjekin atë dhe në çdo moment janë të përgatitur për ta shpëtuar jetën e pacientit t sëmurë në gjendje kritike.

Dr. Zllatko Pallçevski – Shtatzënia në verë

Temperaturat e larta mund të jenë të vështira dhe stresuese për gratë shtatzëna, prandaj ato duhet patjetër ti ndjekin këshillat e mjekëve të tyre gjinekologë, në mënyrë që të përballen sa më lehtë me temperaturat e larta të stinës së verës. Duhet të shmangin të gjitha aktivitetet të cilat mund të jenë të dëmshme për vetë gratë shtatzëna dhe bebet e tyre.  Është shumë i rëndësishëm kontrolli i këtyre aktiviteteve, duke nisur nga marja e rrezeve të diellit (ekspozimindaj diellit), noti dhe ushtrime të tjera fizike. Nëse shtatzënia ka një rrjedhë të rregullt, aktivitetet verore nuk do të mund ta dëmtojnë  periudhën më të bukur të jetës së gruas shtatzënë, pritjen e ardhjes në jetë të foshnjës së tyre – këshillon Dr. Zllatko Pallçevski.